Tensionet dhe revolta në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetë...
Aktualitet
Ende në kërkim, dënohet për mashtrim biznesmeni i dosjes së 200 kg kokainë të tretura në vaj palme, gjykata i jep 6 vite
30 Shtator 2021, 19:44Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Gjykata e Gjirokastrës, ka dënuar me 6 vite burgim në mungesë për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, biznesmenin Kristaq Kotro. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Kotro prej tre vitesh vijon të jetë në kërkim por vendimi për dënimin e Kotros është dhënë ditën e sotme në gjykatën e Gjirokastrës, ku gjyqtari Arben Dosti, ka deklaruar fajtor dhe më pas dënuar me 6 vjet heqje lirie biznesmenin Kotro për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar në pretencën e tij dhe prokurori i çështjes Julian Çafka. Çështja në fjalë ka zgjatur për një periudhë kohe prej 5 vjet në fazën e hetimit dhe gjykimit. Kristaq Kotro akuzohej se ka mashtruar një qytetar duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 150 milion lekë të vjetra, të cilën synonte t’i investonte në fabrikën e përpunimit të vajit të Palmës në Gjirokastër.
Por për shkak se Kotro, nuk ka kthyer sasinë e eurove të marra, qytetari i është drejtuar me një kallëzim penal, policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës.
Kristaq Kotro u bë i njohur për publikun kur u zhvillua operacioni antidrogë nga policia Shqiptare dhe ajo belge në kuadër të të cilit u sekuestruan disa fuçi me vaj palme, brenda të cilave ishin tretur 200 kg kokainë, më 21 Mars 2011. Në pranga u vu Vullnet Harizaj, i cili u dënua me 8 vite burg me akuzën “Trafik i Narkotikëve, mbetur në tentativë”.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Një në çdo dy shqiptarë nuk bëri pushime verore gjatë këtij viti dhe në këtë kategori shumica e tyre janë pensionistë ose persona që nuk kan...
BULQIZË- Disa shkolla të Bulqizës kanë probleme me vazhdimin e procesit mësimor, për shkak yë mungesës së stafit. Mësohet se Zyra Vendore Arsimore në Bulqi...
TIRANË– Dy të rinj kanë vendosur të sfidojnë Policinë e Shtetit duke pozuar mbi kofanon e një prej makinave të shtetit. Në videon që është publikuar ...
KLOS- Në Bashkinë e Klosit nuk ka nisur procesi mësimor në të gjitha shkollat. Banorët e 20 fshatrave të njësisë Administrative Suç janë ngritur në prote...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar footn e fëmijës së parë afgan që lindi në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisë i ka n...
TIRANË– Indrit Leka, drejtor juridik i Autoritetit të Konkurrencës është shprehur se vendimi i marrë nga ky institucion për të mos gjobitur kompanitë...
DURRËS– Ceremonia e varrimit e Aldi Ramës është zhvilluar ditën e sotme në orën 14:00 në Durrës. Nëna e autorit të vrasjes së nënkomisarit të Lezhës,...
LIBRAZHD– Rrugët e qytetit të Librazhdit janë përmbytur si pasojë e shiravetë dendur.Mësohet se disa puseta janë bllokuar duke bërë që ujërat e zeza të vë...
TIRANË– Aldi Rama ekzekutoi dy ditë më parë nënkomisarin Saimir Hoxha, e më pas vrau veten. Por dosja nuk është mbyllur me kaq.Dy shokët e autorit, A...