LIVE UPDATES
Aktualitet

Politologu: Bisedat për bashkim shqiptar dëmtojnë Kosovën

17 Janar 2022, 19:52 Nga DOSJA
Politologu: Bisedat për bashkim shqiptar dëmtojnë Kosovën

KOSOVË- Salla ishte plot në një ditë mesi nëntori në Institutin Albanologjik në Prishtinë, kur politologu Nexhmedin Spahiu po promovonte studimin e tij të fundit, “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen: më afër apo më larg?” Spahiu njihet si një mbrojtës i Kosovës që kultivon identitetin e vet dhe qëndrimi i tij për këtë shpesh ka ngjallur debate.

“Kosova ka identitetin e saj, por ka një problem në nivel akademik për përdorimin e termave të duhura”, tha Spahiu për BIRN në një intervistë një muaj pas publikimit të studimit të tij.

“Na mungojnë studimet. Mendoj se kam pasur fatin e mirë apo fatin e keq që jam marrë i pari me këtë teori të kombit dhe kjo ka shkaktuar probleme që ka çdo pionier në një fushë të caktuar, edhe pse nuk jam i pari”, tha ai.

Ka pasur shumë para meje, por pati një ndërprerje gjatë komunizmit dhe unë fillova ta trajtoj këtë çështje vetëm pas asaj pauze 50-vjeçare”, shtoi ai.

Komb që ndjen, por nuk mund ta artikulojë identitetin e tij

Studimi i Spahiut fillon me ngjarjet në shtator të vitit 2020 në qytetin verior të Vushtrrisë në Kosovë, kur po shënohej përvjetori i vrasjes në 1998 në kryeqytetin e Shqipërisë të Ahmet Krasniqit, një luftëtar gueril nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, i cili ishte besnik i qeverisë në mërgim të Kosovës të udhëhequr nga pacifisti Ibrahim Rugova dhe Lidhja e tij Demokratike e Kosovës, rivale me liderët e UÇK-së që drejtonin luftën e armatosur kundër forcave serbe.

Spahiu vuri në dukje një detaj që ai thotë se “do të kishte bërë një skandal kudo në botë”. “Në fund të eventit, ansambli i qytetit performoi një valle ku valltarët valëvitën flamujt e Kosovës. Por koreografi kishte parashikuar që në fund të shfaqjes, flamujt e Kosovës të uleshin në tokë pasi në skenë dilte një valltar duke ngritur lart flamurin shqiptar”, shkroi ai.

“Edhe sikur kjo shfaqje të luhej në një cep të largët të botës, qeveria e Kosovës duhet të kishte dërguar një notë proteste”, tha ai.

Në vend të kësaj, akti i uljes së flamurit kosovar dhe ngritjes së flamurit të Shqipërisë kaloi pa u vënë re.

“Shqiptarët e Kosovës e ndiejnë veten si komb, por nuk dinë ta artikulojnë këtë… Kur flasim në lidhje me Shqipërinë, themi gjithmonë ‘ne’ dhe ‘ata’. Në momentin që themi ‘ne’ dhe ‘ata’, ne kemi përcaktuar tashmë një koncept identiteti dhe kjo është evidente”, shtoi ai.

Në të kaluarën, Kosova dhe Shqipëria kishin një histori të përbashkët nën Perandorinë Osmane derisa Serbia pushtoi Kosovën në Luftërat Ballkanike të 1912-1913 dhe Shqipëria u bë një shtet i pavarur.

“Kosova dhe Shqipëria janë një brumë i vetëm etnik; ata patën lëvizje të përbashkëta deri në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë e më pas”, kujton ai.

Ndjenjë inferioriteti ndaj Shqipërisë

Në fillim të karrierës së tij akademike, gjatë viteve të para pas rënies së komunizmit, Spahiu jetoi dhe punoi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku thotë se pa se sa të painformuar ishin shqiptarët për çështjen e Kosovës. Ai përmend një gazetar shqiptar i cili u kthye nga Ulqini i Malit të Zi, një qytet bregdetar i banuar kryesisht nga shqiptarë, dhe tha se ishte habitur shumë që kishte parë “jugosllavë që flisnin shqip”.

Shumica e studentëve të universitetit ku ai ligjëroi në Shqipëri në fillim të viteve 1990, sipas Spahiut, nuk mund të përmendnin më shumë se disa qytete të Kosovës. Pas tre dekadash gjërat kanë ndryshuar.

“Njohuritë për Kosovën po rriten në Shqipëri. Disa vite më parë, isha i ftuar në të njëjtin universitet dhe u bëra studentëve të njëjtën pyetje për qytetet e Kosovës dhe ata dinin shumë më tepër,” vuri në dukje ai.

Megjithatë, Spahiut i vjen keq për një ndjenjë inferioriteti që sheh te liderët politikë të Kosovës kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

“Ka një inferioritet ndaj Shqipërisë nga liderët e Kosovës. I vetmi që nuk ndihej inferior ishte Ibrahim Rugova (presidenti i parë i Kosovës). Fatkeqësisht, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe veçanërisht kryeministri aktual Albin Kurti reflektojnë inferioritet ekstrem ndaj Shqipërisë, gjë që nuk është gjë e mirë për Kosovën”, tha ai.

Kurti gjithë karrierën e tij politike e ka bazuar në bashkimin e të gjithë shqiptarëve si pjesë e programit të partisë së tij. Që kur u vendos në krye të qeverisë së Kosovës, ai ka thënë shpesh se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë, nëse do të organizohej një referendum për këtë çështje. Të njëjtën gjë ka thënë së fundmi edhe homologu i tij shqiptar Edi Rama. Por Spahiu nuk është i bindur nga fjalët e tyre.

“Po, nëse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç organizon një referendum!” tha Spahiu duke u tallur duke komentuar deklaratat e Kurtit dhe Ramës.

“Deklarata e tyre tingëllon si e pakuptimtë. Dy kryeministra të dy vendeve sovrane i thonë ‘po’ bashkimit ‘nëse ai organizohet”. Nëse jeni ‘pro’, pse nuk e organizoni, nëse ekziston një interes i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë? Me këtë ata tregojnë se as Kosova e as Shqipëria nuk janë vende sovrane – ose të dy liderët flasin thjesht sa për të thënë”, tha Spahiu.

Bisedat për bashkim dëmtojnë Kosovën, jo Shqipërinë

Biseda për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, sipas Spahiut, është gjithashtu në kundërshtim me interesin e Kosovës.

“Ndërsa kjo mungesë serioziteti e dëmton pak Shqipërinë, sepse ajo tashmë është anëtare e OKB-së dhe NATO-s, ajo e dëmton shumë Kosovën (jo anëtare e BE-së dhe NATO-s), shumë tmerrësisht”, tha ai.

Kundërshtimet e forta të shprehura nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së garantojnë se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së dhe është gjithashtu larg anëtarësimit në NATO.

“Nëse flamuri i Kosovës do të shfaqej publikisht në Shqipëri, siç tregohet flamuri i Shqipërisë në Kosovë, kjo nuk do ta dëmtonte reputacionin e Shqipërisë si shtet në botë”, tha ai.

“Por të kesh flamurin e Shqipërisë kudo në Kosovë, kjo e dëmton Kosovën sepse tregon inferioritetin dhe papjekurinë e saj politike. Në thelb, Kosova ka identitetin e vet – por e pasqyron atë në mënyrë të gabuar në raport me ndërkombëtarët”, shtoi ai.

Megjithatë, ai po ashtu pohon se simbolet e vetë Kosovës po pranohen gradualisht nga publiku.

“Me kalimin e viteve, situata po ndryshon në favor të flamurit të Kosovës, por ende jo në masën që do të duhej, 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008”, tha ai.

Në studimin e tij, Spahiu përmend një nga faktorët që ende i ka shtyrë kosovarët të identifikohen më shumë me simbolet shtetërore – sportin.

“Sporti ka zgjuar ndërgjegjen kombëtare të Kosovës sepse shumë sportistë kanë përfituar nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. Në fillim, shumë sportistë kundërshtuan që Kosova dhe Shqipëria të kenë dy kombëtare, por tani situata ka ndryshuar”, tha Spahiu për BIRN.

Në momentin që Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, populli i Kosovës do ta ndiejë më qartë ndjenjën e tij kombëtare”, shtoi ai.

Çmimi që duhet paguar për njohjen serbe

Me origjinë nga qyteti i ndarë verior i Mitrovicës, i cili ka qenë një e ndezur tensionesh etnike midis shqiptarëve të pozicionuar në jug të lumit Ibër dhe serbëve në veri, Spahiu tha se dialogu ende në vazhdim midis Kosovës dhe Serbisë do të përcaktojë çmimin që Kosova duhet të paguajë në këmbim të njohjes së saj nga ana e Serbisë.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja po bëhet për çmimin që Kosova duhet të paguajë për të marrë njohjen nga Serbia. Sigurisht, pjesa veriore e Kosovës është çështja më praktike që ky çmim të paguhet”, tha Spahiu.

“Kisha shpresuar se kjo marrëveshje do të bëhej brenda 10 apo 20 viteve nga çlirimi i Kosovës në vitin 1999, por duket se isha shumë optimist. Tani jam i bindur se as Kurti nuk do të mund ta arrijë këtë marrëveshje”, shtoi ai.

Bisedimet që nga viti 2011 mes dy palëve kanë sjellë një progres në çështjet teknike, por jo në çështjen kryesore politike të statusit përfundimtar të Kosovës. Për vite me radhë, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë shkëmbyer akuza se cila palë është përgjegjëse për dështimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Negociatat çuan në të ashtuquajturën Marrëveshje të Brukselit në vitin 2013, e cila parashihte themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në zonat e Kosovës ku ato përbëjnë shumicën. Por tetë vjet pas kësaj, ideja mbetet thjesht në letër, një viktimë e tensioneve të vazhdueshme politike midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti “u soll në pushtet me premtimin se do t’i japë fund kësaj çështjeje, por qasja e tij nuk është ajo të cilës duhet t’i përmbahet një lider kosovar”, thotë Spahiu.

“I sugjerova që kur të takohej për herë të parë me Vuçiçin në Bruksel, të pyeste: ‘Çfarë dëshironi në këmbim të njohjes së Kosovës?’ Në vend të kësaj, pyetja e tij për Vuçiçin ka qenë: ‘Kur do ta njihni Kosovën?’ Me këtë, dialogu ka marrë një tjetër kthesë sepse përgjigja e Vuçiçit ka qenë ‘Kurrë’. Prandaj, ata po humbasin kohë për çështje që mund të ishin diskutuar pas mbylljes së një marrëveshjeje”, përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ahmet krasniqi nexhmedin spahiu ahmet krasniqi nexhmedin spahiu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë