LIVE UPDATES
Ekonomi

Stres-testet, sektori bankar mund të ketë nevojë të injektojë 15 miliardë lekë kapital në skenarin bazë

Ushtrimet e provës së rezistencës apo stres-testet kanë qëllim të vlerësojnë rezistencën e sektorit bankar ndaj goditjeve nga ekonomia reale. Prova e rezistencës për mjaftueshmërinë e kapitalit tregon shkallën e rezistencës së bankave individuale në terma të kapitalit dhe synon të evidentojë aftësinë e tij në përballimin e goditjeve të supozuara mbi rritjen ekonomike, kredinë, kursin e këmbimit dhe nivelet e normave të interesit. Ushtrimi përmban tre skenarë, atë bazë, të moderuar dhe të rënduar, ndërsa periudha e ushtrimit përfshin tre vitet në vazhdim.

11 Tetor 2022, 07:09 Nga DOSJA
Stres-testet, sektori bankar mund të ketë nevojë të
Foto Ilustruese

TIRANË- Stres-testet e radhës të kryera nga Banka e Shqipërisë kanë treguar që sektori bankar ngelet i kapitalizuar mirë përballë skenarëve bazë makroekonomikë, por megjithatë banka të veçanta mund të kenë nevojë për injektime të mëtejshme kapitali deri në vitin 2024. Ushtrimet e provës së rezistencës apo stres-testet kanë qëllim të vlerësojnë rezistencën e sektorit bankar ndaj goditjeve nga ekonomia reale. Prova e rezistencës për mjaftueshmërinë e kapitalit tregon shkallën e rezistencës së bankave individuale në terma të kapitalit dhe synon të evidentojë aftësinë e tij në përballimin e goditjeve të supozuara mbi rritjen ekonomike, kredinë, kursin e këmbimit dhe nivelet e normave të interesit. Ushtrimi përmban tre skenarë, atë bazë, të moderuar dhe të rënduar, ndërsa periudha e ushtrimit përfshin tre vitet në vazhdim.

Në skenarin bazë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (RMK) të sektorit bankar shënon 19.1% në fund të vitit 2022, ndërkohë që zbret në 18% në fund të vitit 2023 dhe në 16.8% në fund të vitit 2024. Pavarësisht se sektori bankar paraqitet i mirëkapitalizuar, banka të veçanta mund të kenë nevojë për rritje të kapitalit. Numri i bankave që kërkojnë injektim kapitali për këtë skenar shkon deri në shtatë në fund të vitit 2024, duke përbërë rreth 40% të aktiveve të sektorit. Në këtë rast, nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë rreth 15 miliardë lekë ose 0.8% e PBB-së.

Skenari bazë supozon një normë rritjeje ekonomike pozitive për periudhën ushtrimore, me rreth 4%. Në këtë skenar, rritja ekonomike shoqërohet me një rritje të ndjeshme të kreditimit dhe një përmirësim të cilësisë së portofolit të kredisë. Në skenarin e moderuar, RMK-ja për sektorin bankar ulet lehtësisht në nivelin prej 18.5% në fund të vitit 2022, 16.1% në fund të vitit 2023 dhe 13.8% në fund të vitit 2024, duke vijuar të ruajë nivele të mjaftueshme të kapitalizimit përgjatë gjithë harkut kohor trevjeçar. Sidoqoftë, bazuar në rezultatet e përftuara, banka të veçanta shfaqin nevojën për shtim kapitali deri në fund të periudhës ushtrimore. Më konkretisht, numri i këtyre bankave rritet në tetë në fund të vitit 2024, duke përbërë 55% të aktiveve të sektorit. Në këtë rast, nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë rreth 33 miliardë lekë ose 1.7% të PBB-së. Në skenarin e moderuar, rritja ekonomike vlerësohet pozitive përgjatë periudhës ushtrimore, por me një normë më të ulët (rreth 2.5%).

Në skenarin e rënduar, sektori bankar mbetet i kapitalizuar për vitin 2022 dhe 2023, me një RMK prej përkatësisht 17.8% dhe 14.7%, ndërkohë që bie në nënkapitalizim për fundin e vitit 2024, me një RMK prej 10.9%. Kontribut kryesor në rënien e kapitalizimit për këtë skenar paraqet kryesisht rënia e të ardhurave të tjera dhe humbja nga huatë. Numri i bankave që paraqesin nevojë për shtim kapitali arrin në nëntë deri në fund të vitit 2024, duke arritur në një peshë prej rreth 58% në terma të aktiveve të sektorit, ndërsa nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë rreth 51 miliardë lekë (ose 2.6% e PBB-së).

Në skenarin e rënduar supozohet sërish një normë rritjeje pozitive, por më e ulët se në skenarin e moderuar, rreth 1%. Supozimeve për ecurinë më të dobët ekonomike në skenarin e moderuar dhe në atë të rënduar, i mbivendoset nënçmimi i kursit të këmbimit të monedhës vendase, rritja e normave të interesit dhe ulja e ritmit të kreditimit, deri në një shtesë zero të stokut të kredisë. Këto zhvillime reflektohen në një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, për bizneset dhe për individët.

Në përfundim të ushtrimit, Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike, por banka të veçanta paraqesin ndjeshmëri më të lartë ndaj skenarëve të supozuar.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale