LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet bien me 17% për 7 mujorin e parë, tekstilet e këpucët me krizën më të madhe. Ndryshon gjeografia e tregtisë

17 Gusht 2020, 10:55 Nga DOSJA
Eksportet bien me 17% për 7 mujorin e parë, tekstilet e

SHQIPËRI-Eksportet kanë vijuar rikuperimin edhe përgjatë muajit korrik, në raport me muajin e mëparshëm, por mbeten ende larg niveleve të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Korrik 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliardë lekë, duke u ulur me 11,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 6,2 %, në krahasim me Qershor 2020.

Rënia me bazë vjetore e korrikut ishte më e lartë sesa e qershorit, ku u shfaqën sinjale se eksportuesit po e rimerrnin veten. Në qershor, rënia në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ishte 9.7%, pas tkurrjes së fortë në në mars (-36.2), prill (-44%) dhe maj (-22.7%). Ndërsa në dy muajt e parë, përpara fillimit të pandemisë, tendenca kishte qenë pozitive (+6.3%).

Për 6 mujorin, tendenca është negative prej -16.8% me bazë vjetore, gjithsesi me një ngadalësim të rënies, në krahasim me 17.7%, që ishte tkurrja për 6 mujorin.

Efektin kryesor në këtë tkurrje e ka dhënë reduktimi i eksporteve të industrisë së tekstileve e këpucëve, që ka ndikuar në më shumë se gjysmën e rënies për 7 mujorin.

Dy grupet me ecurinë më pozitive janë ushqime, pije dhe duhan, të cilat nuk e kanë ndier pandeminë dhe makineri e pjesë këmbimi, që pas një ngërçi në muajin e parë të pandemisë, pothuajse i janë rikthyer normalitetit.

Sipas INSTAT, Rënia vjetore e eksporteve prej 11,6 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -6,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +0,1 pikë përqindje.

Për 7 mujorin, Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë” me -8,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,1 pikë përqindje.

Tekstilet e kanë më të lehtë të përshtaten, sesa këpucët

Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar në vend, me një të tretën e totalit, por edhe më i godituri nga pandemia. Varësia e këtij sektori nga Italia, me mbi 70% të totalit bëri që shumë kompani të shihnin anulimin e porosive ose shtyrjen në pagesa. Të dhënat e INSTAT tregojnë se për 7 mujorin, eksportet e këtij grupi ranë me 22 për qind. Në korrik, tendenca tkurrëse ka vijuar, me -15.6 përqind.

Sektori i tektileve e ka pasur më të lehtë përshtatjen, pasi një pjesë e madhe e kompanive po punojnë për prodhimin e maskave, ose veshjeve të punës. Në qershor, psh, eksportet e tekstileve arritën nivelin e një viti më parë, ndërsa këpucët ishin 18% më të ulëta se qershori 2019.

Eksportet totale drejt Italisë ranë me 23.4% për 7 mujorin, duke dëshmuar pasojat e varësisë së lartë që ne kemi ndaj këtij vendi, ku shkojnë mbi 50% e totalit të eksporteve (pjesa më e madhe e të cilave janë tekstile e këpucë).

Lëndët djegëse dhe mineralet, rekuperim i ngadaltë

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse ranë me 22% në korrik. Për 7 mujorin, ky grup është tkurrur po me 22%.

Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend, i cili ndërpreu përkohësisht prodhimin në prill e maj, njoftoi se nga fundi i muajit maj, akttiviteti iu rikthye gradualisht normalitetit. Kompania njoftoi më herët se në qershor pothuajse 95% e puseve në fushën Patos-Marinza janë rivënë në punë dhe kanë rifilluar operacionet e prodhimit të naftës papërpunuar. Gjithsesi, edhe në korrik eksportet ishin me rënie, teksa shitjes drejt Spanjës, që është destinacioni kryesor i Bankers ranë me 7.3%.

Negativisht ka ndikuar dhe rënia e prodhimit të energjisë elektike, si rrjedhojë e motit të thatë.

Eksportet e produkteve bujqësore, me rritje, kalojnë në grupin e tretë kryesor

Bujqësia ka vijuar punën e pashqetësuar nga pandemia dhe është e vetmja që ka pasur një vit të mbarë. Në korrik, eksportet e “Ushqime, pije dhe duhan” u rritën me 7.3 %, ndonëse ritmet janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me qershorin. Për 7 mujorin, ky grup shënoi një zgjerim prej 5.7, duke shënuar performancën më të mirë për janar-korrik nga të gjithë sektorët.

“Ushqime, pije dhe duhan” kaluan në grupn e tretë më të eksportuar në vend për 7 mujorin, me 14% të totalit, nga 11% në të njëjtën periudhë të një viti më parë (shih grafikun).

Materiale ndërtimi dhe metale, rënie të fortë edhe në korrik

Eksportet e “material ndërtimi dhe metale” ranë me 22 % në korrik. Për 7 mujorin tkurrja është 25.4%.

Kurum, prodhuesi kryesor i këtij grupi dhe eksportuesi i dytë më i madh në vend, pas Bankers Petroleum, po rikuperon aktivitetin, pas një ndërprerjeje të përkohshme në fillimet e pandemisë. kërkesa në Maqedoni dhe Kosovë, që janë tregjet kryesore të eksportit është rritur. Por, bursat e metaleve mbeten shumë dobët dhe çmimet kanë shënuar ulje, kjo e ka ndikuar negativisht kompaninë, pasi po hyn më më shumë hekur nga importi.

 Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi rimarrin veten

Grupi i “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që vitin e kaluar ishte me rritje dy shifrore për shkak të zgjerimit të investimeve në montimin e pjesëve elektrike të industrisë automotike, shënoi rënie prej 14% në maj. Ndërsa në qershor, aktiviteti filloi të rekuperohej, me eksportet që u rritën me 1.6%. Në korrik, ky grup u zgjerua me 1.2% Për 7 mujorin, eksportet ishin pozitive, me një zgjerim prej 2.2%, të ndikuar dhe nga performanca e mirë e dy muajve të parë dhe rikuperimi i qershorit dhe korrikut.

Nga qershori fabrikat iu rikthyen aktivitetit pothuajse me kapacitet të plotë. Koreanojugorët e “Yura Corporation”, kanë filluar prodhimin “test” në Fier. “Forschner” po punon me kapacitet të plotë, por me turne, duke iu përgjigjur kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa “Delmon Group Albania” është optimist për vijimin, duke pritur një rritje deri në 20% për vitin 2020. “PSZ Albania” gjatë pandemisë ka vijuar normalisht punën.

Ulet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, në Korrik 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 11,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 6,2 %, në krahasim me Qershor 2020. Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u ulur me 5,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me Qershor 2020. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u ulur me 0,3 %, krahasuar me Korrik 2019 dhe duke u rritur me 9,9 %, në krahasim me Qershor 2020.

Në shtatëmujorin e 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 150 mld lekë, duke u ulur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 328 mld lekë, duke u ulur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 178 mld lekë, duke u ulur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Ndryshon gjeografia e eksporteve dhe importeve

Sipas INSTAT, në muajin Korrik 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2019 janë: Cekia (14,7 %), Serbia (42,5 %), dhe Rumania (12,1 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (16,9 %), Kosova (13,4 %) dhe Spanja (7,3 %).

Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (10,1 %), Serbia (8,1 %), dhe Franca (29,9 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (23,4 %), Kosova (25,5 %) dhe Spanja (10,8 %).

Në muajin Korrik 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2019 janë: Turqia (23,1 %), Kina (3,3 %) dhe Maqedonia Veriut (29,8 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (7,6 %), Greqia (5,1 %) dhe Gjermania (3,6 %).

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Rusia (37,4 %), Maqedonia e Veriut (0,4 %) dhe Hollanda (8,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (18,1 %), Turqia (2,2 %) dhe Greqia (9,8 %).

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi eksportet ne shqiperi eksportet ne shqiperi


Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime