LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Rusia ka ashpërsuar angazhimin e saj kundër shtetësisë së Kosovës

12 Shtator 2021, 21:14 Nga DOSJA
Ekspertët: Rusia ka ashpërsuar angazhimin e saj kundër

KSOOVË- Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED, Lulzim Peci, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Kosova në bashëkrendim me partnerët e saj perëndimorë, duhet të përgatitet për sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të shmangur ndonjë tërheqje të ndonjë njohjeje të pavarësië së saj nën ndikimin e Rusisë, aleates së vjetër të Serbisë.

Një studim i këtij Instituti vë në pah se Rusia ka ashpërsuar angazhimin e saj kundër shtetësisë së Kosovës. Zoti Peci, autori i studimit që analizon deklaratat publike, konferencat për shtyp, artikujt dhe dokumentet e tjera të botuara nga politika e jashtme ruse, nga 1 qershori deri më 15 gusht të këtij viti, thotë se analiza tregon qartë vazhdimësinë e synimit për t’i gërryer themelet e shtetësisë së Kosovës dhe të angazhimit të perëndimit në Kosovë dhe në rajon.

“Rusia pikë së pari është e interesuar që ta denigrojë shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe legjitimitetin e legalitetin e saj, kjo është pika kryesore e luftës ruse ndaj Kosovës. Të dytën pikë e kanë duke tentuar ta paraqesin Kosovën si një vend i cili i shtyp pakicat e saj, në këtë rast sidomos komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse serbe. Komponenta e tretë ka të bëjë me goditjen e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës, duke tentuar ta paraqesin atë si një vend matrapaz, ku lulëzon krimi, korrupsioni, kontrabanda e të gjitha këto”, thotë zoti Peci.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe kohore janë analizuar edhe shkrimet e disa mediave me origjinë ruse, të cilat kanë publikuar diku 500 lajme lidhur me Kosovën, mbi 19 për qind e të cilave përmbajnë dezinformata.

Lufta diplomatike e Rusisë kundër Kosovës, thotë ai, është thelluar pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në muajin prill të vitit 2013, kur në qershor të po atij viti Rusia nënshkroi partneritetin strategjik me Serbinë.

“Ky angazhim sot e asaj dite vazhdon dhe nuk dihet realisht se a më tepër po i duhet Rusisë Serbia apo Serbisë Rusia. Është një fuzionim i interesave të tyre sepse të dyja palët kanë nevojë për njëra tjetrën dhe kjo nuk është ngjarje rasti. Unë mendoj që në momentin kur Serbia e njeh Kosovën, Rusia nuk do të ketë ndonjë interes të mirëfilltë në rajon, por derisa vazhdon kjo gjendje, që ajo do të tentojë ta shtyjë sa më shumë, ata do të përfitojnë nga destabiliteti në rajon, në oborrin e perëndimit dhe në anën tjetër do ta shfrytëzojnë këtë për benefite në fqinjësinë e tyre”, thotë zoti Peci.

Ai tërheq vëmendjen se në sesionin e 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Rusia do të vazhdojë të paraqesë Kosovën si çështje të hapur që duhet të zgjidhet në bazë të rezolutës 1244 dhe që pavarëisa e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ky synim sipas tij ndërlidhet edhe me skadimin e moratoriumit një vjeçar të përcaktuar me marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator 2020 mes Kosovës dhe Serbisë, që Serbia të mos punojë për tërheqjen e njohjeve dhe as Kosova të mos aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Rusia vazhdimisht shfrytëzon Serbinë dhe Kosovën për shtrirje të ndikimit të saj në Ballkan.

“Kjo është edhe në strategjinë e saj për Ballkanin, strategjia ruse e cila i ka pesë kapituj e tre nga ta i ka mu për Kosovën. Njëra prej atyre pikave është edhe cështja e fragmentimit të ortodoksizmit në rajon, që nënkupton se dëshiron të ja humb autoqefalitetin Kishave Ortodokse. Me fjalë të tjera shfrytëzon edhe fenë përpos aspekteve tjera të involvimit të saj”, thotë zoti Ibishi.

Ai thotë se përveç rrafshit diplomatik, Rusia është mjaft aktive edhe në çështje që lidhen me sigurinë.

“Posaçërisht kur kemi të bëjmë me manovrat ushtarake, organizon manovra ushtarake më të mëdhatë që nga koha e ish Jugosllavisë pra manovrat e vëllazërisë ruse, me Bjellorusinë, Serbinë, në kufi me Kosovën. Pastaj edhe paisja me armatim luftarak e Serbisë, që në një forme po krijon një pabarazi. Serbia këtë po e shfrytëzon në bazë të neutralitetit, duke shfrytëzuar edhe mundësinë meqë është në fazën e partneritetit për paqe me NATO-n, por njëkohësisht po merr paisje në veçanti nga Rusia dhe vendet tjera aleate të Rusisë”, thotë ai.

Në anën tjetër, zoti Peci thotë se moskrjimi i mekanizmave institucionalë për përballje me fushatën e Rusisë dhe mungesa e bashkërendimit ndërinstitucional lidhur me këtë cështje, janë ndër dështimet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës.

“Nëse nuk ka persona të cilët në mënyrë të vazhdueshme përcjellin atë se çfarë thotë një shtet ndaj neve, sepse ne nuk kemi ambasada në këto shtete, atëherë nuk mund të krijohet politika e mirëfilltë, meqë politika e mirëfilltë bazohet në informata. Për këtë arsye Kosova deri sot nuk ka ndërtuar kurrfarë narrative ndaj Rusisë, reagimet tona kryesisht kanë qenë ad hoc dhe pa kurrfarë politike prapa.. Në anën tjetër nuk ka asnjë bashkërendim ndërmjet presidencës, ministrisë së Jashtme dhe kryeministsrisë, kurrë nuk ka pasur, kjo është një sëmundje kronike dhe përfshin të gjitha qeveritë”, thotë zoti Peci.

Ai rekomandon themelimin e një grupi punues për komunikim strategjik, që do të kishte angazhim kryesor përballjen me fushatën e Rusisë e Serbisë, por edhe me vendet e tjera që përpiqen të ushtrojnë ndikim, siç është Kina.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet