LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë, del dëshmitari i dytë

26 Tetor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë, del

HAGË- Në Gjykatën Speciale të Hagës ka vijuar gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Hetuesja Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe ajo vazhdoi sot pjesëmarrjen në ditën e gjashtë të dëshmisë. Pas saj ka nisur dëshminë e tij edhe dëshmitari i dytë, gazetari Halil Berisha.

Pumper u ëhstë përgjigjur pyetjeve të avokatit të Haradinaj, Toby Cadman. Ai e ka pyetur dëshmitaren vazhdimisht si e ka marre njoftimin për rrjedhjen e të dhënva dhe ka theksuar lëkundjen e saj teksa disa senaca më parë deklaroi se informacionin e ka marrë gojarisht kurse ditën e sotme tha se informacioni u është përçuar me anë të emailit. Pumper mohoi ta ketë bërë një deklaratë të tillë.

Hetuesja ka thënë se ka qenë e përfshirë në intervistimin e tre gazetarëve por ka theksuar se nuk ka biseduar me ndonjë pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ajo ka përsëritur se përgjegjësia e përgjithshme e dhënies së informacionit ishte e prokurorit të specializuar dhe zëvendësit të tij. Pumper ka thënë se nuk është përfshirë në hetimin se si ka rrjedhur informacioni dhe se ajo personalisht nuk ka intervistuar asnjërin nga të akuzuarit dhe as ndonjë person tjetër në ndërtesën e organizatës.

Më pas ajo u është përgjigjur disa pyetjeve shtesë nga Prokurorja Valeria Bolici. E pyetur nëse Paketa3 përfshinte emra dëshmitarësh që ZPS i kishte intervistuar dhe referenca informacionesh  nga këta dëshmitarë, Pumper i është përgjigjur se po. Por ajo ka thënë se me dijeninë e saj ZPS e nuk ka bërë ndonjëherë publike informatat e dhëna nga dëshmitarët. Pumper e ka mbyllur dëshimë e saj dhe dëshmitari i dytë është futur në sallë.

Halil Berisha, i cili ka punuar si gazetar dhe redaktor në Gazetën Infokus ishte dëshmitari i dytë në gjyq. Ai ka nisur të flasë duke thënë se nuk ka qënë dëshira e tij për të dëshmuar, por është ndjerë i obliguar. Ai ka theksuar se nuk ishte aspak i lumtur që gjendej aty. Gazetari është përgjigjur mbi pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që mbanin Gucati e Haradinaj. Ai pranoi se kishte kërkuar një pjesë të atyre dokumenteve. Madje ka theksuar se ka qënë vetë Haradinaj ai që i ka thënë të mos hezitojë ti ndajë dokumentet edhe me kolegët e tjerë gazetarë në mënyrë që kushdo të kishte akses.

Dëshmitari ka thënë se dokumentet i kanë shpërndarë në zyrën e redaksisë ku kishte punuar dhe kanë parë se çfarë përmbajnë. Ai ka shtuar i kanë drejtuar pyetje Zyrës së Prokurorisë Speciale lidhur me dokumentet në fjalë. Berisha ka thënë se i janë drejtuar dy herë me pyetje ZPS-së për ta njoftuar për dokumentet që posedojnë.  Sipas tij, pas dy njoftimesh, në 9 shtator të vitit 2020, hetues të ZPS-së kanë shkuar në redaksinë ku ai punonte dhe i kanë marrë dokumentet.

Ai ka thkesuar se dokumentet në fjalë janë përdorur në gazetë vetëm gjatë periudhës që i kanë pasur ato në duar, dhe ka thënë se nuk kanë marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër të OVL-UÇK. Dëshmitari Halil Berisha do të vazhdoj të dëgjohet sërish ditën e nesërme në Dhomat Speciale në Hagë.

Ish-krerët e UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha në Hagë: ZPS e kemi njoftuar dy herë, na i morën dokumentet

Dëshmitari i dytë në Hagë: S’jam i lumtur që jam këtu, dokumentet i kam kërkuar vetë

Hagë: Paketa 3 kishte informacione mbi dëshmitarët e intervistuar nga ZPS

Hagë: Pumper mohon intervistimin e Ish-krerëve të UCK, Gucati e Haradinaj

(d.a/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni gjyqi ndaj ovl hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj ne hage zenka pumper gjyqi ndaj ovl hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj ne hage zenka pumper

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën