Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për vitin 2022 është 5,4%. Indeksi vjetor i çmimeve të konsumit në këto struktura për 2022, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT u rrit 12 herë se viti paraardhës. Krahasuar me indeksin vjetor të çmimeve të konsumit të 2017-s, rritja është 53 herë.

Nuk ndalet rritja e çmimeve të kafes, pijeve në bare dhe ushqimit në restorante. Për 2022 çmimet e mallrave dhe shërbimeve në bare dhe restorante kanë pësuar rritjen më të lartë të shënuar në 6 vitet e fundit.
Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për vitin 2022 është 5,4%. Indeksi vjetor i çmimeve të konsumit në këto struktura për 2022, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT u rrit 12 herë se viti paraardhës. Krahasuar me indeksin vjetor të çmimeve të konsumit të 2017-s, rritja është 53 herë.
Rritja e fortë e çmimeve ka vijuar edhe për muajin janar 2023. Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për janar 2023 është 5,7% nga 3% që ishte në janar 2022 (rritja 90%).
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi me herët se shtrenjtimi i çmimeve është ndikuar, së pari nga rritja e lartë e tyre nga importi, kryesisht për mallrat si kafe, çaj dhe produkte ushqimore dhe nga shtimi i kostos për shkak të mungesës së theksuar së fuqisë punëtorë.
Vendet e lira të punëtorisë, që sipas të dhënave të shoqatës arrijnë deri në 15,000 ka sjellë rritje të herëpashershme të pagave. Në sektor në 2019 sipas të dhënave të INSTAT ishin të punësuar 45,000 punonjës.
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve paralajmëroi se nga muaji mars do të ketë rritje të fortë të çmimeve nga i gjithë sektori, për shkak të kostove të larta nga shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çajeve.
“Deri tani çmimet e kafes në bare janë rritur tek-tuk 10 deri 20 lekë. Nga marsi parashikohet të ketë rritje të fortë të çmimeve. Importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera kanë paralajmëruar rritje të çmimeve 7-8% më shumë se vjet.
Nga ana tjetër është edhe kostoja e lartë e rrogave të punonjësve. Rritja e pagave për shkak të mungesës së fuqisë punëtore është shumë e fortë. Krahasuar me vjet në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka më paga të kamerierëve nën 50,000 lekë të dhe pastrueseve nën 40,000 lekë. E gjitha kjo kosto do të amortizohet të çmimet”, nënvizuan përfaqësues të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.
Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%./MONITOR
Prononcim i Pano Soko, ekspert financiar dhe i buxhetit Problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk kufizohet në sektorë apo industri të...
Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit në Ministrinë e Financave shpjegoi në një prononcim zyrtar se si hartohen dhe monitorohen zër...
Foto ilustruese Rritja e çmimeve është ngadalësuar në janar për të tretin muaj radhazi, megjithatë çmimet ...
Foto ilustruese Hidrocentralet e vegjël me kapacitet të instaluar deri në 15 MW do të shesin çdo kWh tek kompania shtetëror...
Eksportet e prodhimeve bujqësore të Shqipërisë, fruta dhe zarzavate të freskëta nga fusha po rriten dukshëm vitet e fundit,...
Kredia për blerjen e banesave shënoi një rekord të ri historik vitin e kaluar, por ritmet e rritjes u ngadalësuan ndjeshëm kraha...
Ndonëse po rritet vazhdimisht, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet më e ulëta në vendet e Europës, që e zba...
Foto ilustruese Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur baret dhe restorantet. Aldo, prej vitesh merret me menaxhimin...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Deficiti i ulët buxhetor, forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe përmirësimi i situat&...
Foto ilustruese Struktura sipas moshës e të papunëve tregon se shumë shpejt, papunësia në vendin tonë do të shkoj&e...