Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ekzekutimi i Everest Çakës me 15 plumba në Elbasan, policia identifikon një nga vrasësit: E tradhëtuan kamerat, po mbahet
20 Maj 2021, 19:49Nga DOSJA
ELBASAN- Një person, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çaka është identifikuar nga policia. Mësohet se pas identifikimit të një prej dy autorëve, policia është e bindur që, ky i fundit është njeriu kryesor që ka marrë pjesë në ekzekutimit të Çakës në sy të gruas së tij në lagjen Fushë-Mbret të Ebasanit.
Personi i identifikuar momentalisht po mbahet nën monitorim nga policia, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se kur do të kryhet operacioni për arrestimin e tij. Autorin e identifikuar e kanë ‘tradhëtuar’ kamerat e rrugës Durrës-Golem, vend në të cilin dogjën edhe makinën me të cilën udhëtonin teksa kryenin krimin. Ai ishte në pritje të një taksie në këtë rrugë.
Kush ishte Everest Çaka?
Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë.
Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ilir Daka, 25 vjeç është zhdukur pa gjurmë që prej datës 17 maj. Ka qenë vëllai i Dakës, me emrin Seli, ai që ka bërë denoncimin në Faxneës,...
TIRANË- Prokurori nën hetim nga Vettingu, Ervin Beqiri, kërkon 20% të shumës së një dëmshpërblimi, që një familjeje shqiptare fitoi në Itali, pas vrasjes a...
TIRANË- Tatimpaguesit e dy punësuar me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit kanë paguar një vit më parë 502.4 milionë lekë apo rreth 4 milionë euro tatim s...
DIBËR- Gjykata e Dibrës shtyu të enjten seancën e gjykimit për katër të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit...
Në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Anto...
TIRANË– Kryeqyteti është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm në orët e pasdites. Pak më parë në Tiranë ranë reshje të dendura breshëri, të cilat zgjatën për...
TIRANË– Ditën e sotme u konstituuan anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.Mbledhja e parë konstituive u zhvillua në zyrat e ...
FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Fushë-Krujë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një motomjet.Dos...
TIRANË– Studentët e Universitetit të Tiranës i kanë dërguar një letër ministres së Arsimit, Evish Kushi ku kërkojnë përgjysmimin e tarifave të këtij viti a...