"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ekzekutimi i Ilir Zelkës, Artan Hoxha: Punonte për llogari të një grupi nga Fieri, e vranë vendasit se shqiptarët ta gjejn
4 Dhjetor 2020, 06:07Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ilir Zelka, shqiptari që u vra në Brazil ishte atje pasi punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që ka më shumë se 20 vite që merret me trafikim të lëndëve narkotike. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se 47-vjeçari ka punuar me kujdes dhe nuk është goditur asnjëherë dhe për këtë arsye nuk i gjendet asnjë lloj rekordi kriminal i regjistruar në prokurori.
Në lidhje me personin që fshihet pas ekzekutimit, Hoxha tha se është dikush vendas. Ai shtoi më tej, se lufta atje nuk është mes shqiptarëve por mes kartelëve vandase dhe shqiptarëve.
“Zelka ka qenë në Brazil disa herë për llogari të një grupi kriminal nga qyteti i Fierit dhe ka punuar në kuadër të këtij grupi. Kryesore ka qenë trafiku i kokainës. Brazili është një linjë si Venezuela dhe Ekuadori, ku gjendet kontaktet e duhura. Në rastin konkret, Zelka del se ka punuar për llogari të një grupi nga Fieri, që unë kam 20 vite që e kam skeduar. Interesat që përfaqësonte viktima janë për llogari të këtij grupi. Në datën 20 ka shkuar atje. Të gjitha vaktet i konsumonte te ai lokal. Shqiptarët atje nuk bëjnë luftë me njeri-tjetrin. Kartelet atje janë në luftë me njeri-tjetrin. Në Sao Paolo ka rrezikshmëri të lartë. Atje për pagesa të vogla të bëjnë namim e jo më për trafik të madh kokaine. Shqiptarët s’të vrasin atje, se ta gjejnë anën këtu. Është e njejtë me rastin e Ekuadorit,”- th Hoxha.
Ilir Zelka u vra mëngjesin e dy ditëve më parë teka ndodhej në një nga lokalet më luksoze të zonës në Brazil. Një ditë më parë, mediat vendase publikuan edhe momentin e ekzekutimit. Ai ndodhej në lokal kur një person me kokore motori është afruar, e ka qëlluar me katër plumba, e ka lënë të vdekur dhe është larguar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se nga dy grupe të lidhura me aktivitetin kriminal në Elbasan.Nisur nga vrasja e fundit e Arjan Spah...
BRUKSEl-Është cilëz gjetur makina me të cilën janë larguar autorët, tq cilët vranë shqiptarin Ardt (Arjan) Spahia, më 27 nëntor në Bruksel.Sipas mediave të...
Publicisti dhe analisti i njohur kosovar, Veton Surroi, foli për akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me raportin e Dick Marty dhe luf...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka treguar detaje të reja lidhur me ngjarjen që ndodhi në Sao Paolo të Brazilit, para tre ditës, ku në një loka...
TIRANË- Drejtuesi i “Politik On” Alfred Lela nxorri nga libri me murale i kryeministrit Edi Rama, botuar në Gjermani, një foto me kancelaren Angela Merkel....
GJERMANI-Një 42 vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk bëhet me dije është ekstraduar nga Gjermania në Italia. Sipas mediave ai bashkë me një shqiptar tjetë...
Një dokument i Ministrisë së Drejtësisë mbart ndryshime të thella në kodin penal të vendit duke zgjeruar kufijtë e asaj që konsiderohet shpifje në krahasim me k...
SKRAPAR-Situata e pandemisë vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin. Së fundmi, burime për Dosja.al bëjn me dije se ditën e sotme kopshti Nr.1 në Skra...