LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN kundër Amnistisë Fiskale: Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave! Kujdes pasuritë e paluajtshme

FMN paralajmëroi se një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020.

9 Dhjetor 2022, 21:58 Nga k.m.
FMN kundër Amnistisë Fiskale: Shqipëria të dalë nga
Foto ilustruese

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundimin të konsultimeve të Nenit IV me Shqipërinë ka përsëritur kritikat e tij kundër amnistisë fiskale, që rrezikon pastrimin e parave, ndërsa ka paralajmëruar se ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Fondi tha në një deklaratë zyrtare se ekonomia këtë vit pritet të rritet me 3.7%, duke u ngadalësuar në 2% vitin e ardhshëm. Fondi bëri thirrje për konsolidim fiskal, kontroll më të mirë të projekteve të partneritetit publik privat, vazhdim të reformave dhe ulje të informalitetit që do të ndikonte në reduktimin e emigracionit.

FMN paralajmëroi se një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020.

Sipas deklaratës së sapopublikuar, pas një rimëkëmbjeje të fortë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka ruajtur vrullin pozitiv pavarësisht tronditjes së ekonomisë globale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Rritja reale e PBB-së pritet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2022, si pasojë e aktivitetit të fortë në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime. Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e mbështetjes së politikave.

Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind nga mesi i vitit 2024, teksa çmimet ndërkombëtare të mallrave të stabilizohen, politikat fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja të ngadalësohet.

Borxhi i qeverisë së përgjithshme pritet të bjerë më tej në nën 70 për qind të PBB-së në fund të vitit 2022, i ndihmuar nga rritja e vazhdueshme ekonomike dhe një deficit i pritshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Në mungesë të goditjeve të reja, borxhi pritet të vijojë reduktimin, duke arritur në rreth 64 për qind të PBB-së në vitin 2027, por nevojat për financim bruto do të mbeten të konsiderueshme. Sistemi financiar i ka përballuar relativisht mirë goditjet e njëpasnjëshme dhe kreditimi për ekonominë ka vazhduar.

FMN thekson se perspektiva është subjekt i pasigurisë së konsiderueshme. Rreziqet ndaj rritjes janë në kahun e poshtëm, ndërsa ato ndaj inflacionit në kahun e sipërm. Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimit dhe energjisë janë një rrezik kryesor, veçanërisht nëse ato shkaktojnë një raund tjetër rritjeje dhe trazira sociale. Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej negativisht mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes. Një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. Rreziqet zbuten në një farë mase nga niveli i lartë i rezervave valutore të Shqipërisë.

Ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, rreziqet zbuten nga niveli i duhur i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë.

Në vlerësimin e Bordit Ekzekutiv, FMN thekson se drejtorët ekzekutivë përgëzuan autoritetet për reagimin e tyre vendimtar të politikës ndaj goditjeve të shumta që nga viti 2019 dhe mirëpritën rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike. Duke vënë në dukje se rreziqet janë anuar në kahun e poshtëm, drejtorët theksuan nevojën për një politikë të kujdesshme dhe vigjilencë për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe për të adresuar dobësitë, duke zbatuar reforma për të promovuar një rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të gjelbër dhe për të adresuar dobësitë e qeverisjes.

Drejtorët mirëpritën planin e autoriteteve për të arritur një ekuilibër primar në vitin 2023 dhe theksuan nevojën për një konsolidim fiskal afatmesëm më ambicioz, i mbështetur nga një strategji e shëndoshë afatmesme e të ardhurave, e cila duhet të finalizohet dhe zbatohet pa vonesa të mëtejshme. Përpjekje të tilla do të ndihmonin në rindërtimin e amortizatorëve të politikave, do të ndihmonin në uljen e inflacionit dhe do të lehtësonin rregullimin e bilanceve të transaksioneve me jashtë. FMN rekomandon që mbështetja fiskale për shtresat vulnerabël duhet të jetë e përkohshme dhe e synuar, duke shfrytëzuar plotësisht kuadrin ekzistues të mbrojtjes sociale.

Drejtorët bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal. Partneritetet publike-privat dhe kornizat e menaxhimit të investimeve publike duhet të përafrohen dhe të integrohen plotësisht në ciklin buxhetor. Drejtorët paralajmëruan gjithashtu kundër amnistisë së propozuar tatimore duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave.

Drejtorët inkurajuan Bankën e Shqipërisë (BSH) të vazhdojë normalizimin e politikës monetare të mbështetur nga të dhënat, në kushtet e presioneve të vazhdueshme inflacioniste, duke ruajtur fleksibilitetin e kursit të këmbimit. Ata treguan gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme. Drejtorët mbështetën përpjekjet e vazhdueshme të BSH-së për të përmirësuar rregullimin dhe mbikëqyrjen financiare dhe për të rritur rezervat e kapitalit. Prania e bankave me aksione të konsiderueshme nga individë dhe grupe jofinanciare kërkon gjithashtu vigjilencë të shtuar në mbikëqyrje.

Drejtorët theksuan se avancimi i reformave strukturore do të jetë kritik në zhbllokimin e potencialit të rritjes së Shqipërisë dhe mirëpritën hapjen e diskutimeve të pranimit në BE, të cilat duhet të kontribuojnë në progresin e reformave. Në këtë drejtim, drejtorët bënë thirrje për progres të qëndrueshëm në reformat në drejtësi dhe antikorrupsion dhe theksuan rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e FATF. Luftimi i informalitetit do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit. Duke vënë në dukje makrokriticitetin e ndryshimeve klimatike, ata theksuan nevojën për përpjekje të bashkërenduara përshtatjeje brenda kornizës buxhetore.

Drejtorët ranë dakord se kapaciteti i Shqipërisë për të shlyer fondin është i mjaftueshëm dhe nuk panë nevojë për një zgjatje të Vlerësimit të Pas-Financimit përtej shkurtit 2023./Monitor

fmn amnisti fiskale

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës