LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat bankare u shtuan me 101 milionë Euro në qershor, vlera më e lartë që nga gushti 2021

Rritja e depozitave në Euro ishte e shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e përvijuar qartë në vitet e fundit, për shkak të normave të ulëta të interesit. Rritja vjetore e depozitave në Euro ka arritur në 18.6%, nivel ky ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave bankare.

29 Korrik 2022, 07:08 Nga A.B
Depozitat bankare u shtuan me 101 milionë Euro në qershor, vlera
Depozita

Depozitat bankare në Euro gjatë muajit qershor shënuan rritjen më të lartë qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave bankare në monedhën Europiane në mesin e këtij viti shënoi një rekord të ri historik, në vlerën e 5.7 miliardë Eurove. Totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 101 milionë Euro në një muaj, rritja mujore më e lartë qysh prej gushtit të kaluar.

Rritja e depozitave në Euro ishte e shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e përvijuar qartë në vitet e fundit, për shkak të normave të ulëta të interesit. Rritja vjetore e depozitave në Euro ka arritur në 18.6%, nivel ky ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave bankare.

Shifrat dëshmojnë për prurje dhe ofertë të lartë të Euros në ekonominë shqiptare. Kjo ofertë po reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Euros ndaj Lekut, që po qëndron në nivelet më të ulëta historike dhe gjatë muajve të fundit ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro këmbehej të enjten me 116.62 Lekë, nivel 4.2% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër faktorët e dukshëm dhe të matshëm, rritja e prurjes së Euros reflekton në radhë të parë shifrat rekord të turizmit hyrës në Shqipëri. Sipas INSTAT, në gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e vizituan 2.55 milionë shtetas të huaj, në rritje me 51% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Është e arsyeshme të besohet se rritja e vizitave të shtetasve të huaj në nivelet më të larta historike po ndikon edhe në shtimin e prurjeve të Euros në ekonominë shqiptare. Ndër të tjera, rritja e lartë e depozitave në Euro gjatë qershorit dëshmon edhe faktin se rritja sezonale e ofertës po bëhet më e shpërndarë në kohë dhe është më pak e përqendruar vetëm në periudhën korrik-gusht. Megjithatë, pritshmëritë janë që për dy muajt e pikut të sezonit veror rritja e depozitave në Euro të jetë edhe më e lartë.

Monedha europiane vazhdon të dominojë strukturën e depozitave bankare, megjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për ta reduktuar peshën e saj, nëpërmjet disa masave rregullatore në vitin 2018. Por, prania e Euros në ekonominë shqiptare duket se ka rrënjë të thella dhe përpjekjet për ta “luftuar” vetëm brenda sektorit financiar nuk po japin shumë sukses.

Depozitat në Euro madje vazhdojnë të rriten, pavarësisht zhvlerësimit kundrejt monedhës vendase. Duke qenë se shpenzimet e konsumit në ekonominë shqiptare kryhen kryesisht në Lekë, zhvlerësimi i Euros e ndikon negativisht vlerën e kursimeve në këtë valutë. Por, me sa duket, individët dhe bizneset nuk i japin shumë rëndësi këtij faktori dhe monedha europiane perceptohet si më e besueshme, pavarësisht zhvlerësimit ndaj Lekut. Një ndikim të madh në këtë zgjedhje mund të ketë edhe euroizimi i lartë i ekonomisë së brendshme dhe fakti që asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pronat, përgjithësisht kuotohen dhe tregtohen në Euro./MONITOR

depozita bankare


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë