LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria mund Serbinë, del partnerja e parë e Kosovës për tregti

Serbia ka ulur importet me rreth 50%. Rënia e importit nga fqinji verior është diktuar nga masa e sigurisë, që Qeveria e ka vendosur në qershor të vitit të kaluar.

7 Mars 2024, 12:44 Nga M.B
Shqipëria mund Serbinë, del partnerja e parë e Kosovës
Foto ilustruese

BALLKAN- Gjatë vitit të fundit, Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë. Nga mesi i vitit 2023, kryesimin e ka marrë Shqipëria, e pas saj ndodhet Maqedonia e Veriut. Serbia ka ulur importet me rreth 50%. Rënia e importit nga fqinji verior është diktuar nga masa e sigurisë, që Qeveria e ka vendosur në qershor të vitit të kaluar. Produktet serbe kanë humbur kryesimin në tregun e Kosovës gjatë vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti.

Ndërsa në vitin 2022, Serbia ishte partnerja kryesore tregtare nga vendet e CEFTA-s, masat e sigurisë të vendosur nga Qeveria në qershor të 2023-s, e kanë zëvendësuar atë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Institutit GAP ka treguar se vetëm vitin e kaluar importet nga Serbia kanë rënë për 47 për qind. Në të kundërt importi më Shqipërinë për 28 për qind.

“Nga 372 milionë euro importe nga ky vend (Serbia) në vitin 2022, gjatë vitit 2023 ato kanë rënë në 198 milionë euro apo për -47 për qind. Tek partnerët tjerë kryesorë fqinjë, vërehet një rritje e ndjeshme e importeve nga Shqipëria me +28 për qind krahasuar me vitin 2022, si dhe nga Maqedonia e Veriut me +10 për qind”.

Rritje të importeve ka pasur edhe nga Gjermania, Kina dhe India. Bazuar në të dhënat e Doganës, rënie të importit nga Serbia ka pasur edhe në fillim të këtij viti. Për dy muaj janë importuar mallra në vlerë 13 milionë euro. Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike në një deklarim për media ka thënë se bizneset vendëse kanë vazhduar të importojnë produkte nga markat e njëjta, por që kanë përfaqësi në shtete tjera në rajon.

“Dihet se shumë kompani që prodhojnë në Serbi i kanë riorientuar partnerët e tyre prej Kosovës që t’i blejnë mallrat nga kompanitë që i kanë simotra në Maqedoni, siç është CocaCola, e cila më herët është importuar nga Serbia, ndërsa tani është riorientuar në Shkup që është pronari i njëjtë e kanë orientuar të importohet nga Maqedonia shkaku i masës nga Qeveria”.

Rafuna ka theksuar se me gjithë ndërrimin e vendeve partnere nuk ka pasur rritje të çmimeve për konsumatorët.

“Prej informatave që kemi si Odë disa prej partnerëve e kanë marrë përsipër që të mbulojnë vet koston e transportit, pasi dihet që një prej arsyeve që ne kemi bërë me Serbinë ka qenë për shkak të afërsisë që e kemi, por në anën tjetër nuk duhet të harrojmë se shumica e kompanive që janë në Serbi vinë nga Gjermania, prin me kompani prodhuese, pastaj vijnë Italianët, kompanitë amerikane, kështu shumica absolute janë kompanitë e huaja që prodhojnë dhe eksportojnë nga Serbia në Kosovë”.

Viteve të fundit Kosova ka pasur rritje të importeve nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Doganës, më 2022 janë importuar mallra në vlerë 255 milionë euro, ndërsa vjet janë importuar rreth 326 milionë euro. Që bashkëpunimi tregtarë mes këtyre dy shteteve të rritet, Oda Ekonomike ka rekomanduar edhe kalimin në një sistem unik të tatimit të vlerës së shtuar.

“Me Shqipërinë na nevojitet që të ndërmarrim masa që dy Qeveritë tona të kalojnë në një nivel tjetër të bashkëpunimit, për t’i eliminuar disa barriera administrative dhe joadministrative që po ndikojnë në kosto të biznesit dhe në kohë të transportimit të mallrave”.

E sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2023 ka pasur rritje të importit edhe nga India, për 529 për qind. Nga 46 milionë euro sa ishte vlera e mallrave të importuara në 2022, vitin e kaluar kjo vlerë është rritur në mbi 292 milionë euro. Edhe nga Gjermania ka pasur rritje të importit për 23 për qind, apo 140 milionë euro më shumë, si dhe nga Kina për 19 për qind, në atë që nënkupton se në tregun kosovarë hynë mallra kineze në vlerë 102 milionë euro më shumë. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar të mërkurën se “Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar”. VV-ja përmendi edhe opozitën duke thënë se “donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.

“E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë. Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet. Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut. Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik”. / Monitor

shqiperi kosove serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet