LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Eksperienca sfiduese në kohë pandemie”/ E dashura e Mastershefit grek bllokohet në kufirin shqiptaro-grek: Shqipëria ka

9 Korrik 2020, 09:14 Nga DOSJA
“Eksperienca sfiduese në kohë pandemie”/ E dashura e

TIRANË-  Lotus Vrijma, e dashura e George Laskaridis, pjesëmarrësit të famshëm të  MasterChef në shtetin grek, duket se po përballet me një situatë të vështirë nga rregullat e forta që vendet e Ballkanit kanë ndërmarrë si shkak i përhapjes së Covid-19.

Mbyllja e kufijve ka bërë që shumë njerëz të mbeten në shtete të ndryshme pa dëshirën e tyre. Siç duket e njëjta gjë ka ndodhur e dhe me të dashurën e  George Laskaridis, e cila  është bllokuar në kufirin shqiptaro- grek për shkak se Greqia ka mbyllur kufijtë, masa të marra në kuadër të pandemisë.

Kështu, rreth kësaj eksperience që ajo po përjeton në kohë pandemie,  Vrijma ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku tregon të gjithë situatën që ka kaluar në kufi.

Postimi i Plotë i Lotus Vrijma:

Unë kam prirjen të tregoj atë që më ka mrekulluar gjatë udhëtimeve.  POR!Unë kam udhëtuar nëpër tërë botën dhe kam qenë në situata të çmendura dhe gjithashtu të rrezikshme dhe me të vërtetë që është shumë e rëndësishme të dëgjosh dhe të dish për këto gjëra. Do të doja vetëm t’i frymëzoja të tjerët për të udhëtuar, por është gjithashtu detyra ime edhe të  informoj njerëzit për udhëtimet. Po bëja një udhëtim të mrekullueshëm me mamanë time. Duke kaluar nëpër aq shumë vende, duke u hedhur nga furgoni në Kroaci, drejt e në det. Fjetur nëpër kampingje të dashura, kalova nëpër male. Kudo qemë shumë të mirëpritur … dhe më pas e ngamë makinën nëpër Shqipëri për të kaluar kufirin me Greqinë, destinacioni ynë përfundimtar. Dhe atëherë u refuzuam në kufi. Neve nuk na lejuan që të hynim në Greqi prej aty. Nuk e dinim këtë dhe pashë që edhe qytetarë të tjerë të BE-së refuzoheshin.  Përfunduam duke qëndruar në kufi për më shumë se 48 orë. Telefonova në të gjithë ambasadën dhe kudo, sepse ne kemi dokumentet që duhet të ishin të vlefshme për të kaluar,  por asnjë nuk  e dinte se çfarë të bënte saktësisht. E vetmja mundësi tjetër ishte të ktheheshim mbrapsht në Shqipëri, pastaj në Mal të Zi, Serbi për në Bullgari. Mirëpo ndërsa qëndronin duke pritur në kufi, mësuam diçka tjetër.  Kufijtë e Maqedonisë së Veriut janë mbyllur, Kosova është e mbyllur, Bullgaria po mbyllet së shpejti dhe ju duhet të mërrni tragetin për në Itali! Përfunduam në një situatë duke mos ditur fare se çfarë të bëjmë më dhe thjesht prisnim që ambasada të na telefononte.  Mendoj se ishte një nga përvojat më të tmerrshme të udhëtimit që kam pasur deri më tani.  Po në fund, situata nuk ishte edhe aq e keqe.  Por të mos dish se çfarë të bësh dhe të zbulosh që edhe autoritetet zyrtare tani nuk e kanë idenë, të jep një ndjenjë që je pa mbrojtje dhe e pasigurt. Të udhëtosh në kohërave ekstreme,  përfundimisht është ca më sfiduese.  Dhe është shumë e rëndësishme të informoheni sa më shumë që të mundeni përpara nisjes. Ju po rrezikoni sepse gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe çdo shtet mund t’i ndryshojë politikat e tij gjatë natës. Tani më në fund u ktheva mbrapsht në Shqipëri. Dhe Shqipëria ka qenë dhurata dhe surpriza më e madhe. Tani, më tregoni ju nëse keni pasur ndonjë përvojë duke udhëtuar gjatë kësaj kohe të koronavirusit.”

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz george laskaridis koronavirusi në greqi lotus vrijma george laskaridis koronavirusi në greqi lotus vrijma


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj