LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu presion mbi pagat, në tremujorin e tretë 2022 përgjysmohen pesha e punonjësve me pagë minimale

Të gjendur në vështirësi për punonjës shumë biznese ne sektorin e turizmit dhe bujqësisë që ishin në kulmin e aktivitetit në tremujorin e tretë 2022 aplikuan rritje page për të tërhequr forcën e punës që u nevojitej. Ndikim ka dhënë dhe aksioni anti-informalitet i tatimeve që ka nxitur bizneset të deklarojnë paga reale të punonjësve.

13 Shkurt 2023, 07:20 Nga DOSJA
Tregu presion mbi pagat, në tremujorin e tretë 2022 përgjysmohen
Foto Ilustruese

TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore është shndërruar në shqetësimin kryesor të sektorit privat në të gjitha linjat e biznesit. Ky është një problem edhe për administratën publike, pasi mungojnë profesione specifike në disa fusha si mbrojtja, shëndeti etj. Këto zhvillime po ushtrojnë presion mbi pagat. Në tre mujorin e tretë të vitit 2022 përqindja e punonjësve që paguheshin më pagë minimale ndaj totalit të punësuarve u përgjysmua.

INSTAT raportoi se në Korrik-shtator 2022 nga totali i të punësuarve me sigurime vetëm 15.8 paguheshin deri në pagën minimale, teksa në të njëjtën periudhe të vitit 2021 kjo kategori zinte 33 % të të punësuarve. Pesha e punonjësve me pagë minimale shënoi rënie të dukshme që kur nisën të raportoheshin të dhënat në vitin 2014, kur gati 36 për qind e atyre që paguanin sigurime paguheshin deri në pagën minimale.

Të gjendur në vështirësi për punonjës shumë biznese ne sektorin e turizmit dhe bujqësisë që ishin në kulmin e aktivitetit në tremujorin e tretë 2022 aplikuan rritje page për të tërhequr forcën e punës që u nevojitej. Ndikim ka dhënë dhe aksioni anti-informalitet i tatimeve që ka nxitur bizneset të deklarojnë paga reale të punonjësve.

INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ka rritjen më të madhe vjetore prej 15,7 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grupaktiviteti i Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 5%. Paga minimale në shkallë vendi aktualisht është 34,000 lekë, teksa qeveria ka lajmëruar rritjen e saj në 36,000 lekë.

Struktura e punësimit në favor të pagave të larta po rritet. INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë të vitit 2022 rritjen më të lartë në totalin e punësimit e kishte kategoria e punonjësve që paguhej në intervalin 34,000-40,000 lekë në muaj, e cila zuri 26.7 për qind të totalit te të punësuarve nga 16.1 për qind që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Rritje pësuan edhe kategoritë e tjera më paga më të larta. Kategoria e punonjësve me pagë 40,000-50,000 lekë u rrit me 2.5%, ndërsa kategoria 50,000-60,000 lekë në muaj nuk pësoi ndryshim gjatë periudhës në analizë.

Punonjësit me paga nga 60,000 -95,000 është kategoria e dytë më peshën më të lartë në totalin e të punësimit. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar 24.7% e të punësuarve ishin në këtë nivel page, një vit më parë ata zinin 22.4%.

Rritje të peshës me 1.2 pikë% pësoi edhe grupi i pagave më të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zuri 6.4% të totalit te të punësuarve nga 5.2% në tremujorin e tretë.

Marrë nga Monitor.al

te dhenat e instat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet