Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ekonomia e vendit shfaqi dobësi edhe në këtë fillim viti. Këto zhvillime u reflektuan në ritmet e dobëta të grumbullimit të te ardhurave buxhetore.
Sipas të dhënave zyrtare që i takojnë muajit janar 2021 arkëtimet në buxhet gjatë janarit arritën në 35,1 miliardë lekë me një rënie 2.4 për qind më janarin 2020, kur kriza e koronavirusit ende nuk e kishte prekur vendin tonë.
Duke parë rezultatet buxhetore, shihet se përformaca me negative është në të ardhurat e Tatimit mbi Fitimin të cilat shënuan rënie me 31 për qind në raport me një vit më parë. Të ardhurat nga ky tatim kanë pasqyruar dobësitë që biznesi ka kaluar vitin e kaluar ku për shkak të kufizimeve të karantinës së pranverës mbyllen aktivitetin ose punuan nën kapacitet. Kjo gjendje është reflektuar në fitime më të ulta dhe për rrjedhojë në më pak pagesa në buxhet.
Të ardhurat në tatimet kryesore si TVSH-ja, Akciza, TVSH kanë shfaqur ecuri më të mirë. Pasi ulja ka qenë shumë më e ulët në raport me janarin 2020. Arkëtimet nga TVSH-ja ishin 11.2 miliardë lekë me një rënie 2.5 për qind në raport me një vit më parë. Edhe kjo rënie u shkaktuar më së shumti nga disbursimet e larta të TVSH në janar 2021. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit të kaluar u rimbursuan mbi 2 miliardë lekë TVSH ose 54 për qind më shumë se një vit më parë.
Taksat e punës, TAP dhe sigurimet shoqërore kanë pësuar rënie të lehtë përkatësisht me 2.2% dhe 1 % duke treguar se punësimi kanë nisur rikuperimin. Gjithashtu të ardhurat nga pushteti lokal ishin më të larta se në janarin 2020 duke shënuar rritje me 9.4%.
Shpenzimet kapitale rriten 63 % në janar, por deficiti në kontroll
Në krahun e shpenzimeve, shihet një tkurrje më e madhe në raport me vitin e kaluar. Gjithsej gjatë muajit janar u alokuan 31,4 miliardë lekë ose 3.3 për qind më pak se vitin e kaluar, duke mbajtur kështu në kontroll edhe treguesin e deficitit buxhetor që pësoi zgjerim 6.2 % në raport me vitin 2020.
Ndër zërat e shpenzimeve rritjen më të madhe e patën shpenzimet e personelit, pagesat e interesit dhe shpenzimet kapitale.
Për shkak të rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit shpenzimet për paga në janar 2021 ishin 4% më të larta se në janar 2020. Gjithashtu rritja e borxhit publik ka ndikuar negativisht shpenzimet për interesa të cilat ishin 6 % për qind më të larta se në janar 2020.
Shpenzimet kapitale arritën në 963 milionë lekë në janar me një rritje prej 63 për qind në raport me janarin e vitit të kaluar. Kjo ishte rritja më e lartë në zërat e shpenzimeve e ndikuar nga procesi i rindërtimit dhe projekte të tjera të nxitura nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Rënien më të mëdha në krahun e shpenzimeve e kishte ndihma ekonomike me një ulje 43 % në raport me vitin e kaluar dhe shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes me 10%.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e asistencës sociale që po mbështetet nga Banka Botërore të zgjatet me një afat 18 mujor dhe të mbylle...
Banka e Shqipërisë ka parashikuar disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, që parashikojnë mundësinë ...
Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financime që shkaktoi tërmeti i...
TIRANË– Arsimi i lartë është një investim i mirë. Të ardhurat nga puna pas studimeve janë shumë më të larta se ato të personave me nivel më të ulët a...
GJIROKASTËR– Në fshatin Menkulas aty ku lindi dhe jetoi Dritëro Agolli sot nuk ka asnjë gjurmë të tij. E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-...
Nga të gjitha gatimet tradicionale që spikasin në Shqipëri, byreku është nyja lidhëse e çdo zone.Byrektoret në Shqipëri janë shumë të përhapura dhe mund ...
Rreth 60 mijë biznese dhe OJF në vend do të duhet që brenda datës 31 mars të bëjnë regjistrimin e pronarin/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP...
Ministria e Financave raportoi se deri në fund të nëntorit 2020 detyrimet e prapambetura nga buxheti i shtetit kishin arritur nivelin e 13 miliardë lekëve ose 1...
Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar faturën më të lirë mujore të internetit me brez të gjerë, sipas një harte të publikuar nga ofruesi g...
Qytetet e mëdha të vendit, Shkodra, Fieri, Elbasani dhe Vlora, në presionin e emigracionit të lartë, pandemisë dhe së fundmi përmbytjeve, po humbasin konkurrues...