"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ekzekutimi me armë zjarri në Elbasan! Policia jep njoftimin zyrtar: Burri vrau gruan, u plagosën dy persona, sekuestrohen kal
6 Maj 2021, 11:21Nga DOSJA
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin me armë zjarri që ndodhi paraditen e sotme përballë Gjykatës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 12:15, në afërsi të Gjykatës. Koco Buzo, 58-vjeçari qëlloi me armë zjarri drejt bashkëshortes së tij, Liljana Buzos, 54-vjeçare, e si pasojë ndërroi jetë.
Ndërkohë në njoftim bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë. Avokati dhe një kalimtar i rastit. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
NJOFTIMI:
Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
ELBASAN– Tre persona janë plagosur në Elbasan! Paraditen e sotme ish-polici Koço Buzi, i cili ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, ka qëlluar ...
ELBASAN– Ngjarja e rëndë e cila ndodhi ditën e sotme në Elbasan, la pas një të vdekur dhe tre të plagosur. Sulmi me armë nga ish-polici i dalë në pension Koco B...
ELBASAN– Detaje nga krimi në familje në Elbasan! Mësohet se në vendngjarje janë dëgjuar mbi 10 të shtëna me armë, ndërkohë që janë thyer xhamat e derës.Si&ccedi...
ELBASAN– Dosja.al ka siguruar videon nga momenti ku efektivët e policisë marrin në pyetje dëshmitarët okularë së ngjarjes së rëndë në Elbasan ku burri ka brarë ...
ELBASAN– Zbardhet emri i ish-efektivit të Policisë së Elbasanit, i cili ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Mësohet se autori i arrestuar është Koç...
ELBASAN- Rëndohet bilanci i ngjarjes së sotme në Elbasan! Mësohet se një ish-polici me iniciale K.B., ka vrarë bashkëshorten e tij. Po ashtu mësohet se i plagos...
ELBASAN– Gruaja e cila u ekzekutua ditën e sotme në Elbasan nga bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie ndërsa bëhet e ditur...
ELBASAN– Detaje të reja nga krimi në familje në Elbasan. Mësohet se autori i plagosjes së bashkëshortes është një ish-polic me iniciale K.B.. Por ende nuk dihen...