Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ekonomia vendase ka rezultuar e dobët edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke vijuar të vuajë pasojat e karantinës në periudhën mars-maj, si një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë së Covid-19.
Në tremujorin e dytë, për shkak të kësaj mbylljeje, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ra me 10.2%, ku të gjithë sektorët njohën rënie të thellë, me përjashtim të bujqësisë që ka qenë më pak e prekur nga karantina dhe shitjes së pasurive të paluajtshme.
Ndërsa të dhënat e PBB-së për tremujorin e tretë pritet të dalin në fund të kësaj jave, informacioni i hershëm i INSTAT për tregtinë me pakicë dhe volumin e shitjeve të ndërmarrjeve të sektorëve tregon se pjesa më e madhe e tyre kanë raportuar rënie, me përjashtim të ndërtimit, që ka marrë hov në tremujorin e dytë. Edhe punësimi nuk ka rikuperuar, duke mbetur poshtë niveleve të parakrizës.
Negativisht ka ndikuar dhe turizmi i dobët. Për 9-mujorin, hyrjet e shtetasve të huaj ranë me 61%, ose 3.3 milionë turistë më pak, që ndikuan sidomos në konsumin e dobët të muajit gusht.
Nga të dhënat paraprake rezulton se vetëm tregtia, ndërtimi dhe bujqësia (që së bashku përbëjnë rreth 40% të PBB-së) kanë shënuar rritje, ndërsa sektorët e tjerë kanë vijuar me ecurinë negative.
30 mijë persona vijuan të mbeten të papunë në tremujorin e tretë
Të dhënat nga INSTAT, që u referohen të dhënave administrative (të punësuarit me pagë të deklaruar zyrtarisht) tregojnë se, numri i të punësuarve ka rënë me 30 mijë persona gjatë 9 muajve të 2020-s, në krahasim me fundin e 2019-s.
Në 6-mujorin e parë të vitit, po sipas të dhënave administrative dolën të papunë 50 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve në mars-prill-maj, kur kulmoi karantina. Shifrat tregojnë se në tremujorin e tretë, vetëm 20 mijë janë rikthyer në punë.
Sipas të dhënave administrative, shihet se nga totali prej 29 mijë e 600 personash, që kanë humbur punën gjatë 9-mujorit, mbi 10 mijë i takojnë sektorit privat, 17 mijë sektorit bujqësor dhe 1600 persona, sektorit shtetëror (për të papunët në sektorin bujqësor, të dhënat administrative i referohen Anketës së Forcës së Punës).
Tregtia me pakicë, vetëm ushqime e ilaçe
Ndonëse vendi u “çlirua” nga mbyllja në tremujorin e tretë të vitit, konsumi ka vijuar të jetë i dobët dhe i përqendruar vetëm në produktet ushqimore, ndërsa shihet një rritje e lartë e konsumit të ilaçeve. INSTAT raportoi se në total, në tremujorin e tretë, volumi i tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të këtij viti shënoi rritje me 0.7% me bazë vjetore, nga -8.3% që ra ky tregues në tremujorin e dytë me bazë vjetore.
Të dhënat e detajuara tregojnë se rimëkëmbja ka ardhur kryesisht nga blerjet e produkteve ushqimore në dyqanet e vogla dhe supermarkete dhe kujdesit për shëndetin. Krahas ushqimeve, që janë produkti bazë për të cilin shpenzojnë familjet, pandemia e COVID-19 ka rritur ndjeshëm konsumin dhe blerjen e barnave në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja ishte më e fortë sidomos në shtator, (+24.5%), teksa vala e dytë e COVID-19 filloi të përshpejtohet, duke shënuar zgjerimin më të lartë nga të gjitha grupet e tjera, sipas aktivitetit ekonomik.
Gushti ka qenë veçanërisht i dobët për tregtinë me pakicë, duke reflektuar mungesën e turistëve. Teksa numri i hyrjeve të shtetasve të huaj që hynë në vend ra me 63% (ose gati 1 milion persona më pak), tregtia me pakicë shënoi një rënie prej 7.2%. Pothuajse të gjitha grupet ishin me rënie në gusht, me përjashtim të produkteve farmaceutike e mjekësore, indeksi i vlerës së të cilave u rrit me 10.7% me bazë vjetore. Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 21%.
Shtatori ishte pak më pozitiv (+3.7%) i ndikuar po nga shitjet e barnave dhe artikuj shkollojë, si rrjedhojë e fillimit të vitit arsimor. Por karburantet vijuan me rënie (-7.2%), po ashtu dhe “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare të specializuara”, (-1.8%), teksa burime nga supermarketet pohojnë se konsumi është përqendruar drejt produkteve bazë.
Shërbimet, rikuperon vetëm tregtia, me rënie të thellë hotelet, transporti, baret, agjencitë turistike
Tremujori i tretë i vitit nuk ka arritur të sjellë gjallërim as në aktivitetin e shërbimeve, me përjashtim të tregtisë, që shënoi rritje në raport me një vit më parë dhe komunikacionet që kanë arritur të ruajnë ritmin e një viti më parë.
Ndërsa sektorët që janë të lidhur direkt me turizmin dhe udhëtimet vijuan me ritmet e rënies dyshifrore, ndonëse me ritme më të ulëta në krahasim me tremujorin e dytë, kur vendi ishte në karantinë.
INSTAT ka publikuar tashmë statistikat afatshkurtra në sektorin e shërbimeve, të cilat janë treguesi më i hershëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe sinjalizojnë që shërbimet, që kanë një peshë mbi 10% të PBB-së kanë vijuar me rënie. Më e fortë ishte rënia e indeksit të shitjeve neto në volum për agjencitë e udhëtimit (-57%), transportet (-37%), hotelet (-34%), baret e restorantet (-24%),
Rritja mund të udhëhiqet vetëm nga tregtia (+3%), e cila zë rreth 11% të PBB-së. Aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacion, ruajti nivelet e një viti më parë, me volumin e shitjeve që ra me 0.4% në tremujorin e tretë, me bazë vjetore.
Vetëm tregtia raporton rritje të punësimit dhe pagave, ndërsa në sektorët e tjerë, këta tregues ishin në rënie dyshifrore.
Në sektorin e hoteleve, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 27,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; te baret dhe restorantet -24%; agjencitë e udhëtimit -27%.
Karantina nxiti Teknologjinë e Informacionit
Pozitiv ishte ecuria e programimit të kompjuterëve, që u rrit me 22% në tremujorin e tretë me bazë vjetore, teksa karantina orientoi punën online dhe nxiti tregtinë elektronike. Por pesha e këtij sektori në ekonomi është mjaft e ulët. Janë rritur ndjeshëm me ritme dyshifrore dhe blerjet e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera.
Bujqësia, më e paprekura nga COVID
Bujqësia, që kontribuon në gati 19% të ekonomisë, ka rezultuar sektori më pak i ndikuar nga pandemia. Eksportet e produkteve bujqësore kanë shënuar rritje me rreth 10% për 11-mujorin, të nxitura nga shtimi i kërkesës dhe diversifikimi i tregjeve të eksportit në Europën e Veriut.
Industria dobët, vetëm ndërtimi po ecën mirë
Me kryeqytetin që është kthyer në kantier, ndërtimi është sektori që ka pasur ecurinë më të mirë në tremujorin e tretë. Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, në sektorin e ndërtimit volumet e shitjeve shënuan rritje vjetore në prej 16%.7 në krahasim me tremujorin e tretë 2019. Sektori i ndërtimit zë 9% të PBB-së.
Industria përpunuese, që zë rreth 6% të PBB-së, ka vijuar të vuajë pasojat e karantinës dhe rënies së kërkesës nga partnerët e huaj.
Indeksi i shitjeve neto në volum për sektorin e industrisë shënoi rënie 3,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rënie me 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 10,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe gjithashtu fondi i pagave shënoi rënie 8,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Më e goditur ishte industria nxjerrëse, që ra me 18.2%, ndërsa ajo përpunuese arriti të ruajë nivelet e një viti më parë. Industria ushqimore e pijeve dhe duhanit u tkurr me rreth 10%. Industria tekstile ka arritur të rezistojë dhe të përshtatet në prodhimin e maskave dhe veshjeve mjekësore, duke rritur shitjet me 3.1% në tremujorin e tretë me bazë vjetore. Më i prekuri nga ndryshimi i sjelljes gjatë pandemisë ka qenë sektori i prodhimit të këpucëve, që është goditur më shumë nga rënia e kërkesës nga partnerët europiane, duke u tkurrur me 16% në të njëjtën periudhë.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së që në vitin 2011 dhe është një vend europian, por shqiptarët ende paguajnë kosto të larta, gati të n...
TIRANË – Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçantë si pasojë e momentit të vështirë ekonomik që po kalon vendi, për shkak të tër...
Gjatë vitit 2019, më shumë se 47 mijë persona janë larguar nga vendi në emigrim, raportoi INSTAT. Numri i emigrantëve të rinj e zgjeroi diasporën shqiptare me 2...
Shqipëria ka shlyer gjatë muajit nëntor 250 milionë euro të eurobondit të vitit 2015 dhe që maturohej këtë vit, ashtu siç ishte parashikuar. Në fund të m...
Në shumicën e pallateve të reja që po ndërtohen në Tiranë, punimet kanë përfunduar fazën e tyre të parë. Ndërtuesve iu duhen minimalisht edhe 2 vjet kohë për pë...
Një nga elementët më të frikshëm të Covid-19 është se edhe në mesin e atyre që i mbijetojnë sëmundjes, dëmtimi i mushkërive është afatgjatë dhe mbetet e paqartë...
Gjashtë hotele të rinj janë hapur kohët e fundit në të dy anët e bulevardit “Epidamn” në qytetin e Durrësit. Por dy prej tyre janë vënë shumë shpejt në shitje, ...
Daniel dhe Miki po i bien botës me biçikletë. Në turin e tyre të tretë një prej destinacioneve është edhe vendi ynë ku vijnë për herë të dytë, por kësaj ...
Kryeqyteti jeton ndryshe nga 9 marsi 2020, dita kur koronavirusi u shfaq dhe vijon të përhapet me shpejtësi. Nga ajo ditë,Tirana numëron mbi 440 jetë të humbura...
Kur shikon që të rinjtë janë të gatshëm të ndajnë çdo gjë të jetës së tyre dhe me këdo në llogaritë tyre në rrjetet sociale të mundon pyetja: a është ky ...