Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 5.83%, nga 5.74% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fillim të muajit nëntor. Niveli i shënuar sot është më i larti i regjistruar qysh prej majit të vitit 2013.
Yield-et e bonove 12 mujore u rritën përsëri në ankandin e sotëm, por me ritme të ngadalta nga ato të regjistruara në muajt e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 5.83%, nga 5.74% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fillim të muajit nëntor. Niveli i shënuar sot është më i larti i regjistruar qysh prej majit të vitit 2013.
Ngadalësimi i rritjes së yield-it mesatar mund të shpjegohet pjesërisht me pjesëmarrjen e lartë të investitorëve në ankand. Nga 8.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga qeveria, vlera e kërkesave totale në ankande arriti në 15.6 miliardë lekë. Ministria e Financave shfrytëzoi interesin e lartë të investitorëve për të rritur shumën e pranuar në limitin prej 15%, të lejuar nga kuadri rregullativ i institucionit për ankandet e huamarrjes, duke e çuar shumën e pranuar në 9.775 miliardë lekë. Në mungesë të rritjes së shumës së huamarrjes, yield-i mesatar do të kishte qenë më i ulët dhe ndoshta jo shumë larg nivelit prej 5.74% të ankandit të mëparshëm.
Një ngadalësim i rritjes u vërejt edhe në bonot me maturim 3-mujor, ku yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.91%, nga 2.78% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të muajit tetor. Edhe në këtë rast, pjesëmarrja në ankand ishte ndjeshëm më e larët se shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave.
Rritja e pjesëmarrjes së ankandin e sotëm të bonove mund të shpjegohet në radhë të parë me faktin se rritja e yield-eve i ka bërë këto instrumente shumë tërheqëse, si për investitorët institucionalë, ashtu edhe për investitorët e vegjël. Jo më larg se sot, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje individëve të investonin më shumë në ankandet e bonove të qeverisë, për të përfituar nga normat e larta të interesit.
Ndërkohë, edhe bankat dhe institucionet financiare po shfaqen mjaft të interesuara për të investuar në bono, për shkak të yield-eve të larta, por edhe për shkak të një politike investimi të orientuar kryesisht drejt instramenteve afatshkurtra. Madje, edhe fondet e investimit, që në muajt e fundit po përballen me rënie të fortë të kthimeve dhe tërheqje të konsiderueshme të kuotave nga anëtarët, për momentin po i përqendrojnë investimet në instrumente afatshkurtra, deri në stabilizimin e tendencave të yield-eve.
Përveç kërkesës së lartë, ngadalësimi i rritjes së yield-eve mund të interpretohet edhe si sinjal i pritshmërive të investitorëve për një rritje më të përmbajtur të normave të interesit në vazhdim. Analistët e tregjeve globale besojnë se faza e parë dhe më agresive rritjes së normave të interesit mund të jetë afër fundit. Pritshmëritë janë që vitin e ardhshëm rritja e normave të interesit të vazhdojë, por me ritme më të ngadalta. Në vija të përgjithshme, këto projeksione mund të përafrohen edhe për tendencat e pritshme të vendimmarrjes së politikës monetare në Shqipëri.
Në muajt e fundit, Banka e Shqipërisë ka vepruar në mënyrë agresive në kahun e normalizimit monetar dhe e ka rritur me tre herë radhazi normën bazë të interesit në masën 0.5%. Besohet se gjatë vitit të ardhshëm ritmi i rritjes mund të ngadalësohet disi, mbështetur në një skenar bazë sipas të cilit vlerësohet se rritja e inflacionit mund të jetë afër pikut dhe vitin e ardhshëm pritet një rënie graduale e tij./MONITOR
Foto ilustruese Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përfunduar hartimin e udhëzimit për zbatimin e projektligjit të ri “P...
Foto ilustruese Inflacioni bazë u rrit për të nëntin muaj radhazi në tetor, duke arritur një rekord të ri historik. Sip...
Rruga Tetë kompanitë e bashkuara në një të vetme që u shpall fituese koncesionin 35 vjeçar të projektimit, nd&eum...
Nëse tre vitet e fundit të fluturoje nëpër Europë ka qenë mjaft lirë, me bileta që zbritën deri në 20 euro n...
Foto ilustruese UASHINGTON- Perspektiva ekonomike globale është edhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar...
Foto ilustrim TIRANE- Një koncesion me vlerë 320 milionë euro është miratuar sot nga qeveria shqiptare. Koncesioni me vlerë 3...
Plani i Portit Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra që ka hasur plani i qeverisë shqiptare që t’i japë nënsht...
Nafta Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi ngritjen e një sistemi të ri gjurmimi për karburantet, pasi sistemi aktual ...
Aktualisht janë në zbatim rreth 228 kontrata koncesionare në të gjithë sektorët, por sakaq qeveria ka pranuar se nuk ka aftë...
Djath Prodhuesit e produkteve të bulmetit vijojnë të jenë në vështirësi për gjendjen e qumështit të lop&e...