LIVE UPDATES
Ekonomi

The Economist: Ekonomia turke ka nevojë urgjente për reforma dhe riparime

Çmimet e shtëpive janë rritur edhe më shumë, si rezultat i kostove më të larta të ndërtimit, stokut të ulët të banesave dhe rritjes së kërkesës, kryesisht nga turqit që shpresojnë të mbrojnë kursimet nga inflacioni. Në 12 muajt deri në tetor, çmimet e pronave në Stamboll, u rritën me 241%, sipas firmës së konsulencës Endeksa.

12 Shkurt 2023, 07:15 Nga A.B

The Economist: Ekonomia turke ka nevojë urgjente për reforma dhe

Dy vite më parë, Mehmet Arslan, arkitekt rreth të 30-ave, dhe e shoqja Mediha, mund të përballonin blerjen e një apartamenti në Stamboll. Jo më. Paga e zotit Arslan u rrit me 30% vitin e kaluar, por inflacioni është dyfishuar.

Çmimet e shtëpive janë rritur edhe më shumë, si rezultat i kostove më të larta të ndërtimit, stokut të ulët të banesave dhe rritjes së kërkesës, kryesisht nga turqit që shpresojnë të mbrojnë kursimet nga inflacioni. Në 12 muajt deri në tetor, çmimet e pronave në Stamboll, u rritën me 241%, sipas firmës së konsulencës Endeksa.

Paga e zotit Arslan tani mezi mbulon qiranë dhe shpenzimet e tjera të jetesës. “Ne kemi hequr dorë nga shpresa për të pasur një shtëpi”, thotë ai.

Gjendja e tyre e vështirë financiare pasqyron një eksperiment ekonomik të shkuar keq. Erdogani beson se ilaçi për inflacionin janë paratë më të lira. Vitin e kaluar, ai ka vënë në provë teorinë e tij, e cila është po aq popullore mes ekonomistëve, sa edhe alkimia mes shkencëtarëve.

Ndërsa bankat e tjera qendrore janë përpjekur të frenojnë inflacionin, duke rritur normat e interesit, banka e Turqisë ka bërë të kundërtën. Ajo ka ulur normën bazë të interesit me 10 pikë përqindje që nga shtatori 2021, duke e çuar atë në 9%.

Kjo ka ndihmuar rritjen, e cila mund të ketë qenë 5% vitin e kaluar, pas shifrës 11% në vitin 2021. Por gjithashtu, ajo e ka nxitur inflacionin në nivelin e dytë më të lartë në G20 pas Argjentinës, dhe gati 13 herë mbi objektivin e Bankës Qendrore.

Qeveria pretendon se politika e saj i bën mallrat turke më konkurruese, duke ulur kostot e punës dhe argumenton se rritja e prodhimit të brendshëm do të ulë inflacionin. Duke qenë se inflacioni ndodh kur një sasi shumë e madhe parash ndjek një sasi shumë të vogël mallrash, çmimet ulen me rritjen e prodhimit në vend. Eksportet janë rritur me të vërtetë, me 13% në vitin 2022, një nivel rekord.

Por për shkak se ekonomia varet shumë nga lëndët e para nga jashtë, nga ana tjetër janë rritur edhe importet me 34% në vitin 2022. Deficiti i llogarisë korente është rritur në 40 miliardë dollarë (pothuajse sa 5% e PBB-së).

Financimi i një deficiti kaq të madh po bëhet më i vështirë. Të shqetësuar nga politika e çmendur monetare e qeverisë, dhe nga korrupsioni dhe problemet me sundimin e ligjit, investitorët perëndimorë po i shmangen Turqisë. Investimet e Huaja Direkte janë reduktuar, së bashku me flukset hyrëse të portofolit.

Për të kompensuar mungesën, Turqia është kthyer te miq të rinj. Banka Qendrore ka kryer 28 miliardë dollarë shkëmbime valutore me Kinën, Katarin, Korenë e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Rusia ka dërguar miliarda në Turqi për të financuar ndërtime. Gjiganti energjetik rus, Gazprom, do të lejojë Turqinë të vonojë pagesat për importet e gazit natyror.

Disa para nuk shkojnë aty ku duhet. Në tetë muajt e parë të vitit 2022, zëri “gabimet dhe përjashtimet” në llogaritë e bankës qendrore, arriti suficit prej 28 miliardë dollarësh. Pjesa më e madhe e tyre besohet të jetë ar dhe dollarë nga rusë që kanë ikur për t’i shpëtuar rekrutimit dhe sanksioneve perëndimore.

Turqia ka përdorur rezervat e huaja për të mbështetur monedhën lira, një politikë që ekonomistët e krahasojnë me shitjen e argjendit të familjes.

Banka mendohet të ketë shitur të paktën 100 miliardë dollarë rezerva vitin e kaluar. Kjo ka lehtësuar deri diku presionin e tregut, por vetëm paksa. Monedha Lira u zhvlerësua me pothuajse 30% kundrejt Dollarit në vitin 2022.

Në pamundësi për të sfiduar Erdoganin, Banka Qendrore dhe mbikëqyrësi bankar u përpoqën të pengonin një tjetër rënie të monedhës Lira përmes rregulloreve të reja. Njëra parandalon kompanitë me zotërime në valutë të huaj që të marrin kredi të reja.

Një tjetër i detyron bankat që kanë depozita të pamjaftueshme në monedhën Lira, për të blerë bono thesari me yield 10%, shumë më poshtë inflacionit. Këto dhe direktiva të tjera kanë ndaluar kompanitë dhe qytetarët e zakonshëm turq që të shkëmbejnë Lirën me Dollarin. Por ato gjithashtu i kanë detyruar bankat të fillojnë me racionimin e kredisë.

Kritikët thonë se rregullat e reja po e devijojnë kredinë tek ata që kanë më tepër lidhje me qeverinë. Partitë opozitare thonë se ato janë një recetë për mungesë efikasiteti dhe korrupsion. Kur kreditë vlerësohen me 40 pikë përqindje nën inflacionin, edhe kompanitë me humbje mund të lulëzojnë për aq kohë sa kanë akses në kredi.

Për disa të përzgjedhur, pasurimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Në Ankara qarkullojnë zëra se zyrtarët qeveritarë shërbejnë si ndërmjetës midis kompanive të favorizuara dhe bankave shtetërore.

Duke qenë se kreditë nuk janë më të disponueshme, Erdogani është kthyer te shpenzimet për të nxitur ekonominë përpara zgjedhjeve. Ai ka njëfarë hapësire manovrimi: në nivelin 40% të PBB-së, borxhi publik i Turqisë është më i ulët se në shumicën e vendeve të BE-së.

Qeveria ka ofruar pension të parakohshëm për 2.3 milionë punëtorë, ka premtuar 600 miliardë lira për subvencionet e energjisë dhe ka premtuar të ndërtojë 500,000 shtëpi të reja në pesë vjet. Këtë muaj ajo rriti pagën minimale me 55% dhe pagën e nëpunësve civilë me 30%.

Megjithatë, inflacioni do të ketë zhdukur shumicën e këtyre përfitimeve të reja para qershorit, një arsye pse Erdogani kërkon që zgjedhjet të mbahen në maj.

E gjithë kjo krijon kontrast të zymtë me fillimin e viteve 2000, kur Erdogani ndihmoi në lulëzimin e ekonomisë. Reformat pas krizës ekonomike në vitin 2001, e kishin ulur inflacionin në nivele njëshifrore për herë të parë në dekada.

Ekonomia mori vrull. Rritja reale vjetore ishte mesatarisht 6,9% midis viteve 2002 dhe 2007 dhe 7,4% midis viteve 2010 dhe 2015. Rreth një e treta e popullsisë në vitin 2002, jetonte nën kufirin e varfërisë së përcaktuar nga Banka Botërore për vendet me të ardhura mesatare.

Deri në vitin 2018, kjo përqindje kishte rënë në 8.5%. Investimet e huaja, të cilat kurrë nuk arrinin mbi 1 miliard dollarë në vit përpara vitit 2001, arritën në 22 miliardë dollarë në vitin 2007. Ndërtuesit dhe markat turke u përhapën në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore për gratë u rrit në 32.5% në vitin 2021 — ende më e ulëta në klubin e OECD-së të përbërë nga vende kryesisht të pasura, por një rritje nga niveli 25.3% në vitin 2005.

Sot, shumë nga këto përfitime po humbasin. Një dekadë më parë, Erdogani premtoi ta bënte Turqinë një nga dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë deri në vitin 2023 dhe të rriste të ardhurat për frymë nga 11,300 dollarë, në 25,000 dollarë.

Që atëherë, ekonomia ka rënë nga vendi i 17-të në vendin e 19-të dhe të ardhurat mesatare janë zvogëluar në 9,600 dollarë. Në dy vitet e fundit, rritja e çmimeve dhe rënia e pagave reale i kanë shtyrë miliona turq në varfëri. Rritja nuk është më gjithëpërfshirëse, pasi ekonomia e re e Erdoganit po krijon më shumë humbës sesa fitues, duke ndihmuar në zhdukjen e një pjese të konsiderueshme të klasës së mesme.

Kushdo që fiton zgjedhjet do të përballet me vendime të vështira. Zgjidhja e opozitës është të rivendosë pavarësinë e Bankës Qendrore dhe të rrisë normat e interesit për të frenuar inflacionin. Pyetja më e vështirë është se çfarë do të ndodhë nëse Erdogani mbetet në krye edhe për pesë vjet.

Ai mund të pranonte ligjet e gravitetit ekonomik, si në të kaluarën, duke e lejuar Bankën Qendrore të rriste normat e interesit. Por ka arsye për të dyshuar se mund të refuzojë ta bëjë këtë. “Për sa kohë që ky vëllai juaj (d.m.th. ai vetë) është në pushtet, interesi do të vazhdojë të bjerë”, deklaroi Erdogani tetorin e kaluar.

Disa muaj më parë, ministri i tij i Financave tha se do ta bënte të parëndësishme normën e politikës së Bankës Qendrore. Fitorja mund t’i nxisë ata të eliminojnë fare politikën monetare konvencionale.

Erdogani nuk ka paraqitur kurrë një teori serioze ekonomike për të mbështetur besimin e tij se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion, ndoshta sepse një e tillë nuk ekziston. Disa mendojnë se motivet e tij janë fetare.

“Nëse Turqia vazhdon të ecë në këtë rrugë, sektori bankar do të mbështetet në financat islamike”, thotë ekonomistja Arda Tunca. Erdogani nuk i ka hedhur poshtë dyshime të tilla, duke përmendur shpesh urdhrin islamik kundër fajdeve si një arsye për të ulur normat.

Megjithatë, më shumë se çdo gjë, ekonomia e re është një ushtrim në statizëm. Pothuajse të gjithë këshilltarët ekonomikë të presidentit janë të majtë dhe nacionalistë, thotë një tjetër ekonomist. “Ata e pëlqejnë idenë e të qenët nën kontroll”, thotë ai. “Përplasim grushtin në tryezë, marrim vendimin dhe tregu do të na vijë nga pas. Ky është analfabetizëm ekonomik”.

Shumica e analistëve pajtohen se ky model nuk mund të mbahet. Diçka duhet të ndryshojë. Shkëmbimet e valutave dhe paratë nga Rusia mund të mbështesin monedhën lira deri në periudhën e zgjedhjeve, por jo për më gjatë.

Nëse nuk ndodh rikthimi në rregullat tradicionale ekonomike, ka shumë gjasa të ndodhë një tjetër krizë valutore dhe rritje e mëtejshme e inflacionit. Për të ndaluar humbjet, qeveria mund të ketë nevojë të vendosë kontrolle të kapitalit.

Ekonomistët ende thonë se perspektivat afatgjata të Turqisë janë të shkëlqyera. Kërkimi për zinxhirë furnizimi më të shkurtër mund të sjellë që ajo të konkurrojë me Kinën, si një qendër furnizimi për Europën.

Një bashkim i zgjeruar doganor me BE-në, do të ndihmonte në këtë drejtim. Turqia krenohet se ka infrastrukturë më të mirë se sa shumë anëtarë të BE-së, duke përfshirë aeroportet, urat, spitalet dhe tunelet e ndërtuara gjatë mandatit të Erdoganit.

Bizneset dhe bankat turke i kanë përballuar trazirat ekonomike dhe politikën e keqe. Sektori i teknologjisë ka potencial të madh. Turqia krenohet me gjashtë firma “njëbrirëshe” (firma startup me vlerë mbi 1 miliard dollarë), nga asnjë tre vite më parë. Dhe demografia funksionon në favor të saj: deri në vitin 2040, popullsia mund të arrijë në 100 milionë. Me politikat e duhura, dhe me institucione të forta, ekonomia mund të depërtojë në dhjetëshen globale.

Megjithatë, keqmenaxhimi ekonomik është një pengesë. Një nga efektet është largimi i trurit. Mendjet më të zgjuara të Turqisë, duke mos qenë në gjendje të përballojnë një jetesë të denjë në atdhe, janë të etura për të provuar fatin e tyre gjetiu. Të paktën 30,000 zhvillues softuerësh dhe 1,400 mjekë thuhet se kanë emigruar në vitin 2021.

Një sondazh verën e kaluar zbuloi se 82% e turqve midis moshës 17 dhe 30 vjeç, do të shpërnguleshin jashtë vendit, nëse do të kishin mjetet e nevojshme. Turqit e rinj janë të paduruar për ardhjen e një epoke më të mirë, si ajo që pritet në një periudhë afatgjatë./MONITOR

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë