LIVE UPDATES
Aktualitet

Poza në dëborë! Rama: Mrekulli që mbijetova në ’97! Pushteti është si kafshë e egër

30 Janar 2022, 08:09 Nga DOSJA
Poza në dëborë! Rama: Mrekulli që mbijetova në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën gjermane ”Manager Magazine” (MM), partnere e Harvard Business. Një intervistë e zhvilluar në Tegernsee, qytet turistik në Bavari, Gjermani, Rama foli për ecurinë drejt politikës, rolin e mafies shqiptare dhe pushtetin të cilin e konsideron si një “kafshë të egër”. Kreu i qeverisë tregoi për dhunën që iu ushtrua në vitin 1997, për të cilën thotë se është mrekulli që sot është gjallë. Ndër të tjera, ai pohoise nëse do të kishte lindur në Gjermani, nuk do ti kishte hyrë kurrë jetës së politikës.

Pjesë nga INTERVISTA:

MM: Si artist i ri, në vitin 1997 jeni rrahur për vdekje me shufra hekuri nga kundërshtarët politikë. Të paktën kështu kanë menduar autorët, të cilët ju kanë lënë të shtrirë në anë të rrugës me këtë bindje.

RAMA: Mjeku që më trajtoi në Paris mendoi se ishte një mrekulli që mbijetova dhe se kjo ishte vetëm për shkak të aftësive dhe forcës sime fizike. Dikur kam qenë basketbollist në ekipin kombëtar.

MM: Çfarë ju bëri kjo përvojë?

RAMA: Në fillim ishte thjesht e tmerrshme, kishte ditë që nuk ndjeja absolutisht asgjë, më pas pati shpërthime euforie dhe në fund një fazë mjaft e errët. Mjeku im më kishte paralajmëruar për këtë. Kjo gjendje zgjati për muaj të tërë, edhe për shkak se Shqipëria ishte shumë e mbushur me dhunë, vazhdimisht në prag të luftës civile. Në fund, kjo përvojë më bëri të fortë, madje nuk më interesonte më se kush donte të më vriste.

MM: Është e vështirë të kuptosh, në Shqipëri të gjithë i njohin të gjithë, ndaj a doni të dini se kush e ka dhënë urdhrin ”Më sillni kokën e Edi Ramës”?

RAMA: Jo, nuk dua. Unë kisha jetuar në Paris prej disa vitesh dhe arrita të vendosem atje si artist. Ky pozicion i vetëmjaftueshëm më dha liri të brendshme të pamasë. E vetmja gjë që më mbeti pas kësaj përvoje ishte vendosmëria për të çliruar vendin tonë nga këto forca të errëta e të dhunshme. Jeta ime u përcaktua nga konteksti historik. Nëse do të kisha lindur në Gjermani, me strukturat e saj të plota, nuk do të kisha hyrë kurrë në politikë! Në Shqipëri, e vjetra duhej shkatërruar dhe të ndërtohej e reja në të njëjtën kohë. Një detyrë herkuliane, por pas sulmit ndaj meje, gjeta forcën për ta bërë.

MM: Çfarë ju shtyu drejt politikës?

RAMA: Vullneti për të ndarë kanavacën. Fakti që artistët shijojnë një imazh të padyshimtë më bie në sy. Nga ana tjetër, ka një paragjykim për Shqipërinë që vështirë se mund të zhduket: një vend i rrezikshëm i krimit të organizuar. Kur njerëzit me të cilët flas e dinë se jam artist, të paktën ideja e tyre e parë nuk është “Shiko, ja ku po vjen bosi i mafias”.

MM: Pavarësisht programeve kundër korrupsionit, mafia shqiptare ende ekziston.

RAMA: Por, ajo luan një rol shumë më të madh jashtë vendit sesa te ne. Porti i Roterdamit, për shembull, është Kolumbia e Evropës. Kur kryetari i bashkisë së qytetit më vizitoi një herë, ai donte një eskortë të armatosur që të shkonte nga aeroporti në qytet i padëmtuar. Në fakt Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë ndër vendet më të sigurta në botë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, na siguroi disa herë në Tiranë vjeshtën e kaluar se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet që kemi vendosur. E ardhmja e saj qëndron jashtë çdo dyshimi në BE!” Sa frustrues është fakti që pranimi ende nuk po përparon? Nuk i lejoj më vetes zhgënjim dhe dëshpërim. Gjatë gjithë viteve të mia në politikë kam mësuar të jem i duruar dhe të mos godas kokën pas murit.

Qarku ëildbad-Kreuth tani është në tatëpjetë. Terren i rrëshqitshëm. Akull i zi. Pas disa shëtitjeve arrijmë në destinacionin tonë, në mes të fermës së peshkut dukal, bar-rostiçeri me filetot më të mira të peshkut në qymyr. Edi Rama do të donte me të një birrë të lehtë. Rruga e kthimit të çon nëpër pyll përgjatë ëeißach. Ka disa skiatorë nëpër shtigje. “Sa larg është akoma?” Ai dëshiron të dijë herë pas here. Dhe zbulon: “Me të vërtetë nuk më kujtohet hera e fundit kur kam dalë për shëtitje”. Ndërkohë që kryeqytetasit në Shqipëri po shëtisin të gëzuar rreth liqenit të Tiranës, Rama mban veten në formë duke ecur. Tani ai kërcen me shkathtësi, sipas udhëzimeve të fotografit, mbi shkëmbinjtë e ujit malor të pastër si kristal. Ky burrë ka fuqi dhe delikatesë në të njëjtën kohë.

MM: Zoti kryeministër, ju konsideroheni një politikan mendjemprehtë, gjeostrategjikisht rojtari i ”portës së Ballkanit Perëndimor”. Sa shpesh luani me idenë për të tërhequr kartën kineze për të detyruar Perëndimin të reagojë?

RAMA: Ajo nuk ka kuptim. Para së gjithash, ndihma kineze nuk është e pakushtëzuar, siç pretendohet gjithmonë. Së dyti, ne identifikohemi me gjithçka që është e shenjtë për ne si evropianë. Kjo nuk është një strategji, kjo është një fe!

MM: Zhvilluesi global i megaprojektit ”Emaar Properties” po investon dy miliardë euro në qytetin port të Durrësit. A po shfaqet një Dubai i ri?

RAMA: Jo, supozohet të jetë marina më e bukur në Adriatik, e cila do të na lidhë edhe më ngushtë me Italinë – dhe nëse është një pikë referimi, atëherë është një simbol i një Evrope të re, të re fare. Shqipëria u ofron bizneseve kushte të shkëlqyera dhe një mënyrë e re jetese po zhvillohet atje.

MM: Ju ishit i vetmi kryeministër që u rizgjodhët për herë të tretë. Më parë keni qenë ministër i Kulturës dhe kryetar i bashkisë së Tiranës për 10 vjet. A të tjetërson kjo?

RAMA: Jam i pandjeshëm ndaj kësaj, ashtu si e kuptoj unë. Këtu është zyra dhe unë e mbush atë me gjithë pasionin tim, por kurrsesi nuk dominon gjithë jetën time. Kam edhe familje dhe kam një djalë tetë vjeç me bashkëshorten time të dytë, Lindën. Këtë atësi e përjetoj shumë më me vetëdije sesa me djalin tim të parë, një përvojë e papërshkrueshme! Të jesh kryeministër është një punë e vështirë, që të konsumon mendërisht. Por, dhimbja e vërtetë është të kesh kaq pak kohë për familjen. Por, një gjë është gjithashtu e sigurt: pushteti është si një kafshë e egër që dëshiron të të dominojë dhe të të mposhtë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet