LIVE UPDATES
Politike

Elvis Hoxha: Shqiptarët të shohin Merkel dhe jo Erdogan, Rama s’është gjenial por arrogant dhe i pështirë

19 Shkurt 2019, 15:26 Nga DOSJA
Elvis Hoxha: Shqiptarët të shohin Merkel dhe jo Erdogan, Rama

TIRANË- Profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha, kërkon që shqiptarët të udhëhiqen nga modeli i kancelares Angela Merkel, për të kuptuar më mirë se si duhet të udhëhiqet një shtet. Hoxha, thotë se Rexhep Taip Erdogan nuk është modeli që shqiptarët duhet të ndjekin. Më tej, ai thotë se shqiptarët duhet të kuptojnë se ajo që Rama po iu bën institucioneve nuk është gjenialitet, por arrogancë.

Reagimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Është mirë të shohim pak nga Gjermania dhe jo nga Erdogani e apo udhëheqësit tanë të deritanishëm. Të shohim për të kuptuar mënyrën sesi respektohet shteti dhe institucionet e tij.
1. Gjermania e respekton administratën e lartë të saj, shembull edhe letra e drejtuar z. Ditmir Bushati. Kancelarja e Gjermanisë nuk ka për këshilltar një pronar të dyshimtë mediash. Ndërsa Edi Rama ka për këshilltar Baton Haxhiun, dhe askush nuk e di se ç’mund të këshillojë një tip si Batoni. Madje dimë se të dy, Edi dhe Batoni na rekomandojnë masën e gjenialitetit të Gent Cakajt, a thua se këta të dy janë gjeni të diplomacisë dhe i ndjejnë me erë gjenit ë e tjerë.
2. Gjermania nuk respekton kërpudhën dhe të kërkojë të shkatërrojë teatrin kombëtar, ta mbajë mbyllur Muzeun Kombëtar të Arteve dhe ta djegë e ta përmbyti Bibliotekën Kombëtare.
3. Gjermania nuk e jep me koncesion tërë pasurinë publike dhe infrastrukturore të Gjermanisë. Ndërsa Edi Rama punon vetëm me ca emra biznesmenësh a thua se Shqipëria është një atdhe për t’u shitur dhe Rama trashëgimtari i vetëm dhe i fundit i saj.
4. Gjermania nuk vë një nxënës anglishteje ministër financash, gjë që mund ta bëjë Edi Rama me Arbenin e vet.
5. Gjermania nuk tallet me studentët dhe profesorët, pikërisht dhe sidomos me ata që e kanë vërtet shqetësim Universitetin. Edi Rama poston dhe faqe në fb të fryra nga ironi bajate dhe banalitet i përsëritur.
6. Gjermania nuk vendos zv.ministreshë të arsimit personin që ekspozohet plazheve me çizme në poza seksi. Por këtë mund ta bëjë Edi Rama.
7. Gjermania nuk tallet nga një qytet me kryeqytetin. Por këtë mund ta bëjë Edi Rama në Vlorë. Sepse vetëm Edi Rama mund t’i ndajë shqiptarët në të mirë e në të këqinj. Sipas tij ata dhjetëra mijëra të mbledhur në bulevardin e Tiranës janë barbarët.
8. Gjermania është kundër dhënies së territoreve të Kosovës Serbisë, Rama punon që t’i falim territore Serbisë.
9. Merkel do të kishte dhënë dorëheqjen nëse gjermanët do të largoheshin prej atdheut të tyre në masën 10% gjatë mandatit të saj, ndërsa Ramës aq i bën.
10. Merkel do të kishte dhënë dorëheqjen nëse administrat e saj do të dilte e tëra me grada e tituj të marrë me plagjiaturë. Ndërsa Rama i ngre në detyrë, sepse aq i bën nëse publikisht armata e tij janë kopjacë dhe hajdutë.
11. Merkel nuk do të shiste mend te biznesmenët e huaj se Gjermania nuk ka sindikata dhe se rrjedhimisht populli i saj është turmë skllevërish. Rama e shet publikisht e me krenari të qenit kryeministër i një bande skllevërish.
12. Kostumi dhe zyra e Merkelit janë shenja e vënies sa saj në shërbim të GJermanisë, ndërsa veshjet dhe zyra e Ramës janë shembull se ai i shërben vetes dhe këmbëve të ngritura mbi tryezën e ekzekutivit.
13. Merkel nuk rri në fb duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve të saj, ndërsa Edi Rama luan deri aktorin injorant në mediat sociale.
14. Merkel nuk e shndërron institucionin e saj në ekspo, sepse nuk ia lejon vetes profanizimin e institucioneve të shtetit, ndërsa Edi Rama e denatyron kryeministrinë në media televizive personale dhe espozitë për lëpirësit e vet.
15. Për Merkelin zyra e saj është zyrë e ekzekutivit të Gjermanisë, ndërsa për Ramën është atelier bojrash e ngjyrash, sallë dekori dhe ndoshta dhe fushë e vogël basketbolli.
Lista mund të shtohet natyrshëm. Udhëheqësit tanë nuk kanë mësuar kurrë se ç’është politika dhe atdheu.
Kur qytetarët ta kuptojnë se profanizimi që i bën Edi Rama institucioneve të shtetit nuk është gjenialitet, por cinizëm vulgar dhe arrogancë e pështirë, atëherë shoqëria do të ketë fituar një gram dije mbi çfarë është politika publike dhe historia e institucioneve.

Reagimi i Hoxhës vjen në kohën kur Partia Demokratike ka kërcënuar hapur me djegien e mandateve. (Lexo këtu).  Basha tha se opozita do të djegë mandatet e deputetëve për të mos patur më “farsë” në Parlament. Bashkë me PD, është edhe LSI, PDIU dhe partitë e tjera opozitare. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka thënë se pavarësisht vendimit të opozitës për të djegur mandatet, as nuk e mendon që të japë dorëheqjen.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel djegia e mandateve te opozites edi rama elvis hoxha angela merkel djegia e mandateve te opozites edi rama elvis hoxha

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez