LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët në Poloni dhanë dorëheqjen, Mjeku: Kjo situatë është në shumicën e vendeve

30 Janar 2022, 10:26 Nga DOSJA
Ekspertët në Poloni dhanë dorëheqjen, Mjeku: Kjo

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar shkrimin e një medjaje poloneze, në lidhje me kontraditat mes qeverisë si dhe ekspertëve mjekësor në lidhje me Covid. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se këtë lloj marrëdhënie mes ekspertëve si dhe politikanëve e ka shumica e shteteve. Në shkrimin e Lancet shkruhet se shumica e eksperëtve të Këshillit Mjekësor për Covid dhanë dorëheqjen për shkak se sygjerimet e tyre mbi Covid nuk po merreshin parasysh.

Postimi i Plotë:

Miqtë e mi, më poshtë mund të gjeni të përmbledhur marrëdhënien ndërmjet ekspertëve dhe politikanëve në një prej shteteve të Bashkimit Europian, Poloninë. Këtë lloj marrëdhënie jofunksionale e ka shumica dërrmuese e shteteve, por rrallëherë paraqitet në literaturën mjekësore, kurse në media paraqitet sipas humorit dhe marrëdhënies së tyre me partitë përkatëse. Më poshtë mund të gjeni në një grimcë shkrimi publikimin në prestigjiozen Lancet të dorëheqjes së treçerekut të anëtarëve të Këshillit Mjekësor COVID-19 në Poloni.

Shumica e Organit Këshillimor Mjekësor mbi COVID-19 në Poloni ka dhënë dorëheqjen, duke deklaruar se këshillat e tyre janë injoruar. 13 ndër 17 anëtarë u dorëhoqën më 14 janar 2022 duke dhënë arsyetime si:
 “…toleranca ndaj mohimit të COVID-19 dhe e rëndësisë së vaksinimit kundër pandemisë… që vërehet në deklaratat e qeverisë dhe të zyrtarëve…”
 “…diskrepanca e sjelljes së qeverisë me gjykimin dhe praktikën shkencore dhe mjekësore…”
“…mungesa e përforcimit/zbatimit të masave nga ana e organeve qeveritare…”

Të dhënat mbi pandeminë në Poloni:
Polonia është ndër shtetet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 në botë.
Niveli i vaksinimit është 56% (përditësuar më 18 janar 2022).
1 ndër 3 persona 18-65 vjeç deklaron se nuk do të vaksinohet kurrë kundër COVID-19.
Hezitimi dhe mosrespektimi i masave është veçanërisht i lartë në zonat rurale, ku partia në fuqi (Laë and Justice) ka mbështetjen kryesore elektorale.

Dr Robert Flisiak, Presidenti i Shoqatës Polake të Epidemiologëve dhe të Infeksionistëve, u shpreh:
“:..marrëdhënia ndërmjet Këshillit Mjekësor dhe qeverisë ka qenë i shkëlqyer deri në mesin e 2021, kur filloi të ngadalësohej vaksinimin në Poloni në mes të një ndjenje në rritje anti-vaksinim…”
“Qeveria u duk se mori një qasje “të shohim e të bëjmë” dhe ishte kundra marrjes së masave jopopullore.”
“…politikanët nuk donin të humbnin mbështetjen e votuesve, duke simpatizuar lëvizjet anti-vaksinim ose duke u përfshirë aktivisht në to…”

Pas dorëheqjes, qeveria deklaroi:
“Është roli i qeverisë që të marrë vendime bazuar mbi pozicionet e ndryshme të ekspertëve si: Këshilli Mjekësor, ekonomistët, ekspertët e fushave të tjera të prekura nga epidemia.”

Mjekë të palidhur me Këshillin Mjekësor janë shprehur se reagimi i qeverisë ndaj dorëheqjeve ishte shqetësues.

Dr. Krzysztof Filipiak, Zv. Rektori i Universitetit Mjekësor të Varshavës, u shpreh se kjo deklaratë sugjeron se:
“…qeveria e djathtë e Polonisë ka pranuar nivel jashtëzakonisht të lartë vdekshmërie dhe nuk dëshiron të ndryshojë asgjë.”

Qeveria po mundohet të themelojë një tjetër Këshill Mjekësor.
Por anëtarët e dorëhequr kanë dyshime e tyre se edhe zëvendësuesit nuk do të kenë sukses në ndikimin e vendimeve politike.

Në këtë drejtim, Prof. Anna Piekarska, Departementi i Sëmundjeve Infektive dhe Hepatologjisë, Universiteti Mjekësor i Lodz, u shpreh:
“…Nëse zëvendësuesit rekomandojnë atë çka qeveria dëshiron të dëgjojë, qeveria nuk do ta ketë aspak problem, por asgjë nuk do të ndryshojë.”

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ilir alimehmeti covid ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet