LIVE UPDATES
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria pati numrin më të lartë të vdekjeve në Europë, 41% humbje jete më shumë, në 54 javë pandemi

23 Qershor 2021, 05:18 Nga DOSJA

TIRANË– Pandemia është lehtësuar tashmë dhe pothuajse e gjithë Europa po merr frymë lirisht pas 14-15 muajsh shumë të vështirë. Vendet po rihapen gradualisht dhe lëvizjet kanë rifilluar me kujdes, duke u kërkuar udhëtarëve dokument PCR negativ, dëshmi që e kanë kaluar Covid-19, ose janë vaksinuar. Nëse do të ketë një valë tjetër nga shtatori, kjo është e vështirë të thuhet, por gjithsesi imunizimi natyror dhe vaksinimi do të ndikojnë pozitivisht që situata të jetë më e lehtë.

Pandemia nuk kaloi pa kosto. Rritja e vdekshmërisë shtesë ishte e lartë, duke ndryshuar sipas shteteve, në varësi se cili e priti valën e parë, apo se si reaguan shtetet me shërbimin mjekësor dhe rreptësinë e karantinës. Që me fillimin e pandemisë, Eurostat nisi publikimin e vdekjeve javore dhe vdekjeve shtesë. Tek këto të fundit përfshihet dhe Shqipëria.

LINK I VDEKJEVE JAVORE: https://ec.europa.eu/eurostat/databroëser/vieë/demo_r_mëk_ts/default/table?lang=en

Të dhënat e Eurostat, që janë të disponueshme deri në javën e dytë të marsit 2021 tregojnë se për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021, pra për 54 javë radhazi, Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të vdekjeve shtesë në raport me mesataren e të njëjtës periudhë 2018-2019. Për këtë periudhë, fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

Nga shtetet e rajonit, sipas Eurostat, Mali i Zi kishte rritje të vdekjeve shtesë me 21.5% në 54 javë pandemi, ndërsa shteti që e ka kaluar më lehtë është Serbia, me +9.3%. Të dhënat e Maqedonisë së Veriut mungojnë, por shifrat kombëtare, të publikuara nga Instituti Statistikor i Maqedonisë së veriut tregojnë se nga marsi 2020 deri në fund të marsit 2021, vdekjet u rritën me 24%. (pas një zgjerimi vjetor prej 31%, për shkak të një tremujori të katërt shumë vdekjeprurës, në tremujorin e parë 2021, pandemia ishte më e kontrolluar në shtetin fqinjë).

Si e vunë nën kontroll pandeminë Italia e Spanja dhe si u rrit vala në Shqipëri në dimër

Grafiku i mëposhtëm tregon rritjen progresive të vdekjeje javë pas jave për shtetet e Europës (nuk janë përfshirë të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar që nuk raporton më që nga janari). Italia ishte e para që u përball me pandeminë, me një rritje të vdekjeve progresive prej 53% deri në 6 prill. Më pas, vala ishte më vdekjeprurëse në Spanjë, që kulmoi me rritje të vdekjeve progresive deri në 75% në javën e parë të prillit dhe në Belgjikë (38% deri në 20 prill). Pas goditjes së parë, këto shtete morën masa të rrepta dhe vera pa në rritje më të ngadaltë të vdekjeve shtesë. Në 54 javë pandemi, Spanja shënoi një rritje të fataliteteve me 19.5% dhe Italia me 17.5%, në raport me mesataren e të njëjtës periudhë 2018-2019.

Suedia, e cila sfidoi botën me modelin liberal që e përballoi pandeminë në muajt e parë, shënoi një rritje progresive të vdekjeve që kulmoi në +23% deri në 18 maj, më pas situata u lehtësua dhe në 54 avë pandemi, rritja e fataliteteve ishte 9.4%. Por, shtete të tjera të Europës Veriore, që u treguan më konservative panë një rritje shumë më të ulët të vdekshmërisë shtesë në këto 54 javë, si Norvegjia që e kishte shtesën negative (-2.45%), apo Danimarka me +0.26%.

Vala e dytë e pandemisë, që nisi pas verës u zhvendos në shtetet e tjera, ku më të goditurat ishin Çekia, Sllovakia, Polonia, Sllovenia. Në muajt e parë të vitit 2021, pandemia u vu nën kontroll në pjesën më të madhe të Europës për shkak të rikthimit të karantinave të ashpra. Shqipëria filloi të ndjejë pandeminë që nga korriku, duke shënuar rritje të vazhdueshme të vdekjeve progresive, pasi vendi filloi të lironte masat shtrënguese që nga fundi i majit. Vala e vërtetë nisi në nëntor, kur vendi zgjodhi të kalojë pandeminë pa kufizime të tjera të rrepta (mbyllja e mars-majit ishte fatale për ekonominë vendase, që ra me 10.5% në tremujorin e dytë 2020, me bazë vjetore, sipas INSTAT).

Nga fillimi i nëntorit rritja e vdekjeve progresive i kaloi 25%, dhe dhjetori u mbyll me +35%, duke kaluar e para në Europë (për Maqedoninë e Veriut, ky tregues ishte +31%). Në muajt e parë të 2021-it, shifrat e INSTAT tregojnë se vdekjet shtesë ishin minimale në pjesën më të madhe të Europës, me përjashtim të Shqipërisë, që thelloi diferencën me shtetet e tjera, duke kulmuar me një shtim të fataliteteve në 54 javë pandemi, prej 41%, gati dy herë më e lartë se shteti që vjen pas nesh i dyti në renditje.

Shifrat e INSTAT konfirmojnë tendencën

Të dhënat e publikuara nga INSTAT më herët bënë të ditur se nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm. (për të njëjtën periudhë, zyrtarisht janë 2423 vdekje Covid). Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje, me një rritje prej 55.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe me 52% në raport me mesataren 2016-2019. Ndërkohë, Eurostat raportoi se në dy muajt e parë të 2021, vdekshmëria e tepërt në BE filloi të binte: + 17% në janar dhe + 5% në shkurt pas më shumë + 40% në nëntor 2020 (krahasuar me mesataret e të njëjtave muaj në 2016 – 2019). Sidoqoftë, ajo u rrit përsëri në Mars (+ 10%) dhe Prill 2021 (+ 21%).

https://ec.europa.eu/eurostat/web/products-eurostat-news/-/ddn-20210512-2

Rritja e fataliteteve në vend nisi që në tremujorin e dytë 2020 (+4.6%), pasi vendi filloi të dilte gradualisht nga karantina, u përshpejtua në tremujorin e tretë (+32.3%) dhe kulmoi në tremujorin e katërt, me një rritje prej 73% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasi qeveria nuk zgjodhi të ndërmarrë masa të ashpra karantine, vdekshmëria e lartë shtesë vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti (+56%), ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, që arriti të frenonte virusin përmes izolimeve më të rrepta./ O.Liperi

(Kliko mbi foto për ta parë më qartë)

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Qershor 2021, 14:28

TIRANË– Nikolin Gjergji, efektivi 53-vjeçar që u arrestua për dhunë në familje në Kurbin rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në v...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime