LIVE UPDATES
Ekonomi

Amnistia fiskale, VOA: E thonë ekspertët, i hap rrugë parave të krimit

Qeveria shqiptare po përgatit një ligj, që parashikon aminsti fiskale dhe penale. Kjo nuk është hera e pare që qeveria synon një ligj të tillë. Para dy vitesh ajo u tërhoq nga nisma pas kritikave të institucioneve financiare ndërkombëtare.

30 Korrik 2022, 21:05 Nga k.m.
Amnistia fiskale, VOA: E thonë ekspertët, i hap rrugë parave
Foto ilustruese

Qeveria shqiptare i është rikthyer projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet ndërkombëtare financiare e kritikuan draftin e vitit 2020, por autoritetet thonë se këtë herë ai vjen i përmirësuar. Përfaqësues të opozitës, ekspertë dhe dhoma biznesi, mendojnë se kjo nismë sërish lë hapësirë për depërtimin në ekonomi të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ministrja e Finanacave dhe Ekonomisë thotë për Zërin e Amerikës, se janë forcuar filtrat për t’i penguar këto kapitale financiare dhe shpjegon se projektligji vjen në një kohë kur institucionet dhe masat janë forcuar për shkelësit e ligjit në të ardhmen.

Qeveria shqiptare po përgatit një ligj, që parashikon aminsti fiskale dhe penale. Kjo nuk është hera e pare që qeveria synon një ligj të tillë. Para dy vitesh ajo u tërhoq nga nisma pas kritikave të institucioneve financiare ndërkombëtare. Edhe pse zyrtarët thonë se vërejtjet janë reflektuar në projektin e ri, ekspertët dhe disa dhoma biznesi si ajo amerikane, gjermane dhe dhoma e tregëtisë dhe industrisë Tiranë, e kundërshtojnë aministinë, duke thënë se ajo nxit informalitetin dhe i hap rrugë depërtimit në ekonomi të parave të siguruara nga aktivitete kriminale. Petraq Milo, Pr. Dr, i Shkenace ekonomike thotë për Zërin e Amerikës, se kjo nisëm është parakohshme për shkak të informalitetit dhe korrupsionit të lartë, një sistemi fiskal të paqëndrueshëm, dhe faktit se Shqipëria ende bën pjesë në listën gri të Moneyval, strukturë e Këshillit të Europës për monitorimin e pastrimit të parave.

“Shqetësues është fakti, se personi bën deklarim vullnetar dhe nuk do të jetë i detyruar të japë informacion për burimin e parave. Nëse ligji i pastrimit të parave kërkon informacion për shuma, shumë herë më të ulëta së 2 milionë euro, në këtë rast nuk kërkohen. Pikërisht këtu është sinjali i alarmit. Ekziston rreziku i depërtimit të parave të përfituara në mënyrë kriminale, në mënyrë të paligjshme”- u shpreh Prof. Dr. i Shkencave Ekonomike Petraq Milo.

Zyrtarët thonë se drafti i ri sjell disa risi. Në të parashikohet ulja e kohës së zbatimit të amnistisë në 9 muaj, vendosja e kufirit deri në 2 milionë euro për asetet dhe të ardhurat që do të deklarohen vullnetarisht, kufizimin e këtij limiti brenda familjes, tatim nga 7 deri në 10% në varësi të kohës së vetëdeklarimit etj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë thotë për Zërin e Amerikës se aministia synon të rrisë të ardhurat në buxhet, në një situatë të krizës ekonomike, të eliminojë informalitetin e krijuar ndër vite nga evazioni, apo nga çështje që lidhen me tatimet dhe doganat si dhe nga puna e padeklaruar. Aministia thotë ajo po shoqërohet me masa të shtuara për shkelësit e ligjit, në të ardhmen.

“Ky projektligj vjen në një moment kur qeveria dhe mjaft institucione kanë marrë nisma të rëndësishme me qëllim reduktimin e pastrimit të parave, ato në kuadër të reformës në drejtësi, por ajo që është shumë e rëndësishme kemi ngritur sisteme që paradalojnë krijimin e evazionit, dhe të informalitetit në të ardhmen”- tha për Zërin e Amerikës Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Financave.

Por përfaqësues të opozitës janë skeptikë ndaj deklaratave për forcimin e institucioneve si dhe ndaj proçesit të filtrimit të kërkesave për aminsti, nga njësia e posaçme që do të ngrihet në Drejtorinë e Tatimeve.

“Qeveria thotë se do të ndërtojë mekanizma në drejtorinë e tatimeve, për filtrimin e kërkesave. Por, kur këtë ka dështuar ta bëjë prokuroria e Tiranës, ato të rretheve, nuk kemi asnjë rezulat as nga SPAK , unë nuk pres që një drejtori tatimesh të filtrojë se cilat janë paratë e krimit dhe të korrupsionit. Drejtoria e tatimeve tashmë është provuar që ka lejuar biznese të cilat kanë marrë fonde publile dhe kanë gënjyer shtetin. Dhe skema të tilla të evazionit fiskal e vënë në pikëpyetje të madhe aftësinë e saj për të gjurmuar këtë lloj kapitali”- tha për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Mbrojtësit e nismës së aministisë fskale dhe penale thonë se ajo vendos barriera për paratë që vijnë nga aktivitete kriminale. Sipas projektligjit, përjashtohen ata persona që kanë detyrim deklarimin e pasurisë në Inspektoriatin e deklarimit të pasurive si politikanët, zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, administratorë të bizneseve private me më shumë se 50 punëtorë etj. si dhe familjarët e tyre. Drafti i ndalon amnistinë dhe personave që janë subjekte të ligjeve që godasin mafian, trafiqet e paligjshme dhe korrupsionin. Por skeptikët mendojnë se ata që përjashtohen nga aministia mund të përdorin të afërmit e tyre, jashtë familjes, për të legalizuar kapitalet e paligjshme.

“Nuk mund të paragjykojmë asnjë, për sa kohë nuk ka asnjë çështje penale ndaj tij. Nuk mund të ecet më këtë logjikë. Nëse në të ardhmen këta persona vërtetohen që mund të jenë të ndërlidhur ata e humbin të drejtën, për të qenë subjekt i ligjit të amnistisë dhe në zbatim të të gjithë legjislacionit në fuqi do të hapen proçese ndaj tyre, do t’u konfiskohen paratë ose asetet. Kjo ndodh në rast se vërtetohet që kanë lidhje me personat e përjashtuar nga amnistia”- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Financave.

Drafti i Aministisë u jep mundësi dhe emigrantëve të deklarojnë të ardhurat e tyre të përfituara nga puna e padeklaruar. Dyshimet e njohësve të fushës së ekonomisë lidhen me hyrjen nga jashtë të kapitaleve që burojnë nga aktivitete kriminale. Ata shprehin shqetësim, se amnistia ne vend, është një mesazh negativ për biznesin e ndershëm, ndaj dhe sugjerojnë që ajo të shoqërohet edhe me faljen e gjobave, apo të detyrimeve të papaguara të kësaj kategorie.

“Çfarë mesazhi i jep biznesit të ndershëm? I thua që ti paguan dhe ky tjetri që nuk paguan vjen një ditë dhe paguan më pak se ty? Krijon diferencë me biznesin e ndershëm por që ka një problematikë, të cilit sot aktualisht me ligjin e proçedurave tatimore i sekuestrohet pasuria nëse s'paguan detyrimin tatimor një gjobë, kamatëvonesë etj, ndërsa këtij tjetrit që vetëdeklarohet i aministohet. Pra për biznesin e ndërshëm çfarë ofrohet? Në këtë situatë do të ishte e shëndetshme të amnistohen dhe detyrimet e çdo biznesi që është i deklaruar”- u shpreh Prof. Dr. i Shkencave Ekonomike Petraq Milo.

Zyrtarët nuk janë dakort me këtë propozim, pasi sipas tyre, pikërisht kjo rrugë do të nxiste pabarazinë. Amnistia, shpjegojnë ata, kalon përmes tatimit dhe se asgjë nuk falet. E pyetur se sa kapital pritet të hyjë nga ky proçes, në ekonomi, Ministrja e Financave tha se është vështirë të përllogaritet një shifër.

“Ajo që mund të llogaritet është paraja jashtë bankave në lekë, pasi leku emetohet nga Banka e Shqipërisë, dhe ajo ka të dhëna të sakta sa i përket asaj pjese që qëndron në depozita dhe pjesës që është jashtë bankave. Nëse të njëjtën përqindje të keshit në bankë dhe jashtë banke, do ta llogarisim dhe për valutën, atëherë llogaritet të jetë rreth 3.4 miliardë euro në total para jashtë bankave. Kjo është një shifër e bazuar në disa supozime, e cila jo e gjitha është informale dhe jo domosdoshmërisht e gjitha do të hyjë në këtë proçes të aministisë”- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Financave.

Aministia fiskale dhe penale që propozohet nga qeveria nëse do të miratohet do të jetë e para e këtij lloji në vend. Në harkun kohor të dy viteve në tryezat e diskutimeve ky propozim po krijon sërish debate të shumta. Autoritetet thonë se janë konsultuar dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, por FMN vetëm pak ditë para se Ministria e financave të bënte publike nismën e re për aministinë, ritheksoi këshillën e tij kundër saj, duke pasur parasysh rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor. Diskutimet janë shtyrë për në vjeshtë, ndërsa qeverisë do t’i duhet edhe konsensusi i opozitës, pasi për miratimin në Kuvend të aministisë kërkohen 84 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka./VOA

amnisti fiskale

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait