LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksportet e mbyllin 2021 me rritje mbi 23% në raport me para-pandeminë

18 Janar 2022, 06:23 Nga DOSJA

TIRANË – Eksportet u rikuperuan me shpejtësi në vitin 2021, duke reflektuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe shtimin e kërkesës për produkte që prodhohen plotësisht, apo pjesërisht në vend. Sipas INSTAT, eksportet e mbyllën vitin 2021 në një nivel prej 368.7 miliardë lekësh, me një rritje prej 35.6% në krahasim me 2020-n. Edhe në raport me përpara pandeminë, shitjet jashtë vendit rezultojnë me një rritje të ndjeshme në krahasim me 2019-n, prej 23.4%.

Dy grupet që udhëhoqën rritjen në vitin 2021 ishin “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale, lëndë djegëse e energji”, të favorizuara nga konjuktuara ndërkombëtare e rritjes së kërkesës dhe çmimeve.

Të gjitha grupet e kanë tejkaluar nivelin e parakrizës, me përjashtim të tekstileve dhe këpucëve që vijojnë të vuajnë pasojat e pandemisë dhe nuk arritën të kapnin nivelin e 2019-s.

Në dhjetor, eksportet ishin31,9 miliard lekë, me rritje prej 38% në krahasim me të njëjtën periudhë 2020 dhe 45.7% në krahasim me dhjetorin 2019.

Tekstilet dhe këpucët kanë shpresa për rritje këtë vit

Tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor eksportues në vend (me rreth 30 % të totalit), ne vitin 2021 kanë vuajtur më shumë se gjithë grupet e tjera pasojat e karantinave të Europës dhe ndryshimin e sjelljes konsumatore. Ndonëse me rritje prej 10% për 12 mujorin në raport me janar-dhjetor 2020, shitjet e këtij grupi vijojnë të mbeten 4.8% më të ulëta në raport me 12 mujorin normal të 2019-s.

Për këtë vit, eksportuesit e tekstileve dhe këpucëve janë më optimistë. Me gjithë vështirësitë që po vijnë nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, shtrenjtimi i kostove të transportit e energjisë elektrike dhe mungesa e punonjësve, industria fason pret zgjerim dyshifror në vitin 2022, si pasojë e shtimit të kërkesës nga partnerët seriozë, të cilët po synojnë të afrojnë prodhimin në Europë.

Pas rritjes së fortë në 2021, metalet presin frenim këtë vit

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, grupi i dytë më i madh eksportues në vend (me 22% të totalit) kishin ecuri shumë positive në vitin 2021. Për 12 mujorin, eksportet e këtij grupi rritën me 91.5.2% në raport me 2020-n, ndërsa janë 76% më të larta edhe se janar-dhjetor 2019. Prodhuesi i çelikut, Kurum, që është eksportuesi më i madh në vend po mundohet t’i përgjigjet një kërkese që është në nivele rekord, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëm, dhe ndërkohë çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje. Tregu i rajonit u zgjerua ndjeshëm, pasi Kurum ka hyrë në Serbi.

Por, operatorët e tregut janë më pesimistë për këtë vit për shkak të shtrenjtimit të energjisë dhe frikës së rritja e çmimeve të metaleve do të frenojë konsumin. Kurum, eksportuesi më i madh në vend, vlerëson që eksportet e hekurit të shënojnë një ulje prej 5-10% në raport me vitin e mëparshëm.

Rritje e fortë edhe për lëndët djegëse

E njëjta tendencë pozitive ka vijuar edhe për mineralet, të ndihmuara nga çmimet e larta dhe rritja e kërkesës në tregjet ndërkombëtare. Grupi “Lëndët djegëse e energji”, është rritur me 73.7% për 12 mujorin në raport me 2020-n, dhe 37.8% në krahasim me të njëjtën periudhë 2019. Pozitivisht ndikuan dhe eksportet e larta të energjisë në pjesën e parë të vitit.

Për vitin 2022, Bankers Petroleum, i cili shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe është eksportuesi i dytë më madh në vend pret që prodhimi këtë vit të shënojë një rritje të lehtë prej rreth 5-10% në krahasim me vitin 2021, kur ishte në nivelet e rreth 600 mijë tonëve.

Eksportuesit e ushqimeve, pije e duhan janë pesimistë

Grupi i ushqime pije dhe duhan ka ngadalësuar ritmet e rritjes, duke u zgjeruar me 14 % për 12 mujorin, në raport me 2020-n. Ky grup ishte më pak i ndikuari nga kriza pandemike dhe vijoi rritjen edhe në 2020-n. Sektori ka probleme për shkak të rritjes së kostove, inefikasitetit të plehrave kimike dhe së fundmi përmbytjeve në disa zona. Eksportuesit shprehen pesimistë, pasi këto probeme kanë bërë që ata të mbjellin më pak këtë vit.

Problemet me zinxhirët e furnizimit ndikojnë makineritë e pajisjet

Shitjet e grupit “makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit” u rritën me 29 % për 12 mujorin, por ritmet e zgjerimit janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm. Ky sektor ka tërhequr vitet e fundit investime në fabrikat që montojnë kryesisht sisteme elektrike për automjete. Megjithatë, eksportuesit mbeten pesimistë lidhur me të ardhmen për shkak të rritjes së kostove dhe problemeve, që kanë shkaktuar në tregjet globale ndërprerjet e zinxhirit të prodhimit.

Në Shqipëri janë një sërë kompanish që prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si Mercedez Benz, KIA, Hyundai, Peugot, Renault, Fiat Group, Sumitomo Electric Industries, të cilat pohojnë se viti aktual do të jetë i mbushur me sfida. Mario Scarfalloto, nga Seë s Cabind Albania, pohon se për qëndrueshmëri në industrinë automotive, por edhe më gjerë, do të mund të flasim vetëm në vitin 2023.

Deficiti tregtar në  rritje

Në vitin 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 369 miliardë lekë, duke u rritur me 35,6%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 801 miliardë lekë, duke u rritur me 32,3%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 432 miliardë lekë, duke u rritur me 29,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Eksportet sipas shteteve, rritet Italia

Gjatë vitit 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (26,1%), Kosova (43,6%) dhe Spanja (42,0%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (14,7 %) dhe Rusia (49,3%).

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,9%), Turqia (48,6%) dhe Kina (20,7%). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Ukraina (6,6%). (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eksportet eksportet e shqipërisë eksportet eksportet e shqipërisë


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet