LIVE UPDATES
Aktualitet

“Epidemia është bërë e kontrollueshme. Po me cilin çmim?”/ DW: Lehtësohen masat, ashpërsohen dënimet dhe kontrollet

19 Prill 2020, 08:38 Nga DOSJA
“Epidemia është bërë e kontrollueshme. Po me cilin

Shqipëria ka hyrë për të pestën javë rresht në shtetrrethimin e fundjavës. Ndryshe nga shtet rrethimet e mëparshme këtë fundjavë ai është zgjatur, nga 40 në 60 orë. Shtetrrrethimi ka nisur në pasditen e të premtes (17.04.2020) dhe përfundon të hënën, në orën 05:30 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve të emergjencës shëndetësore.

Autoritetet thanë për DW se zgjatja 20 orëshe synon shmangien e grumbullimeve të besimtarëve ortodoksë, që festojnë Pashkët, nesër (19.04). Një vendim i qeverisë ka lejuar të dalin në paraditen e sotme (18.04),vetëm 3 orë, pensionistët, që masat kufizuese nuk i kanë lejuar të dalin fare nga banesat e tyre, që kur u shpall pandemia, më shumë se 1 muaj më parë. “Pensionistët lejohet të dalin 3 orë vetëm për ajrosje dhe ecje më këmbë, duke ruajtur distancën e sigurisë nga njëri-tjetri. As për vizita, as për domino apo ulje shumë të rrezikshme në grup,” paralajmëroi kryeministri Rama.

Autoritetet thanë të shtunën se “epidemia është nën kontroll.” Por rreziku i infeksioneve të reja është i pranishëm. Grafiku i rasteve të reja të infektuara me virusin korona, herë ulet dhe herë ngrihet. Rastet e shëruara janë vetëm në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve të shëndetësisë në 24 orët e fundit ka 9 raste të reja, në total të infektuarit janë 548, prej të cilëve 220 janë aktivë, të shëruar 302, të testuar 5311 dhe 26 viktima. Harta e pandemisë është dhjetëfishuar: nga dy në fillim të saj në 20 qytete ku Tirana mbetet epiqendra me 246 raste dhe 15 viktima. Raporti mes numrit të të infektuarve aktivë me atë të të shëruarve, në favor të këtyre të fundit, është një tregues shpresëdhënës se epidemia është bërë e kontrollueshme.

Strategji për daljen nga bllokimi

Dyzet ditë pas prekjes nga pandemia e COVID-19, Shqipëria ka gati strategjinë për të dalë nga izolimi dhe rifilluar aktivitetin ekonomik. Kryeministri Rama bëri publike taktikat kryesore: hapjen graduale dhe distancimin social. Ai theksoi se “hapja graduale ka riskun e saj dhe mund të ketë sërish rritje të rasteve të të infektuarve pasi virusin e asgjëson vaksina”.

“Kërkohet distancim social i secilit, respektim i rregullave kryesore jo duke menduar policinë, Kodin Penal, por duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit tanë. Nuk është kohë për t’ia hedhur shtetit, por për të futur mirë në kokë që çdo shkelje mund të sjellë pa dashje një vdekje, larg qoftë brenda familjes” tha kryeministri Rama.

Që nga e hëna, Shqipëria ka zbatuar gjatë ditëve të javës hapje nga 05:30 në mëngjes deri në orën 17.30 pasdite. Brenda këtyre 12 orëve lejohet për 90 minutsa vetëm një person për familje të bëjë pazar apo të blejë ilaꞔe. Fillimi i javës që vjen do të sjellë një rifillim gradual të aktivitetit ekonomik dhe lehtësim të masave shtrënguese. Të parat do të jenë bizneset me risk të ulët për t’u infektuar dhe përhapur infektimin; në 2- 3 javët në vijim bizneset me risk të mesëm, kurse për bizneset me risk të lartë si baret, restorantet, qendrat sportive-kulturore afati i hapjes së tyre është i pacaktuar.

Rifillimi gradual i aktivitetit ekonomik do të bëhet nën një monitorim të rreptë nga Policia e Shtetit, ashpërsimin e gjobave dhe dënimeve për shkelësit, të parashikuara në amendimet e Kodit Penal, të sapomiratuara nga Parlamenti. Kryeministri Rama i përligj ato me synimin për të patur sukses në hapjen graduale, rifillimin e aktivitetit ekonomik në sajë të mos përhapjes së infeksionit.

Burg për shkelësit, dronë për identifikimin e tyre

Kodi Penal i amenduar pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim. Tanimë cilido që shkel rregullat e izolimit dhe të karantinës, apo infekton të tjerët ndëshkohet penalisht me burg që shkon deri në 8 vjet. Duke argumentuar në Parlament, ndëshkimet e rënda në Kodin Penal kryeministri Rama theksoi se “pothuajse 2,800 njerëz do të kishin vdekur nëse nuk do të ishin bërë të detyrueshme rregullat e karantinës”. Kodi penal parashikon që ꞔdo person i infektuar me virusin korona, që shkel rregullat e karantinës dhe infekton të tjerët, me dashje apo pa dashje, dënohet nga 2 deri në 8 vjet burg, kur shkelja e rregullave shkakton dëme të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

Monitorimi i zbatimit të rregullave dhe kohës 90 minutëshe për të dalë nga karantina po kryhet që prej 6 ditësh nga Policia e Shtetit duke përdorur edhe dronë. Zukatja e tyre në gjithë territorin e Shqipërisë është një sinjal më shumë për të respektuar orarin e liridaljes. Sipas të dhënave të policisë monitorim me dron rriti në 7 mijë numrin e qytetarëve të gjobitur dhe 1300 shoferëve që iu mor patenta, në të gjithë vendin.

Dënimet e ashpërsuara në Kodin e amenduar dhe përdorimi i dronëve është kundërshtuar nga shoqëria civile dhe organizatat e saj të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Erinda Skëndaj, juriste, Drejtore e Komitetuit Shqiptar të Helsinkit e krikon ashpër ligjin e ri. “Amendamentet e miratuara në Kodin Penal nuk janë proporcionale, kanë karakter represiv dhe cenojnë parimin e humanizmit në kushtet e kësaj krize humane të paprecedentë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe standartet ndërkombëtare lejojnë kufizimet e të drejtave të njeriut në kushtet kur jeta dhe shëndeti i njerëzve vihet në rrezik. Por çdo kufizim duhet të jetë proporcional, në përputhje me gjendjen që e ka diktuar dhe të mos cenojë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Përderisa në Shqipëri, ka statistika relativisht të ulëta të përhapjes së virusit korona, ndryshimet në Kodin Penal nuk ishin të nevojshme, të përshtatshme dhe as të justifikuara”, thotë Erinda Skëndaj përe DW.

Cënim i të drejtave të njeriut sheh edhe tek përdorimi i dronëve

“Prej tij mund të preket dinjiteti njerëzor i shtetasve, pra jo vetëm i shkelësve apo shkelësve potencialë. Përdorimi i dronit, për të identifikuar shkelësit në kushtet e pandemisë, ku frika është ajo që mbizotëron, mund të nxisë tek qytetarët, emocione negative dhe strese të provokuara në rrethana dhe kushte të ndryshme. Për më tepër çdo pajisje është e gabueshme dhe nuk garanton vërtetësi dhe saktësi”, thekson ajo.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj