Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Depozitat në monedhën vendase dominojnë strukturën e depozitave të shoqërive të sigurimit, me 63.3% të totalit ose rreth 11.8 miliardë lekë. Depozitat në valutë arritën në 6.9 miliardë lekë dhe përbënin rreth 36.7% e vlerës totale të depozitave.
TIRANË - Depozitat bankare dominuan strukturën e investimeve financiare të kompanive të sigurimit edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), depozitat bankare të shoqërive të sigurimit në fund të 2024 arritën vlerën e 18.7 miliardë lekëve, në rritje me më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë.
Depozitat në monedhën vendase dominojnë strukturën e depozitave të shoqërive të sigurimit, me 63.3% të totalit ose rreth 11.8 miliardë lekë. Depozitat në valutë arritën në 6.9 miliardë lekë dhe përbënin rreth 36.7% e vlerës totale të depozitave.
Në depozitat në valutë të huaj, peshën kryesore e zënë depozitat e investuara në Euro, të cilat zënë rreth 88.8% të depozitave totale në valutë dhe 32.6% të depozitave totale (lekë + valutë), pjesa tjetër e depozitave janë të investuara në dollarë amerikanë.
Kundrejt fundit të vitit 2023, depozitat në valutë kanë pësuar rënie në vlerë prej afërsisht 1%, kryesisht si rezultat i efektit negativ të kursit të këmbimit. Kjo ka bërë që shkalla e euroizimit të depozitave bankare të shoqërive të sigurimit të pësojë rënie të mëtejshme në 2024.
Për sa i takon investimeve të tjera të kompanive të sigurimit, ato dominohen nga obligacionet.
Në fund të vitit të kaluar, shoqëritë e sigurimit zotëronin obligacione në vlerën e 4.7 miliardë lekëve, në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse 75% e obligacioneve u takojnë shoqërive të sigurimit të jo-jetës, ndërsa rreth 25% atyre të jetës.
Gjithashtu, shoqëritë e tregut të sigurimeve kanë investuar dhe në obligacione në Euro, në vlerën 17.6 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.
Përveç obligacioneve të qeverisë shqiptare, disa kompani sigurimi kanë investuar edhe në obligacione në euro të shoqërive tregtare, kryesisht të emetuara nga bankat vendase.
Ndërkohë, Bonot e Thesarit në Lekë vazhdojnë të kenë një peshë shumë të vogël në portofolin e investimeve të kompanive të sigurimit. Në fund të 2024, ato kishin vlerën e 57 milionë lekëve, në rënie me pothuajse 45% krahasuar me një vit më parë.
Shoqëritë e sigurimeve raportojnë gjithashtu kuota në fonde investimesh në Lekë, në vlerën e 148 milionë lekëve. Vlera e investimit në kuota të fondeve ka ngelur afërsisht e njëjtë me një vit më parë. Investimet u takojnë kryesisht fondeve të administruara nga palë të lidhura me shoqëritë e sigurimit (shoqëri administruese të fondeve të investimit), siç është rasti i investimeve të shoqërisë Albsig në fondin e investimit Albsig Standard.
Në total, investimet financiare në fund të 2024 kishin një vlerë prej afërsisht 6.6 miliardë lekësh, vlera kjo sa 35% e fondeve të mbajtura në depozita bankare./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Banka Botërore parashikon që ndërhyrjet me punë civile në të paktën 15 ura që janë pje...
Foto ilustruese TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së S...
Foto ilustruese TIRANË- Investimet në rrjetin energjetik të transmetimit dhe shpërndarjes janë objekt i dy kontratave të fund...
Foto ilustruese TIRANA- Metodologjia e Eurostat referoi një vlerë më të lartë të inflacionit në muajin shkurt 2025 n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin shkurt 2025 reflekton ecurinë e të mir...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti sot fjalën në forumin e biznesit “E ardhmj...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar ...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qirat&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më...