LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet besimi i në ekonomi, pas dy muajsh radhazi me rënie, vetëm ndërtuesit bëhen pesimistë

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars.

2 Prill 2024, 12:01 Nga M.B
Rritet besimi i në ekonomi, pas dy muajsh radhazi me rënie, vetëm
Foto ilustruese

TIRANA- Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur shenja përmirësimi në mars, pasi kishte qenë në rënie për dy muaj radhazi. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars. Rritja e TNE-së këtë muaj u ndikua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të tregtisë, të shërbimeve si dhe rritja e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ra në muajin mars, pasi kishte regjistruar rritje dy muajt e mëparshëm.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 3.6 pikë përqindje në muajin mars. Niveli i tij qëndron aktualisht 3.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBI-së këtë muaj u ndikua nga vlerësimet e rritura të bizneseve për prodhimin industrial aktual si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet në të ardhmen. Gjithashtu, pritjet e bizneseve për prodhimin industrial në të ardhmen regjistruan rritje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 0.9 pikë përqindje në mars, pasi u rrit me 6.5 pikë përqindje një muaj më parë. Niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 23 pikë. Rënia e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, porositë aktuale u vlerësuan me rritje këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 6.4 pikë përqindje në mars. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 12.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuan vlerësimet më optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për lart këtë muaj. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 2.7 pikë përqindje në muajin mars, pas rënies me 10.3 pikë përqindje një muaj më parë. Aktualisht, niveli i TBT- së qëndron rreth 3.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen mujore të TBT-së ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen shënuan rënie edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi rritje me 1.4 pikë përqindje në muajin mars, duke u ngritur përsëri mbi nivelin e mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan në përmirësim situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë ulur në muajin mars./ Monitor

ekonomia

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Mars 2024, 07:43 h.k

Bursat dhe Inteligjenca Artificiale

Foto ilustruese TIRANË-Bursat po lulëzojnë. Por kohët e mira nuk kanë gjasa të zgjasin. Megjithëse Inteligjenca Artific...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:41 h.k

A do të shtrenjtohet buka?!

Foto ilustruese TIRANË-Çmimi i energjisë për furrat e bukës, si do bëhet verifikimi dhe ndarja në tre kategori. Furra...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:34 Blerina Hoxha

Alarmi i rënies së lindjeve

Foto ilustruese TIRANË-Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet