Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në vlerësimin që ju bë projektit “Ndërtimi I urave të qëndrueshme” saktësohet se kjo pritet të ndodhë në fazën e dytë teksa aktualisht është faza e parë që është në zbatim.
TIRANA- Banka Botërore parashikon që ndërhyrjet me punë civile në të paktën 15 ura që janë pjesë e projektit me vlerë 55 milionë dollarë të fillojnë në harkun e 12-16 muajve të ardhshëm. Në vlerësimin që ju bë projektit “Ndërtimi I urave të qëndrueshme” saktësohet se kjo pritet të ndodhë në fazën e dytë teksa aktualisht është faza e parë që është në zbatim.
“Faza 1 e MPA-së për Ndërtimin e Urave të Sigurta në Shqipëri është në fazat e hershme të zbatimit, pasi është bërë efektive më 1 dhjetor 2023. Punimet fizike ende nuk kanë filluar. Përgatitja për Fazën 2 do të fillojë sapo të jetë dhënë 50 për qind e punimeve në kontratat për Fazën 1” thuhet në dokument.
I njëjti specifikon se Projekti Ndërtimi i Urave të Sigurta në Shqipëri është në fazat e hershme të zbatimit, ka kapërcyer sfidat fillestare dhe është në rrugën e duhur për të dhënë kontrata për punimet civile për shumicën e 15 urave në kuadër të projektit brenda 12-16 muajve të ardhshëm.
Vlera e projektit të Bankës Botërore është në total 55 milionë dollarë nga ku përfshihen tre komponentë. Të tillë janë infrastruktura e urave me 44 milionë dollarë, ndërtimi i kapaciteteve institucionale me vlerë 7 milionë dollarë dhe menaxhimi i projektit me vlerë 4 milionë dollarë. Pavarësisht se progresi për arritjen e objektivave vlerësohet i kënaqshëm vlerësimi i përgjithshëm i tij është “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar”.
Komponenti 1 që ka edhe vlerën më të madhe parashikon rehabilitimin ose rindërtimin e urave dhe kanaleve prioritare në rrjetin rrugor kombëtar për të përmirësuar sigurinë e urës për t’i bërë ballë fatkeqësive të ardhshme natyrore dhe ndryshimeve klimatike. Rehabilitimi përfshin zëvendësimin in-situ (në vend) të pjesëve dhe strukturave të dëmtuara të urave ekzistuese.
Rehabilitimi përfshin gjithashtu përmirësimin ose rinovimin in-situ të urave ekzistuese për të përmbushur kërkesat e reja operacionale, si rritja e kapacitetit rrugor dhe niveleve të trafikut, rritja e sigurisë rrugore dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve në kushtet klimatike (duke rritur kapacitetin e hyrjes dhe rrjedhës) dhe ndaj fatkeqësive natyrore (tërmetet)./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së S...
Foto ilustruese TIRANË- Investimet në rrjetin energjetik të transmetimit dhe shpërndarjes janë objekt i dy kontratave të fund...
Foto ilustruese TIRANA- Metodologjia e Eurostat referoi një vlerë më të lartë të inflacionit në muajin shkurt 2025 n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin shkurt 2025 reflekton ecurinë e të mir...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti sot fjalën në forumin e biznesit “E ardhmj...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar ...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qirat&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit...