LIVE UPDATES
Ekonomi

Tkurret forca e punës, mungojnë zgjidhjet, oferta dhe kërkesa e zhbalancuar

Qeveria e konsideron emigrimin si një fenomen normal dhe, nga ana tjetër, nuk i ka bërë më të lehta procedurat për sjelljen e punonjësve të huaj në mënyrë të organizuar. Disa biznese e kishin konsideruar si një mjet zëvendësimin e punonjësve shqiptarë me të huaj, por procesi është i vështirë dhe me kosto dhe aktualisht nuk i plotësojnë emergjencat e momentit.

10 Dhjetor 2022, 07:14 Nga d.a.
Tkurret forca e punës, mungojnë zgjidhjet, oferta dhe kërkesa e
Foto ilustruese

TIRANË- Bizneset në të gjithë sektorët pohojnë se mungesa e punonjësve është problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete. Ekonomia shqiptare, kurrë më parë, nuk është përballur me këtë fenomen.

Qeveria e konsideron emigrimin si një fenomen normal dhe, nga ana tjetër, nuk i ka bërë më të lehta procedurat për sjelljen e punonjësve të huaj në mënyrë të organizuar. Disa biznese e kishin konsideruar si një mjet zëvendësimin e punonjësve shqiptarë me të huaj, por procesi është i vështirë dhe me kosto dhe aktualisht nuk i plotësojnë emergjencat e momentit.

Një rrugë emigrimi me gomone drejt Britanisë këtë vit ka zbrazur vendin me shpejtësi.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, popullsia në moshë pune ka përfshirë rreth dy të tretat e së gjithë popullsisë së vendit. Në forcën e punës janë përfshirë 63.6% të popullsisë në moshë pune, rreth 1.3 milionë individë, ndërsa pjesa e mbetur përbën popullsinë ekonomikisht joaktive.

Në vitin 2015, për herë të parë që nga përfshirja e vendit tonë në ekonominë e tregut të lirë, popullsia në moshë pune kapi shifrën 2 milionë. Viti 2018 shënoi frenimin e trendit rritës prej mesatarisht 0.4% në vit, që e karakterizoi këtë tregues nga viti 2009.

Rënia e popullsisë nën 34 vjeç po shënon edhe rënien totale të forcës së punës në vend. Sipas projeksioneve të reja të popullsisë 2019 – 2031, për tre nënndarje të grupmoshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, sipas të dhënave të mbledhura dhe projeksioneve të INSTAT, shihet qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme në vijim.

Në fillim të vitit 2022, të dhënat zyrtare mbi popullsinë tregojnë se në grupmoshën 15-29 vjeç pati tkurrje me 27,707 persona vetëm në një vit.

Vitin e kaluar, vendi ynë për herë të parë shënoi shtesë natyre negative, ku vdekjet ishin më të shumta se lindjet, duke e bërë të parikuperueshme humbjen e popullsisë.

Oferta dhe kërkesa për punë e zhbalancuar

Sipas të dhënave të AKPA, në fund të vitit 2021, në Zyrat e Punës rezultojnë të regjistruara 46,544 biznese, prej tyre 2,635 subjekte ose 6% janë regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2021. Nga të dhënat e regjistrit të subjekteve të regjistruar si punëdhënës, rezulton se rreth 73% e punëdhënësve janë subjekte me 1 – 5 të punësuar dhe 22% me 6 – 50 të punësuar.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, në fund të vitit 2021 rezultonin të regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 70,646 Punëkërkues të Papunë nga 92,326 në fund të vitit 2020.

Ndërsa gjatë vitit 2021, janë shpallur 24,965 vende të lira pune në zyrat e punësimit, prej tyre 63% janë siguruar nga vizitat e specialistëve në subjekte, 22% nga vetë raportimet e subjekteve dhe 15% e vendeve të lira janë siguruar në mënyra të tjera. Gjithashtu, prej totalit të vendeve të lira shpallura, 19,244 vende të lira ose 77% e totalit janë poste të reja dhe 5,721, ose 23% e totalit, janë zëvendësime.

Mospërputhja e ofertës dhe kërkesës për punë është e gjithanshme sipas të dhënave nga AKPA. Numri i ofertave për punë mbulon vetëm 29% të numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në të gjitha ZP, por nëse në qarqet Tiranë dhe Durrës, kjo shifër shkon përkatësisht 48% dhe 51%, në qarqet Kukës dhe Dibër varion nga 6-12% të totalit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.

Krahasuar me fundin e vitit 2020, numri i vendeve të lira të punës sipas kategorive profesionale ka pësuar rënie në kategoritë e menaxherëve, specialistëve me arsim të lartë, nëpunësve dhe punonjësve të shitjeve dhe shërbimeve, dhe ka shënuar rritje në kategoritë e zejtarëve dhe zanatçinjve dhe profesioneve elementare.

Sipas aktiviteteve ekonomike kanë pësuar rënie informacioni dhe komunikacioni, shërbimet administrative dhe mbështetëse, dhe aktivitete të tjera shërbimi, kanë shënuar rritje industria përpunuese, ndërtimi, transporti, furnizimi me ujë dhe energji elektrike.

60% e të punësuarve në Shqipëri të pakënaqur, 53% mendojnë të emigrojnë

Në vitin 2022 rreth 60% e punonjësve në Shqipëri ishin të pakënaqur me vendin e punës dhe për këtë shkak rreth 53% e tyre planifikojnë të largohen në emigrim. Rezultatet dolën nga sondazh që zhvilloi kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) me 1434 të punësuar në Shqipëri dhe në Kosovë.

Rezultatet treguan se në Shqipëri, niveli i pakënaqësisë së punonjësve ishte shumë më i lartë se në Kosovë dhe kjo gjendje kishte mbetur e pandryshuar që nga viti 2019. Ndërsa në Kosovë shihet një rënie e konsiderueshme e nivelit të pakënaqësisë në punë më 2022 me 43% nga rreth 60% që ishte ky tregues në vitin 2019. Gjithashtu pësoi rënie edhe numri i personave që ishin shumë të kënaqur me vendin punës në 5% më 2022 nga 7% që ishin më 2019.

Në Shqipëri, nga totali i të anketuarve 8% e tyre ishin të pakënaqur me punën që bënin dhe në anën tjetër vetëm 7% e pjesëmarrëse në sondazh ishin shumë të kënaqur. Ekspertët që prezantuan sondazhin vunë në dukje se pakënaqësia në punë mbizotëron te punonjësit shqiptarë dhe kjo ka qenë edhe më theksuar në shkuarën.

Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Kënaqësia dhe angazhimi në punë lidhen drejtpërdrejt me rezultatet dhe cilësinë e punës së punonjësit. Me 60% forcë pune të pakënaqur dhe të paangazhuar, largimet janë të shumta, kosto e ripunësimeve dhe zhvillimit është shumë e lartë dhe cilësia e shërbimit të ofruar është mediokër”.

Ndër dhjetë arsyet kryesore të pakënaqësisë në punë në Shqipëri mbizotëron pamundësia për karrierë, mungesa e mundësive për trajnim dhe e treta ishte paga, më tej dominuan vlerësimi, atmosfera dhe respekti.

Në Kosovë, kënaqësia në vendin e punës është përmirësuar ndjeshëm, pasi shumica e punonjësve ndihen mirë me punën që bëjnë. P.sh., nga viti 2019 deri në vitin 2022 pati rënie të konsiderueshme të punonjësve shumë të pakënaqur me punën nga 12% në 4%. Në të njëjtën periudhë, përqindja e punonjësve që ishin shumë të kënaqur në punë arriti në 14% në vitin 2022 nga 9 % në vitin 2019

Niveli i pakënaqësisë është më i lartë në grupmoshat e reja. Nga punonjësit 18-29 vjeç, 63% e tyre ishin të pakënaqur, ndërsa te punonjësit mbi 55 vjeç ishin 57% të pakënaqur. Punonjësit e moshës 30-55 vjeç ishin 58% të pakënaqur.

Në Shqipëri, pakënaqësia është mjaft e përhapur në mesin e administratës publike. Niveli i pakënaqësisë përfshin rreth 70% e punonjësve të administratës dhe 58% të punonjësve në sektorin privat.

88% e punonjësve në Shqipëri janë me kontratë pune përkundrejt 84% që ishin në 2019. Ende 12% e forcës së punës janë të pambrojtur sipas Kodit të Punës në fuqi. Industritë me mungesë kontrate pune janë Shitje me shumicë dhe shpërndarje, Hoteleri, bare dhe restorante dhe Ndërtimi./Monitor/

forca e punës në shqipëri emigrimi i shqiptareve

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete