LIVE UPDATES
Politike

Ekspertja për Ballkanin: Negociatat s’do të hapen, politika shqiptare në krizë të thellë

29 Mars 2019, 19:34 Nga DOSJA
Ekspertja për Ballkanin: Negociatat s’do të hapen, politika

Blerja e votës është një fenomen i njohur në Shqipëri, por nuk u bë asgjë për ta luftuar këtë. Kështu shprehet ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel, në një intervistë për DW. Sipas saj, Shqipëria po kalon në krizë të thellë politike.

Intervista e plotë

Deutsche Welle: Shqipëria është përfshirë sërish nga protestat, opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për lidhje me krimin, dhe qeveri tranzitore. Si e vlerësoni ju gjendjen aktuale në Shqipëri?

Johanna Deimel: Sigurisht demonstratat paqësore janë një e drejtë bazë demokratike. Për fat të keq në të kaluarën e afërt në Shqipëri demonstratat janë organizuar gjithmonë nga opozita e radhës, herë pas here ka pasur dhunë, ato janë keqpërdorur e kanë çuar në kriza të rënda politike. Akuzat përsëriten: Kur ishin socialistët në opozitë, akuzohej Partia Demokratike për korrupsion e lidhje me struktura kriminale. Tani është PD që akuzon Edi Ramën për lidhje të tilla. Për fat të keq kursi konfrontues e karakterizon për një kohë të gjatë Shqipërinë. E nuk mund të jetë mjet i përballjes politike bllokimi i parlamentit dhe minimi i punës së ij.

Por pikërisht kjo ka ndodhur, deputetët e opozitës së bashkuar dogjën mandatet si akt të fundit ekstrem, ndoshta për të zgjuar më shumë vëmendje për kauzën e tyre, por ndërkohë po betohen deputetë të rinj nga opozita. Si e shikoni këtë hap, krijimin e një opozite të re, le të themi, brenda opozitës?

Dorëzimi i mandateve të 57 politikanëve të opozitës ka qenë i papërgjegjshëm për mendimin tim, jo vetëm kaq ai hedh dritë edhe për gjendjen e brendshme në parti, ku me porosi nga lart të liderëve të partisë u kërkohet deputetëve të lenë mandatin. Këta deputetë janë përfaqësues të zgjedhur nga populli e në një demokraci parlamentare i detyrohen zgjedhësve të tyre. Nga ana tjetër duket, se nuk doli llogaria e PD së Bashës dhe e LSI për të çuar në paralizim të plotë të jetës parlamentare. Disa deputetë e kanë refuzuar këtë porosi nga lart. Fakti që pasuesit nga LSI apo nga PD apo ata që duan të marrin mandatin tani do të përjashtohen nga partia, tregon edhe nevojën urgjente për reformën zgjedhore.

Kandidatët e partive duhen të zgjidhen në një proces të hapur demokratik, e jo të jenë thjesht formalisht mbushës të listave. Tani po tregohet, se sa e gabuar ishte ujdia për listat e mbyllura, për të cilat ranë dakord Rama dhe Berisha në vitin 2008. Me të drejtë KQZ tani ka marrë në dorë listën e partive përkatëse të vitit 2017 e po plotëson vendet vakante me kandidatë pasues, për sa kohë këta e duan mandatin. Kjo është rruga e duhur dhe nuk ka të bëjë me atë, që KQZ po krijon një opozitë brenda opozitës.

A do të jenë këta deputetë të rinj zgjidhja apo kjo do të çojë kjo në një ashpërsim të situatës?

Do të shohim se çdo të ndodhë me “opozitën e re” që është krijuar me rreth 7 deputetë të PD. Ndoshta është aty edhe bërthama e një force të re politike që mund të sjellë një frymë të re e do të thyejë sistemin bipolar  konfrontues e paralizues. Ndoshta ajo mund të jetë edhe fillimi i fundit të Bashës. Nëse ia dilet me këtë opozitë të re të rifillojë puna parlamentare mes qeverisë e opozitës, kjo vetëm mirë do të thotë për vendin.

Mosbesimi është i thellë mes palëve. Si PD edhe LSI ngrenë akuza të forta, duke u bazuar në disa audiopërgjime të publikuara që tregojnë lidhje të politikës me struktura kriminale për blerjen e votës. BE thotë që akuzat e opozitës duhet t’i trajtojë drejtësia, opozita, thotë se prokuroria është nën ndikimin e Ramës e disa dosje të caktuara nuk ndiqen, gjë që çoi edhe tek hapi ekstrem i djegies së mandateve. A nuk është kjo një pikë e vdekur?

Audiopërgjimet që u publikuan në fillim të shkurtit nga Voice of America donin të provonin blerjen e votave nga PS. Për fat të keq blerja e votës është një fenomen i njohur i zgjedhjeve të fundit parlamentare, edhe vëzhguesit e OSBE kanë raportuar për parregullsi përkatëse. Problemi është, se pas kësaj asgjë nuk ndodhi.

Rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 e njohën të gjitha partitë politike, edhe ne ndërkombëtarët, e para së gjithash edhe BE. Pra, parimisht është e drejtë që nga ana e BE thuhet që çështja t’i jepet drejtësisë që të ndërmarrë hapat e duhur. Edhe nëse sistemi i drejtësisë ende nuk i përgjigjet kritereve europiane të ligjshmërisë dhe ndodhet nën ndikimin e politikës. Por po ashtu ne të gjithë e dimë, se për këtë duhet të ketë qëndrime të qarta dhe në raste shkeljesh Brukseli dhe Uashingtoni duhet të tregojnë vijat e kuqe.

Jo vetëm problemet në sistemin e drejtësisë, blerjen e votës, por edhe korrupsioni janë arsyet që e kanë nxjerrë opozitën në rrugë e duket se kjo do të vazhdojë. BE ka kritika për djegien e mandateve e kërkon që përballja të bëhet në parlament. Si i shikoni këto kritika?

Nëse opozita nuk ka mjet tjetër veç rrugës, kjo është provë varfërie e botëkuptimit politik. E nëse kësaj i shtohet edhe bojkotimi i zgjedhjeve lolake në qershor, atëherë unë e shoh Shqipërinë në regresion politik. Nocionin “stabilokraci” unë e kam përdorur për herë të parë në një analizë për Shqipërinë në tetor 2012. Ai përdoret sot gjerësisht mes ekspertëve, por unë kam dashur të përshkruaj një sistem gjithnjë e më autokratik, që tolerohet nga ana e ndërkombëtarëve, si dhe BE gabimisht në emër të një stabiliteti. Besoj, se zhvillimet e sotme në Shqipëri janë shkas për shqetësim të madh, sepse ky stabilitet nuk është i garantuar më. Duhet të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore. “Stabilokraci” Shqipëria nuk është më, më shumë “një destabilokraci”, për ta variuar termin tim.

Por BE kësaj here nuk duket shumë e interesuar për ndërmjetësim, mendoni se mund ta tejkalojë vetë Shqipëria këtë krizë?

Po, e vërtetë, se një ndërmjetësim nga ana e BE nuk është parashikuar këtë herë. Megjithatë vizitat e rëndësishme politike nga Brukseli, nga SHBA, nga Berlini, tregojnë se gjendja merret seriozisht. Ne nuk duhet të harrojmë, se BE vetë për shkak të Brexit, zgjedhjeve të pritshme europiane e Komisionit të ri pasues nuk i ka vërtet kapacitetet e nevojshme, të paktën deri në qershor 2019 edhe kur të bëhet fjalë për vendimin pro ose kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me BE.

Domethënë ta harrojë Shqipëria edhe këtë qershor hapjen e negociatave…

Me gjendjen e tanishme nuk ka për të pasur negociata anëtarësimi. Nëse do të kishte një gjuhë të përbashkët, do të kishim pasur prej kohësh reformën zgjedhore, edhe reforma në drejtësi do të kishte ecur më përpara. Do të kishte pasur procese gjyqësore të mbyllura edhe në nivele të larta që dyshohen për korrupsion apo lidhje me kriminalitetin, e jo vetëm kundër peshqve të vegjël. Do të kishim pasur edhe një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, për shembull./Marrë nga DW

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave johanna deimel kriza politike hapja e negociatave johanna deimel kriza politike

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim