LIVE UPDATES
Bota

Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste

26 Tetor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste

BEOGRAD- Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë që janë të përkushtuar në integrimet evropiane, ka deklaruar zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më 26 tetor, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ai ka thënë se rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara.

Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithëpërfshirje, integrim, pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste”, ka thënë Escobar.

Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha dhe më zhgënjyese është se shumë politikanë nuk e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit. Ai ka shtuar se ende po diskutohet për çështje të viteve 1990, të cilat është dashur të zgjidhen me vullnet politik shumë kohë më parë.

“Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit në partitë politike dhe koncentrimin të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike”, ka thënë mes tjerash ai.

Escobar ka thënë mes tjerash se politika e çdo administrate amerikane, duke filluar nga ajo e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ishte që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen shpejt pjesë e BE-së dhe se rajoni do të mund të llogarisë në SHBA-në si partnere.

“Shumë vende kanë shënuar përparim të madh dhe shpresoj se së bashku me kolegët tanë evropianë do të kemi sukses të bindim anëtarët se ata nuk janë rrezik sa janë mundësi”, ka thënë ai.

Ai shprehu mbështetjen për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë, siç tha, përmes Tregut të Përbashkët Rajonal apo nismës Ballkani i Hapur.

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se anëtarësimi i Shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk ka alternativë. Ai ka shtuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të shfrytëzojnë mundësinë për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Rikthimi i bashkëpunimit dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin është shenjë e unitetit transaltantik”.

Ai ka shtuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja platformë për zgjidhjen efikase të çështjes së Kosovës.

Fakti që u arrit një marrëveshje për targat në Bruksel tregon se dialogu mund të sjellë rezultate”, ka thënë mes tjerash Joffre.

Forumi treditor i Sigurisë në Beograd, i hapur më 26 tetor, diskuton efektet e pandemisë, pasigurinë ekonomike, krizën e demokracisë dhe rritjen e autoritarizmit, ksenofobisë dhe mosbesimit në botë. Më shumë se 80 ekspertë të njohur në gjithë botën marrin pjesë në këtë organizim.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bill clinton emanuele giaufret gabriel escobar bill clinton emanuele giaufret gabriel escobar

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni