Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra lehtë në 2.33%, nga 2.36% që kishte qenë për janarin. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.
TIRANA- Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra lehtë në 2.33%, nga 2.36% që kishte qenë për janarin. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Ai përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve. Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për shkurtin pësoi rënie në 2.09%, nga 2.1% që kishte qenë për janarin. Edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.25% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së. Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin shkurt ishte në nivele të përafërta me inflacionin bazë neto, me 2.08%, nga 2.09% që ishte për janarin dhe 3.22% që kishte qenë në muajin shkurt të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi e mbylli vitin 2024 në nivelin 2.1%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4% i fundit të vitit 2023. Ndërkohë, për dy muajt e parë të këtij vitit inflacioni ka rënë më tej në nivelin 1.9%, niveli më i ulët në afërsisht katër vitet e fundit.
Në skenarin bazë, Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit këtë vit, rritje që të paktën në muajt e parë të vitit nuk po ndodh. Kjo pritshmëri mbështetet në normat e ulëta të interesit dhe kreditimin e shpejtë të ekonomisë, stabilizimin e kursit të këmbimit të lekut dhe zbutjen e efektit rënës të inflacionit të importuar.
Në mbledhjen e parë për vendimmarrjen e politikës monetare të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në shkurt të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Sipas tij, balanca e rreziqeve për të ardhmen paraqitet neutrale për momentin. Megjithatë, pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur, kryesisht për shkak të zhvillimeve në ambientin e huaj./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kredit...
Foto ilustruese TIRANA- Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç nji...
foto ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, ...
foto ilustruese TIRANË- Europa Qendrore dhe Lindore nuk është më oborri periferik i Europës. Ajo është një epiqend&...
Foto ilustruese TIRANË - Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar të dhënat e llogarive bankare apo të...
Viva Fresh TIRANË- Kompania nga Kosova, Viva Fresh Store, njoftoi të enjten se ka arritur një marrëveshje për blerjen e Spar Alba...
Foto ilustruese TIRANË - Depozitat bankare dominuan strukturën e investimeve financiare të kompanive të sigurimit edhe vitin e kaluar. ...
Foto ilustruese TIRANA- Banka Botërore parashikon që ndërhyrjet me punë civile në të paktën 15 ura që janë pje...
Foto ilustruese TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së S...
Foto ilustruese TIRANË- Investimet në rrjetin energjetik të transmetimit dhe shpërndarjes janë objekt i dy kontratave të fund...