LIVE UPDATES
Ekonomi

'The Economist': Shërbimi sekret i CEO-ve, spiunazhi i korporatave po hyn në një epokë të re

Në maj, një gjykatë vendosi se kompania Appian, me qendër në Virginia, kishte të drejtë të dëmshpërblehej me 2 miliardë dollarë, pasi akuzoi kompaninë Pegasystems, nga Massachusetts, se e kishte përgjuar në mënyrë të paligjshme, për të fituar një avantazh konkurrues.

31 Korrik 2022, 07:12 Nga A.B

'The Economist': Shërbimi sekret i CEO-ve, spiunazhi i

Kompanitë duhet ta marrin më seriozisht, shkruan The Economist

Në romanet e spiunazhit, është e vështirë të mundësh John le Carré ose Ian Fleming. Por bota e spiunazhit e korporatave ka gjithashtu shumë dramë. I tillë ishte skandali në një çështje gjyqësore të kohëve të fundit që përfshiu dy kompani amerikane softuerësh.

Në maj, një gjykatë vendosi se kompania Appian, me qendër në Virginia, kishte të drejtë të dëmshpërblehej me 2 miliardë dollarë, pasi akuzoi kompaninë Pegasystems, nga Massachusetts, se e kishte përgjuar në mënyrë të paligjshme, për të fituar një avantazh konkurrues.

Gjyqi zbuloi se drejtuesit e Pegasystems, kishin punësuar një kontraktor për të vjedhur përbërësit e “salcës sekrete” të Appian dhe e kishin quajtur këtë përpjekje “Project Crush”. Pas vendimit, Pegasystems pësoi rënie në çmimet e aksioneve, do të përballet me një breshëri padish nga investitorët e pakënaqur dhe është zotuar të apelojë kundër vendimit “të padrejtë”.

Kjo ngjarje reflekton se si është rritur interesi për spiunazhin e biznesit. “Snooping” nuk është më i përqendruar vetëm në disa industri “të ndjeshme”, si mbrojtja dhe farmaceutika. Ai përdoret gjithnjë e më shumë për të shënjestruar kompanitë më të vogla në sektorë nga më të ndryshmit, përfshirë arsimin dhe bujqësinë. Me pak fjalë, spiunazhi është bërë një rrezik i përgjithshëm biznesi. Spiunazhi i korporatave mund të jetë duke hyrë në një epokë të ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë të Fuqive të Mëdha.

Ka dy arsye për këtë: rritja e paepur e aseteve jomateriale dhe sofistikimi i hakerave online. Shefat ekzekutivë (CEO) duhet të shqetësohen se mos sekretet e firmave të tyre dalin në shesh në rrjetin e errët. Ka hakera online që vjedhin të dhënat dhe dokumentet e bizneseve dhe i shesin ato me çmime që variojnë nga disa dollarë, në disa miliona. Ruajtja e pronës intelektuale në kasafortën dixhitale, mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Kur dëgjojnë për pronën intelektuale, shumica e njerëzve mendojnë për patentat. Sigurimi i patentave është bërë më i vështirë, të paktën në Amerikë, që kur një sërë vendimesh nga Gjykata e Lartë në dekadën e kaluar hoqën mbrojtjen për “metodat e biznesit” dhe “idetë abstrakte” (të cilat janë shpikje të bazuara në softuerë).

Kjo i ka detyruar kompanitë që të kërkojnë të ruajnë sekretet tregtare, të cilat mund të jenë çdo gjë, që nga algoritmet dhe listat e klientëve, deri tek proceset kimike dhe planet e marketingut. Ndër sekretet më të famshme tregtare janë receta e Coca-Cola-s dhe formulimi për WD-40. Shumica janë më të zakonshme: betejat e fundit ligjore kanë përfshirë agjentët e pjekjes industriale dhe formulat e rrëshirës së dyshemesë. Patentat ofrojnë mbrojtje më të forta, por sekretet tregtare zgjasin përgjithmonë – nëse ruhen mirë.

Christine Streatfeild nga Baker McKenzie, firmë ligjore, shpjegon se ka pasur një “strumbullar” në pesë vitet e fundit, pasi më shumë kompani në më shumë industri, po zgjohen duke kuptuar nevojën për të mbrojtur sekretet e tyre. Ajo tregon për përpjekjet e shtuara në mallrat e konsumit, çelikun, madje edhe kanabisin. Baker McKenzie i ka këshilluar kultivuesit e ligjshëm të marijuanës në Amerikë, për hapat që mund të ndërmarrin për të frenuar aksesin e rivalëve në informacionet në lidhje me teknikat e tyre të kultivimit, recetat e tokës, aromatizuesit e ekstrakteve etj.

Dixhitalizimi e bën problemin më të mprehtë

Ndërsa industritë e vjetra, si prodhimi i makinave dhe arsimi, po rrisin investimet në softuerë, ato kanë më shumë elemente që “ia vlen të vidhen”. Industritë me shumë firma startup janë veçanërisht të cenueshme, thotë Sidhardha Kamaraju nga Pryor Cashman, një tjetër firmë ligjore, sepse ato kombinojnë shumë teknologji të reja me punonjës të lëvizshëm që zhvendosen nëpër firma të ndryshme. Në vitin 2018, firma Waymo e Alphabet, fitoi 245 milionë dollarë nga Uber, pasi pretendoi se një nga ish-inxhinierët e Waymo-s zbuloi sekrete tregtare pasi shkoi për të punuar për Uber.

Mbrojtja legjislative për sekretet tregtare është bërë më e fortë. Një pikë kthese në Amerikë ishte Ligji për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare, i miratuar në vitin 2016, i cili zgjeroi llojin dhe numrin e sekreteve të mbuluara nga ligji federal. Miratimi i tij çoi në një rritje prej 30% në rastet e denoncuara, thotë Tim Londergan nga firma Tangibly.

Lajmi i keq është se shumë firma janë menaxhuese të dobëta të sekreteve të tilla. Nuk mjafton të bëhen përpjekje të arsyeshme për ta mbajtur informacionin konfidencial. Sekreti gjithashtu duhet të artikulohet qartë. Dështimi për ta bërë këtë është ekspozuar në një numër rastesh të fundit.

Për shembull, Mallet, një firmë produktesh për pjekje, nuk arriti të bllokonte një rival të ri që të përdorte agjentë të ngjashëm çlirues (të cilët lejojnë që bukët dhe simitet të piqen më lehtë), pasi një gjykatë amerikane e apelit vendosi se firma Mallet nuk e kishte përshkruar dhe dokumentuar në mënyrë të hollësishme formulën e saj sekrete.

Vendime të tilla kanë bërë që më shumë shefa të kërkojnë “auditime IP” dhe të përdorin rezultatet për të ruajtur më mirë sekretet. Kjo, nga ana tjetër, ka krijuar një industri të konsulentëve të sekreteve tregtare. Kërkohen edhe avokatë. Avokatët e patentave janë të shumtë, por pak prej tyre i kuptojnë me të vërtetë sekretet tregtare dhe janë të prirur që të përqendrohen në çështjet gjyqësore, pasi problemi të ketë lindur, thotë zoti Londergan.

“Kompanitë kanë nevojë për ndihmë më herët”. Ato gjithashtu duhet të përqendrohen më tepër në rreziqet që rrjedhin nga partnerët e korporatave, për shembull në sipërmarrjet e përbashkëta. Kjo shpesh shpërfillet edhe nga firmat shumëkombëshe.

TSMC është një nga kompanitë e pakta që arrin t’i menaxhojë me sukses sekretet e saj tregtare. Prodhuesi tajvanez i çipave ka arsye të mira për ta bërë këtë, sepse kompania operon në një industri shumë të ndjeshme, plot me informacione pronësore, që rivalët do të donin t’i dinin.

Kompania ka në prag të derës Kinën, e cila ka konflikte me Tajvanin dhe njihet për vjedhjen e IP-ve (pasi ka qenë vetë viktimë në shekullin XVIII, kur priftërinjtë jezuitë u dërguan nga Europa në Kinë, për të zbuluar sekretet tregtare kineze në prodhimin e porcelanit).

Autoritetet tajvaneze thonë se në muajt e fundit, kanë spikatur disa përpjekje nga Kina për të tërhequr inxhinierë tajvanezë, dhe ajo po e bën këtë duke përdorur firma kineze që janë regjistruar në ishull në mënyrë të paligjshme, duke fshehur origjinën e tyre. Në maj, Parlamenti i Tajvanit miratoi një ligj që dënon me deri në 12 vjet burg këdo që merr ose përdor teknologjitë e përcaktuara si “thelbësore” në përfitim të “entiteteve të jashtme”.

Amerika gjithashtu ka miratuar ligje kundër spiunazhit duke pasur në mendje Kinën. Departamenti i Drejtësisë thotë se afërsisht katër në pesë raste të spiunazhit ekonomik, janë “sjellje që do të ishin përfituese për shtetin kinez”. Rasti më i njohur i spiunazhit të dyshuar nga Kina, që përfshin kompaninë Huawei, një prodhues i pajisjeve të telekomunikacionit, është maja e një ajsbergu të madh.

Sado kërcënim i madh që të jetë Kina, ajo nuk është kërcënimi i vetëm. Edhe shtetet në dukje miqësore, spiunojnë. Izraeli ka përgjuar firmat amerikane në të mirë të industrisë së tij teknologjike dhe ushtarake. Dhe nuk duhet menduar se kërcënimet që paraqesin aktorë të ndryshëm, qofshin kompani apo qeveri, janë diskrete. Marrim si shembull Ju Xiaorong, ish-kimist në Coca-Cola, i cili u dënua me 14 vjet burg. Zonja Ju u dënua për vjedhjen e sekreteve tregtare në lidhje me veshjet në brendësi të kanaçeve të pijeve.

Ajo përdori formulën për të krijuar kompaninë e saj në Kinë, me mbështetjen e një partneri vendas. Sipërmarrja e tyre mori grante nga qeveria kineze. Është e paqartë nëse zyrtarët kinezë ishin në dijeni të vjedhjes.

Ky rast nxjerr në pah një sfidë tjetër për firmat që përpiqen të fshehin sekretet e tyre. Ato mund të shpenzojnë sa të duan për përforcimin e sistemeve, por duhet të kenë kujdes për format fizike të vjedhjes. Operativët e Procter & Gamble (P&G) një herë u kapën mat duke u zhytur nëpër kazanët e plehrave jashtë një zyre të kompanisë Unilever në Chicago, në kërkim të informacioneve rreth strategjisë së marketingut të rivalit të saj për mallrat e konsumit.

Zonja You, nga ana tjetër, me sa duket kishte përdorur celularin për të fotografuar dokumente të ndjeshme, për të anashkaluar masat e sigurisë. Njerëzit përdorin celularë smartphone në zyra gjatë gjithë kohës. Si mund të dihet nëse ato po përdoren për arsye të liga?

Për më tepër, shumë spiunime të korporatave mund të jenë krejt të paqarta nga këndvështrimi i atyre që spiunohen. Disa janë krejtësisht të ligjshme. Shumë fonde mbrojtëse vëzhgojnë veprimtarinë në fabrika, duke përdorur njerëz mbikëqyrës, ose imazhe satelitore, për të vlerësuar prodhimin.

Shumica e punëve të kompanive që synojnë të luftojnë spiunazhin, janë ligjore dhe të mërzitshme, si kujdesi i duhur për partnerët e mundshëm të biznesit. Por ka edhe raste kur firmat ndërmarrin aktivitete të dyshimta, si përgjimet apo imitimet. Në shekullin XIX, “gjyshi” i industrisë së luftës kundër spiunazhit, Allan Pinkerton, parashtroi (dhe ndoqi) një kod të rreptë sjelljeje. Zoti Javers ka frikë se disa nga homologët e Pinkerton në kohët moderne, po i shkelin në mënyrë rutinë shumë nga kodet e tij të etikës.

Këto prirje do të vazhdojnë. Lëvizshmëria e punonjësve është afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave. Kompanitë dhe taktikat që ato përdorin, po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruara. Dhe sfondi gjeopolitik po bëhet më i ngrirë, duke i rritur stimujt për veprimtari të fshehtë nga shtetet ose përfaqësuesit e tyre. “Casino Royale” mund të mos jetë e njëmendtë, por fantazma e spiunazhit ekonomik është e vërtetë./MONITOR

sherbimi sekret ceo spiunazh

Sondazh

Poll

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave