LIVE UPDATES
Bota

Hagë: Pumper mohon intervistimin e Ish-krerëve të UÇK, Gucati e Haradinaj

26 Tetor 2021, 18:17 Nga DOSJA
Hagë: Pumper mohon intervistimin e Ish-krerëve të UÇK,

HAGË – Ka vazhduar të dëgjohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, hetuesja e ZPS-së Zenka Pumper duke hyrë kështu në ditën e 6 të dëshmisë së saj për Ish-krerët e UCK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Pumper ka thënë se përfshirja e saj në kontrollin e çështjes OVL-UÇK ka filluar më 25 shtator dhe se ajo personalisht nuk ka intervistuar asnjërin nga të akuzuarit dhe as ndonjë person tjetër në ndërtesën e organizatës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Haradinajt, Toby Cadman, hetuesja e ZPS-së ka thënë se hamendëson që ishte në Kosovë në kohën kur kishte marrë udhëzimet për këtë çështje.

Avokati Cadman: Pra, keni qenë në Kosovë në 22 shtator, apo jo?

Pumper: Parapëlqej të hamendësoj, nuk jam e sigurt ku isha atë ditë.

Avokati Cadman: Keni qenë në Kosovë më datë 22, sepse zoti Haradinaj në shoqërinë e tre oficerëve të KFOR-it, ju ka parë në Prishtinë atë ditë, e saktë?

Këtë pyetje e ka kundërshtuar prokurorja Valeria Bolici, meqë sipas saj, nuk ekzistojnë prova që Haradinaj e ka parë hetuesen Pumper në Kosovë.

Ndërsa pyetjet se kush kishte përgjegjësi të përgjithshme lidhur me hetimet në teren kanë vazhduar në një seancë të mbyllur për publikun. E njëjta gjë ka ndodhur me pyetjet për një person me të cilin Pumper thotë të ketë ndarë një zyrë pune e të cilit në këtë seancë ju referuan ‘personi X’.  Pumper ka thënë se në atë periudhë kohore kanë ndarë të njëjtën zyrë por që kanë pasur tavolina të ndara pune duke shtuar se nuk është në dijeni nëse ky person ka udhëtuar ndonjëherë në Kosovë.

Avokati Cadman: A keni ndonjë sistem me anë të së cilit bëhet informimi ose shkëmbimi i informacionit në mënyrë të rregullt lidhur me gjërat që janë të rëndësishme për momentin për zyrën?

Dëshmitarja Pumper: Ne kemi takime të përjavshme çdo të premte, dhe kemi takime, kemi ekipe të cilave u janë caktuar projekte, ata takohen në mënyrë të rregullt, në përgjithësi më duhet të them që kemi një linjë komunikimi të rregulluar brenda përbrenda zyrës.

Avokati Cadman: Pra, nëse ndodh diçka e rëndësishme, ngrihet një çështje e rëndësishme, do të kishte një forum përmes së cilit i komunikohej kjo çështje e gjithë stafit të ZPS-së? Ne e dimë që ngjarjet që kanë rrethuar këtë çështje, në qoftë se ne do ta pranojmë çështjen e prokurorisë, paraqisnin një çështje të rëndësishme, shqetësuese për ZPS-në nga data 7 shtator, a nuk është kështu?

Dëshmitarja Pumper: Po, ishte një çështje shqetësuese.

Avokati Cadman: Kur jeni informuar për këtë?

Dëshmitarja Pumper: Besoj që e kam thënë edhe më parë, nuk e mbaj mend se kur jam vënë në dijeni të kësaj çështje por u informova për të dhe ishte çështje shqetësuese dhe kemi folur rreth kësaj.

Avokati Cadman: Sigurisht si nëpunëse e lartë e zyrës, rreth datës 7 apo 8 shtator do të duhej të jeni informuar rreth saj apo jo?

Dëshmitarja Pumper: Nuk dua të spekuloj, e di që jam informuar por nuk e di se kur jam informuar.

Pumper ka thënë sot se ka pranuar edhe e-mail nga Bolici si dhe një e-mail tjetër me informacione rreth dosjeve.

Pumper: Kam pranuar e-mail me dosjet mbi të cilat duhej të hartoja deklaratën time. Kam marrë një e-mail ku më thuheshin dosjet ku gjendeshin komunikime të tilla dhe mbi bazën e të cilave më duhej të shkruaja paragrafët besoj 32 deri 34 të deklaratës sime. Kjo dosje ishte konsoliduar dhe ishte më e thjeshtë për mua për ta shqyrtuar atë, nuk kishte udhëzim lidhur me të

Ndërsa avokati Cadman ka lexuar transkriptin e dëshmisë së saj dhënë ditë më parë para trupit gjykues.

Avokati Cadman: Pumper gjatë dëshmisë ditë më parë ka thënë se ka marrë udhëzime vetëm gojarisht. Ju aty thoni të kundërtën, thoni nuk ka pasur udhëzime me shkrim, se udhëzimet që i keni marrë nga zonja Bolici janë dhënë gojarisht

Dëshmitarja e ka hedhur poshtë dëshminë që kishte dhënë para dsa seancash ku ishte shprehur se udhëzimin e kishte marrë gojarisht.

Pumper: Lidhur me çështjen OVL-UÇK kam marrë udhëzime me e-mail. Nuk më kujtohet të kem thënë se nuk ka pasur fare udhëzime me shkrim, besoj se kam thënë se ka pasur udhëzime gojore, dua të konfirmoj se më kujtohet të kem marrë edhe udhëzime me shkrim disa e-mail, dhe kjo është në proces verbal të dëshmisë sime

Më tej avokati ka pyetur hetuesen e ZPS-së për mënyrën se si u është komunikuar rasti i rrjedhjes së dokumenteve të cilat u dërguan në OVL-UÇK.

Pumper: Në një pikë është bërë një takim nga kryeprokurori, por prokuroi i specializuar ka bërë një njoftim për këtë. Nuk e mbaj mend.

Avokati Cadman: Pra u bë një takim në nivel zyre kur ju u informuat për ketë rrjedhje të të dhënave?

Pumper: Atë nuk e mbaj mend, nuk e mbaj mend nëse ka pasur një njoftim në zyrë, por e mbaj mend që ka pasur një njoftim pas ca kohe sa i takon rrjedhjes së të dhënave.

Avokati Cadman: A bëhej fjalë për të gjithë zyrën që u informuat për këtë, apo bëhej fjalë për një skuadër të vogël?

Pumper ka thënë se bëhej fjalë oër të gjithë zyrën.

Avoakti Cadman: Çfarë hapash të tjerë pasues janë marrë pas këtij njoftimi. A janë marrë masa të tjera pasuese brenda përbrenda institucionit si rezultat i rrjedhjes së këtyre të dhënave?

Pumper: Siç e thash nuk e mbaj mend që prokurori i specializuar të ketë njoftuar rrjedhjen e të dhënave. Por çfarë mbaj mend unë është që u bë një ndryshim një hamendeshim i procedurës së protokollit të sigurisë menjëherë pas ndodhjes së këtij incidenti

Hetuesja e ZPS-së  ka thënë se ka qenë e përfshirë në intervistimin e tre gazetarëve ndërkohë ka theksuar se nuk ka biseduar me ndonjë pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ajo ka përsëritur se përgjegjësia e përgjithshme e dhënies së informacionit ishte e prokurorit të specializuar dhe zëvendësit të tij ku sipas saj ata u jepnin detyra punonjësve të tjerë për kryerjen e hapave hetimor. Pumper ka thënë se nuk është përfshirë në hetimin se si ka rrjedhur informacioni.

Pumper ka konfirmuar në këtë seancë se ka punuar hetuese për disa vjet në policinë austriake dhe gjithashtu ka shërbyer në misione të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe në një mision të Bashkimit Evropian. Ajo ka  theksuar se në Task Forcën Hetimore Speciale ka punuar për 5 muaj ndërsa nga viti 2016 ka filluar punën në Zyrën e Prokuronit të Specializuar dhe ka mohuar se punon konsulentë e pavarur hetimore.

Ish-krerët e UCK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.  Hetuesja Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajnt në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë ku mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage zenka pumper hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage zenka pumper

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet