Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I dënuar në Itali, arrestohet në Durrës doganieri, vijonte punën prej 5 vitesh, denoncimi nga Berisha
23 Shtator 2021, 07:05Nga DOSJA
DURRËS– Julian Mandija, 42 vjeç një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa ushtronte detyrën e tij si doganier. Mësohet se 42-vjeçari është vënë në pranga teksa punonte në Portin e Durrësit, në sy të të gjithë kolegëve.
Mandija kishte më shumë se pesë vite që punonte si doganier dhe pse ka qenë nën hetim nga Interpol dhe Policia. Ai do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni në kuadër të të cilit iu sekuestruan 15 kg heroinë, 15 mijë euro, 5 telefona celularë dhe tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.
Në qershor të vitit 2015, ish-kryeministri Sali Berisha bëri dhe një denoncim në Facebook, në lidhje me Pezën. Berisha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama i cili shtrëngonte duart me Pezën.
Njoftimi i policisë: Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË- Kodrat e fshatit Derven në Krujë janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Bëhet me dije se nga zjarri janë djeg disa pemë dhe shkurre, ndërkohë që p...
TIRANË- 6 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale I. ...
LEZHË- Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Mesohet se Edmond Sufja banues në Lezhë, ...
SHQIPËRI– Një i moshuar është kapur mat duke vaditur kanabisi në një parcelë në jug të vendit. Pamjet e publikuara nga Faxweb.al tregojnë se si efekt...
TURQI– Edevaldo Haxhiu, biznesmeni shqiptar që akuzohet se ndihmoi në arratisjen e CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer është vën...
DURRËS – Në lagjen 13 plazh në qytetin e Durrësit zjarri ka përfshirë katin e parë të një pallati dhe është djegur një lokal në pronësi të qytetarit...
TIRANË- Biznesmeni shqiptar Edevaldo Haxhiu, i cili ndihmoi në arratisjen dhe fshehjen e biznesmenit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer është arrestuar dit...
TIRANË- S️HBA-ja i ka dhuruar vendit tonë pajisje 100 mijë dollarësh për Policinë e Shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-së shkruan ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë reagimin e parë pas arrestimit të Edevaldo Haxhiut, i cili akuzohet se ka ndihmuar në arratisjen e ‘BOSS’-it të kri...