Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tyre tkurrja erdhi nga emigracioni që u reflektua me rënie shitjesh te dyqanet retail, pastiçeritë dhe reduktimi drastik i prodhimit në industrinë e reçelrave nga mungesa e frutave.
TIRANA- Vitin e kaluar importuesit më të mëdhenj të importit të sheqerit pohuan se konsumi për këtë produkt shënoi rënie deri 30% krahasuar me 2022. Sipas tyre tkurrja erdhi nga emigracioni që u reflektua me rënie shitjesh te dyqanet retail, pastiçeritë dhe reduktimi drastik i prodhimit në industrinë e reçelrave nga mungesa e frutave. Tendenca është krejt e kundërt këtë vit. Për muajin janar 2024 importet për grupin “Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij” janë rritur 22% krahasuar me muajin janar të vitit paraardhës sipas të dhënave të INSTAT.
Grosistët e sheqerit pohojnë se shitjet për muajt janar-shkurt 2024 janë të njëjta me ato të periudhës së vitit të kaluar. Kjo është ndikuar sipas tyre nga rënia e çmimit të produktit të sheqerit në bursat e huaja dhe ofertave të reja të hedhura në treg për tregtarët e shumicës. Importuesit gjithashtu u shprehën se për periudhën janar-shkurt kanë rritur sasinë e importit me qëllim garantimin e stokut për 6 mujorin e parë të vitit.
Industria e prodhimit të reçelrave është prapavija e prodhimtarisë së pemëve frutorë. Prodhuesit e reçelrave në Berat thanë se sezonin e prodhimit të vitit të kaluar (nga muaji qershor deri në gusht) prodhuan më pak sasi reçeli dhe komposto krahasuar me 2022. Përfaqësues nga kompania e reçelrave “Sindey” thanë se vjet rënia e prodhimit të pemëve dhe mungesa e fuqisë punëtore për të mbledhur pemët u reflektua te ulja e sasisë së prodhimit krahasuar me vitin e mëparshëm.
Nga ana tjetër çmimet e shitjes së sheqerit kanë pasur tendencë rënëse. Përgjatë vitit 2023 sipas importuesve çmimi i shitjes së sheqerit me shumice ra 16% krahasuar me vitin 2022. Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë më shkurt 2022 çmimet e shitjes së sheqerit u rritën 10% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë pati rritje të lartë të çmimeve për shumë produkte të shportës ushqimore. Në muajin maj sakaq të vitit të kaluar në tregjet e huaja, siç u pohua nga grosistët, çmimet e shitjes për produktin e sheqerit u rritën 5% krahasuar me muajin paraardhës e ndikuar nga shtimi i kërkesës së vendeve të huaja. Por importuesit nuk reflektuan rritjen e çmimit në tregun shqiptar për shkak të sasisë së lartë të stokut të mallit të pashitur që dispononin.
Magazinimet e sheqerit u shtuan veçanërisht në periudhën e rritjes së fortë të çmimit të produktit në tregjet e huaja për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ndryshimi i çmimeve detyroi importuesit të magazinonin sasi të pashitur të produktit deri në 4 muaj. Ne dyqanet e pakicës ne vend aktualisht 1 kg sheqer tregtohet me çmim 120 deri 150 lekë. Sipas tregtarëve të vegjël çmimet e sheqerit kanë mbetur pothuajse të pandryshuara krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa theksojnë se ecuria e shitjes së tij është e ngadaltë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turist...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në muajin shkurt rregull...
Foto ilustruese TIRANA- Numri i llogarive bankare të individëve dhe kompanive jorezidente në Shqipëri arriti në më shumë...
Foto ilustruese TIRANË- Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen si me rritje të kostove të prodhimit në tremujorin e...
Foto ilustruese TIRANË- Stoku i borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto (PBB) ka shënuar ulje pas pandemisë, por r...
Foto ilustruese TIRANË- Hekurudha Shqiptare (HSH) njoftoi këto ditë se tenderi për stacionet që do të ndërtohen për...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithshëm për mbrojtjen sociale (p...
TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë – ALPEX, e cila është bërë operacionale në Shqipëri nga marsi i vitit 2023 d...
Foto ilustruese TIRANA- Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai i aktiviteteve të pasurive t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pandemisë, por kapacitetet për grumbullimin e të ar...