Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kërkuar që të shkatërrohet ‘tregu’ që sipas tij bën që personat që qarkullojnë me armë zjarri pa leje të mos ndëshkohen, siç e parashikon ligji. Në një status në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ky treg nis me policë të korruptuar që tradhtojnë ligjin dhe kolegët e deri te prokurorët dhe gjykatësit që janë ende në sistem.
Ai shton më tej se ky treg duhet shkatërruar me ndëshkim gjithëpërfshirës dhe monitorim dhe kallëzim të çdo rasti që kapet me armë pa leje dhe nuk dënohet me të paktën 5 vite burg.
“Arma në brez ka dyshime 5 vite në burg. Asnjë ditë më pak. Ligji është shumë i qartë. Kush mban armë pa leje dënohet deri në 7 vite burg. Shoh çdo ditë njoftime të policisë që kapen me armë pa leje. Në makinë, me vete, në publik! Sa janë dënuar nga këta?
Sa janë në burg nga këta? Ka një arsye që armët qarkullojnë lirisht. Pandëshkueshmëria. Nuk ka trim që bën 5 vite burg për armën në brez pa një garanci që nuk mbyllet 5 vite brenda. Ka një treg të viteve të burgut për armëmbajtjen pa leje ta themi siç është.
Nis me policë të korruptuar që tradhëtojnë ligjin dhe kolegët, vijon me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar ende në sistem. Ky treg duhet shkatërruar. Me ndëshkim gjithëpërfshirës. Patjetër edhe me monitorim e kallëzim të çdo rasti të armëmbajtjes pa leje që kapet nga policia e nuk dënohet me 5 vite burg,”- shkruan Braçe.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaron se Reforma në Drejtësi dhe ndryshimi i sistemit të drejtësisë është realizuar falë vizionit të saj. ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka “modifikuar” një shprehje të njohur. I pranishëm në Lezhë në një takim me mbështetësit e Partisë Demokrat...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Lezhë ku ka folur para mbështetësve të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha...
TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka rrëfyer punën e saj të parë, para se t’i futej politikës.E ftuar në “Top Albani...
TIRANË– Humbja e opozitës në zgjedhje ka hapur një debat në opinionin publik nëse ka një përplasje të fortë mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lul...
TIRANE– Në seancën që është zhvilluar sot në KAS, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kaziaj deklaroi se emigrantët që erdhën nga Greqia dhe M...
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar sot zyrtarisht kërkesën e Partisë Demokratike, Lëvizjes Sociali...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar të gjithë infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit. Në një postim ...
TIRANË– Teologu Arjan Curri nuk është përmbajtur teksa analizonte situatën politike në vend. Gjatë fjalës së tij për emisionin “Open”, Cu...
TIRANË- Në një lidhje direkte në ‘A Show’ me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar edhe shqetësimin e qytetarëve për...