LIVE UPDATES
Bota

“Është tradhëti”/Lëvizja Vetëvendosje analizon pikat e nënshkrimi të marrëveshjes në SHBA: Po riktheni Serbinë në

4 Shtator 2020, 20:40 Nga DOSJA
“Është tradhëti”/Lëvizja Vetëvendosje

KOSOVË– Partia Lëvizja Vetëvendosje, me kryetar Abin Kurtin, ka kritikuar ashpër marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë. Në një njofim që ka bërë në faqen zyrtare Vetëvendosja ka sqaruar pikat që ishin në marrëveshje duke thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm i sollën Kosovës dëmet e radhës.

VV ndër të tjera ka thënë se  thotë se marrëveshja është dështim dhe përfaqësim i padenjë përballë Serbisë, pasi përpara se liderët të futeshin në takim nuk kishin bërë asnjë plan dhe asnjë strategji. Po ashtu VV ka vënë theksin tek pika 7 e marrëveshjes ku thuhet se Kosova dhe Serbia të punojnë me SHBA-në për studim fizibiliteti për ndarjen e liqenit të Ujmanit. Sipas VV kjo është një tradhti, pasi kjo pikë konsiston në rikthimin e Serbisë në Kosovë.

VV thotë se kjo marrëveshje duhet të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës, përndryshe do të çojë drejt lëshimeve të tjera, edhe më të rrezikshme.

Reagimi i plotë i Vetëvendosjes

Dy marrëveshje porsa u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C. Duhet të sqarohet, pse pati nevojë për dy marrëveshje? Kush me kë ka lidhur marrëveshje, kush ka nënshkruar, sepse këto nuk janë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. A janë këto veç një hapje e rrugës për Serbinë në Washington?

Ajo çfarë u quajt sot normalizim ekonomik, më shumë ngjan si një ekonomizim i dështimit të shkëmbimit territorial. Mbi të gjitha, qeveria koti edhe një herë gënjeu, sepse njohja reciproke nuk u arrit, ndërkohë që çështjet e brendshme të Kosovës edhe një herë u trajtuan me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme.

Në pikën 7 të marrëveshjes thuhet se dy palët, pra Kosova e Serbia, do të punojnë me SHBA-të për studim fizibiliteti për ndarjen e liqenit të Ujmanit, si burim uji e energjie. Kjo pikë konsiston në rikthimin e Serbisë në Kosovë, pra duhet konsideruar si tradhti. Kosova është e pavarur prej Serbisë, Liqeni i Ujmanit është burimi më i rëndësishëm ujor i Kosovës, dhe është pronë e Republikës së Kosovës, tërësisht. Njohja e të drejtave të Serbisë mbi liqenin e Ujmanit, e bën këtë marrëveshje të papranueshme për Kosovën.

Po në atë pikë përmendet diversifikimi i furnizimit me energji. Kjo do të thotë se sërish po lejohet dhe nxitet ndërhyrja e Serbisë në sovranitetit energjitik të Kosovës, prodhimin, tregun dhe sigurinë. Kjo e dëmton rëndë inkuadrimin e Kosovës në arritjen e fundit të Kosovës në marrëveshje me ENTSO-E duke u shkëputur nga blloku energjitik me Serbinë.

Në pikën 5 të marrëveshjes deklarohet se Kosova do të bëhet pjesë e iniciativës së quajtur «minischengen». Kjo iniciativë është kritikuar me kohë, nga shumë palë. Kosova nuk ka asnjë arsye që të bëhet palë në ndonjë marrëveshje me një vend që nuk e njeh atë, siç është Serbia. Për më tepër që ky “minishengen” është nje hapësirë që do të hegjemonizohej lehtë nga Serbia, për shkak të pabarazisë ushtarake, demografike e ekonomike mes saj dhe vendeve të tjera. Projekti i “minischengenit” është kritikuar me të drejtë nga shumica e subjekteve politike në Kosovë, ndaj nënshkrimi në këtë marrëveshje tregon se ajo nuk reflekton aspak pikëpamjet e palës së Kosovës.

Në pikën e parafundit të marrëveshjes deklarohet se Kosova për një vit angazhohet të mos kërkojë më anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Kjo është kërkesë që Kosova për një vit të heqë dorë prej sjelljes së saj si një shtet normal e sovran. Pse t´i kërkohet Kosovës që të heqë dorë nga sovraniteti i saj, qoftë dhe përkohësisht? Ç´lidhje ka kjo me zhvillimin ekonomik të Kosovës? Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare i ndihmon ekonomisë, nuk e pengon atë.

Në marrëveshje thuhet se Kosova e Izraeli do të njihen në mënyrë reciproke, e kjo është një lajm shumë i mirë. Por pse duhet që kjo njohje reciproke të lidhet me këtë marrëveshje të keqe, e cila e sjell Serbinë në Kosovë?

Po ashtu, marrëveshja tregon se Kosova do të lejojë korridoret hekurudhore e rrugore që Serbia të dalë në detin Adriatik. Nëse as me këtë lëshim Kosova nuk e mori njohjen prej Serbisë, çka tjetër do të duhet të lëshojë? Devijimi i rrugëve prej Mitrovicës në Merdare, dhe përfshirja në një marrëveshje ndërshtetërore i rrugëve të brendshme të Kosovës, krijojnë terren për një projekt të rrezikshëm, siç është ai i ndarjes territoriale të pjesës veriore të vendit. Për më tepër, në marrëveshje merren zotime për rrugë që dalin në Durrës e Shëngjin, mirëpo Shqipëria nuk ka qenë palë në takim e as në marrëveshje.

Sa i përket pikave ekonomike, një pjesë e tyre do të duhet të ishin tashmë të kryera, për shkak të marrëveshjeve të lidhura më parë gjatë dialogut teknik. Megjithatë ato nuk janë zbatuar nga pala serbe, sepse ka munguar afatizimi, si dhe mekanizmat ndëshkues në rast moszbatimi. Edhe në këtë rast, shohim se mungon afatizimi për investimet, por edhe mekanizmat për të ndëshkuar palët që nuk i zbatojnë zotimet.

Mënyra e trajtimit të çështjes së personave të zhdukur është e turpshme dhe ofenduese ndaj të gjitha viktimave të luftës. Me këtë pikë Kosova dhe Serbia trajtohen si të barabarta, duke anashkaluar në tërësi faktin që akoma kemi 1641 persona të zhdukur si rezultat direkt i krimeve të kryera nga Serbia.

Kërkim falja për krimet e kryera dhe dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë nuk përmendet askund.

Çka është skandaloze është se në këtë marrëveshje që pretendon të rregullojë ekonominë, nuk përmenden fare dëmet e luftës, e as reparacionet për to. Por varfëria e thellë në Kosovë vjen edhe si pasojë e shkatërrimit masiv të pronave private e publike në Kosovë, gjatë regjimit të Milosheviqi dhe sidomos gjatë fushatës gjenocidale që Serbia ushtroi në Kosovë në vitet 1998-1999.

Është po ashtu e papranueshme që Kosova të pasqyrohet si një vend islamik, arab apo i Lindjes së Mesme. Kosova është vend evropian, demokraci shekullare, dhe nuk është pranë Lindjes së Mesme as gjeografikisht as historikisht. Pasqyrime të tilla e dëmtojnë Kosovën, nëse lejohen të zënë vend.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mban qëndrimin se kjo marrëveshje e lidhur prej një qeverie pa legjitimitet, është një tjetër dështim dhe përfaqësim i padenjë përballë Serbisë, duke qenë se u shkua në takim pa strategji, pa plan, pa objektiva. Kjo marrëveshje duhet të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës, përndryshe do të çojë drejt lëshimeve të tjera, edhe më të rrezikshme. Marrëveshja afron Serbinë brenda në Kosovë, ndërkohë që njohja prej Serbisë nuk po afrohet.

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja en shtepine e bardhe lëvizja vetëvendosje arrihet marreveshja en shtepine e bardhe lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale