LIVE UPDATES
Politike

FAKTET/ 4 emrat që u “fshinë” nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, denoncimi i punonjësit të MSH zbulon ato që qeveria nu

14 Maj 2020, 12:29 Nga DOSJA
FAKTET/ 4 emrat që u “fshinë” nga Komiteti Teknik i

TIRANE– Një email i ardhur në Dosja.al nga një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë që ka frikë të identifikohet, tregon disa nga prapaskenat e menaxhimit të epidemisë në vend.  Një nga faktet që nënvizon autori është se edhe ditën e prezantimit të Komitetit teknik, 1 javë më parë, Kryeministri harroi 4 prej anëtarëve të emëruar me urdhërin e 31 janarit 2020 nga Ministrja e Shëndetësisë.  Në këtë urdhër, që po e publikojmë, janë të gjithë anëtarët e Komitetit, ndërsa në prezantimin e Kryeministrit mungonin:

1. Vjollca Braho k/inpektor ISHSH,

2. Mirela Cami drejtor OSHKSH,

3. Gjeorgjina Lito pediatër infeksionist QSUT,

4. Narvina Sinani drejtor AKBPM.

Lexo këtu: Urdher-53-Ngritje-Komiteti-..Koronavirus-2 (1)

Përvec faktit që shumica e anëtarëve nuk kanë lidhje as me profilin e epidemisë, pra nuk janë mjekë infeksionistë, në Komitet nuk ka asnjë epidemiolog. Janë pikërisht epidemiologët që duhet të marrin vendimet për masat që qeveria ka marrë dhe vazhdon të marrë, por asnjë prej tyre nuk ka të drejtën as të propozojë, jo më të votojë. Për më shumë lexoni çfarë shkruan specialisti:

Dështimi i plotë i Komitetit Politik

Vendimet politike të marra në emër të ekspertëve cuan në dështimin total të funksionimit të gjithë sistemit shëndetësor në të gjitha hallkat e tij. Pseudoekspertët, në zbatim të vendimeve të Kryeepidemiologut kanë sjellë pasoja në funksionimin e sistemit parësor, ku prej 2 muajsh ka pasur mungesë totale të shërbimit ndaj qytetarëve. Shërbimi online që ofrohet me vendim të ekspertëve nuk mund të jetë kurrsesi një shërbim shëndetesor që meritojnë qytetarët. Pasojat e këtyre vendimeve të papërgjegjshme ekspertesh i kanë vuajtur qytetarët, të cilët nuk kanë mundur të aksesojnë asnjë shërbim shëndetësor në spitale përvec se kur jeta e tyre rrezikohej seriozisht dhe ky rrezik përcaktohej nga punonjësit e call center pranë Urgjencës Kombëtare.

Vendimi i këtij Komiteti për mbulimin e gjithë shërbimit shëndetësor nga Urgjenca Kombëtare coi në kolapsin e plotë edhe të këtij sherbimi, te cilit Komiteti i la detyrë të mbulonte terrenin, ndërkohë që shifrat zyrtare te raportimit i kalonte nga duart e veta. Një urgjencë që në kapacitet të plotë realizon 7000 vizita në të gjithë vitin, referon se ka kryer 600 vizita brenda një dite para Kryeepidemiologut.

Orientimi politik i këtij Komiteti shkon deri në Institucionin përgjegjës për situatën e sëmundshmerise infektive në vendin tonë, e cila përsëri prek direkt shëndetin e qytetarëve nëpërmjet zbatimit të paligjshmërise së vendimeve të Kryeepidemiologut. Kaq i madh ishte ndikimi, sa specialistët e këtij Institucioni nuk arrijnë të përgjigjen për ekzistencën e dy kurbave vetëm në muajin shkurt, që profesionalisht ka ndodhur vetëm në epideminë që udhëhiqet nga Kryeepidemiologu Rama.

Kaq i paorganizuar dhe i corientuar është ky Komitet, sa anëtarët e tij, të tjera shifra raportojnë për Kryeepidemiologun dhe të tjera për gazetarët. Vet ata nuk arrijnë as të kalkulojne shifrat midis Institucioneve që përfaqësojnë.

Askush nuk arrin të kuptojë nëse qytetarëve ju ka shërbyer UKM, ku nga triazhimi i bërë prej tyre, për thirrjet Covid, rezulton se vetëm 1% kane dalë pozitivë. Qytetarëve iu kanë shërbyer 3 spitalet Covid,që mbetën bosh sepse 85 % e të sëmurëve nuk janë lejuar të paraqiten dhe janë kuruar dhe shëruar me metodat e tyre në banesa. A iu ka shërbyer Instituti i Shëndetit Publik, ku për arsye të numrit të ulët të testimeve dhe gjurmimit jokorrekt, pozitiviteti ka qene vetem 8 %?

Ky është rezultati i shifrave të raportuara nga vetë anëtarët e Komitetit, të cilët kanë pranuar nëpërmjet këtyre shifrave, dështimin e gjithë strategjisë së ndertuar, strategji e cila vazhdon me vendimarrje të gabuara edhe sot. Nxitimi i madh për prezantimin e Komitetit, e ka bërë Kryepidemiologun të harrojë të thërrasë 4 anëtarë të tjerë, që, si shumica e anëtarëve, nuk kanë asnjë lidhje me epidemiologjinë. Megjithëse Kryeministri as nuk e di që janë anëtarë të Komitetit dhe i ka injoruar njësoj si anëtarët e tjerë, ata duhet të marrin përgjegjësinë e situatës së shkaktuar nga vendimmarrja e tyre.

Ky Komitet nuk ka harruar t’i zbatojë dhe t’i përsërisë dy vendimet kryesore të marra prej tij:

1. Të fshehin të vërtetën.

2. Të falenderojnë Kryepidemiologun që na lë të marrim frymë.

Mungesa totale e transparencës dhe fshehja e së vërtetës për situatën e epidemisë, është përgjegjësia totale e këtij Komiteti. Marrja e vendimeve me orientim politik dhe me pasoja për qytetarët e këtij vendi, është përsëri përgjegjësi e këtij Komiteti.

(e.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi ne dosja.al komiteti teknik i eksperteve denoncimi ne dosja.al komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë