LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i obligacioneve të shoqërive tregtare u ngadalësua në gjysmën e parë të këtij viti

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, zbriti në 13.89 miliardë lekë, afërsisht 1.3% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

6 Shtator 2023, 07:10 Nga A.B

Tregu i obligacioneve të shoqërive tregtare u ngadalësua në

Vlera e obligacioneve me ofertë private të shoqërive tregtare pësoi një frenim të lehtë në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, zbriti në 13.89 miliardë lekë, afërsisht 1.3% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Duke qenë se në pjesën më të madhe obligacionet e shoqërive tregtare janë të emetuara në valutë të huaj, tkurrja e 6-mujorit të parë të vitit lidhet edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, me bazë vjetore portofoli i obligacioneve me ofertë private ngelet në rritje dyshifrore, me 12.3%.

Ndërkohë, në gjysmën e parë të këtij viti u realizua edhe emetimi i parë i obligacioneve të shoqërive tregtare me ofertë publike. Nëse llogarisim edhe obligacionin prej 500 milionë lekësh të institucionit financiar NOA, vlera e përgjithshme e obligacioneve të shoqërive tregtare (me ofertë private dhe me ofertë publike) do të rezultonte afërsisht 14.4 miliardë lekë, në rritje me 2.3% krahasuar me fundin e vitit 2022.

Pavarësisht se në gjysmën e parë të këtij viti emetimi i obligacioneve korporative ka pasur një tendencë më të ngadalatë krahasuar me vitet e fundit, pritet që në 6-mujorin e dytë 2023 vlera e emetimeve të shënojë një rritje të ndjeshme.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në fund të muajit gusht vendimet për regjistrimin e aktofertave të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Union Bank, për emetimin e obligacioneve korporative.

Emetimi i BKT pritet të ketë vlerën e 40 milionë eurove dhe do të realizohet me obligacione me maturim 4-vjeçar, me një kupon fiks prej 4%. Ndërsa emetimi i Union Bank do të ketë maturitet 7 vjeçar dhe një kupon prej 4.85%, për një shumë totale prej 3.5 milionë eurosh.

Emetimet e reja pritet të rrisin më tej tregun e instrumenteve të borxhit të shoqërive tregtare.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri, këto instrumente kanë nisur të përdoren për herë të parë në vitin 2011.

Emetues të këtyre instrumenteve janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.

Në vitet e fundit, bankat janë përballur me një rritje graduale të kërkesa për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, i lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve me ofertë private.

Afërsisht 60.3% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj. Pesha specifike e instrumenteve të na valutë të huaj ka vazhduar të rritet lehtë edhe në gjysmën e parë të këtij viti, me afërsisht 0.2 pikë përqindje më shumë krahasuar me fundin e vitit 2022. Në pjesën dërrmuese, obligacionet me ofertë private në valutë janë të emetuara në Euro, me rreth 56% të totalit, ndërsa ato në Dollarë Amerikanë përbëjnë rreth 4%.

Dominimi i euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi më të favorshme për emetuesit. Në dy vitet e fundit, depozitat bankare në euro kanë shënuar një rritje të shpejtë, duke zgjeruar tepricën e likuiditetit në monedhën europiane. Bankat kanë joshur depozituesit për t’i investuar një pjesë të këtyre kursimeve në obligacionet e tyre, duke ofruar norma kthimi më tërheqëse interesi se depozitat./MONITOR

obligacione

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta