LIVE UPDATES
Ekonomi

“Solar për Kosovën”, BE jep 80 milionë euro për projektin e energjisë diellore

Projekti i emërtuar tani “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore me energji diellore”, ishte shumë i nevojshëm për nevojat energjetike të vendit.

22 Dhjetor 2022, 11:27 Nga I.A
“Solar për Kosovën”, BE jep 80 milionë euro për
Panele diellore

BRUKSEL- Kosova, më në fund do të nisë së ndërtuari një impiant solar, projekt ky që do të shfrytëzojë energjinë nga dielli për ngrohje qendrore. Projekti i emërtuar tani “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore me energji diellore”, ishte shumë i nevojshëm për nevojat energjetike të vendit.

Është nënshkruar marrëveshja e huasë dhe grantit për projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë euro, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.

“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën në mbi 80 milionë euro. Projekti si j tillë është unik, paraqet një nder kapacitetet më te mëdha për ngrohje diellore, e cila ruhet për t’u përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ka thënë se Kosova ka potencial të madh për energjinë dhe është me rëndësi që të ketë alternativa të tjera për energji termike.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për ne për të pasur energji diellore. 37 mijë qytetarë do të përfitojnë prej furnizimit me energji të gjelbër. BE mbështet edhe Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm. Këto projekte do të kenë ndikim afatgjatë. Kosova ka potencial të madh për energji, por ju mund të bëni edhe më shumë për tranzicionin”, ka deklaruar ai.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad ka potencuar se ky është lajm shumë i mirë dhe hap përpara.

“Dua të përgëzoj të gjithë partnerët për këtë bashkëpunim. Gjermania është përkushtuar që të ndihmojë Kosovën, ky është edhe angazhimi jonë më i madh i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën ne veçanti. Gjermania ka luajtur rol kryesor në dy dekadat e fundit në zhvillimin e energjisë. Përvoja me krizën e energjisë ka treguar është me rëndësi që të përshpejtohet gjetja e burimeve të tjera”, është shprehur ai.

Projekti kap vlerën mbi 80 milionë euro dhe përfshin dy grante nga Qeveria Gjermane dhe BE-ja në vlerë prej 31.6 dhe 21.5 milionë euro respektivisht, për t’u zbatuar përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Ndërsa pjesa tjetër e projektit financohet nga një kredi e butë nga BERZH-i në vlerë prej 23.2 milionë.

Projekti i paralajmëruar në pranverë me emërtimin “Solar4Kosova” tani i emërtuar si “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore me energji diellore”, dhe i transformuar disi dhe me fuqi instaluese paksa të reduktuar, jo vetëm se po vije në momentumin më të përshtatshëm dhe më të favorshëm, kur kriza energjetike është shpërfaqur me tërë ashpërsinë e vet edhe në vendin tonë, por edhe kur Kosovës i nevojitet një kapacitet i energjisë solare, qoftë edhe për t’i sprovuar potencialet tona për këtë lloj të energjisë. Nisma ka rëndësi shumë të madhe, sikundër që pati inaugurimi para një viti e më shumë, i Parkut të energjisë në bazë të erës me kapacitet 105 megavatësh, në Shalë të Bajgorës.

Kosova po paralajmëron se po nis epokën e re të prodhimit të energjisë së rinovueshme, aq shumë të kërkuar nga bota energjetike ndërkombëtare, për të sfiduar gradualisht qymyrin e “dënuar” tani gjithandej dhe gjithanshëm në mbarë botën si një nga ndotësit potencialë të ambientit.

Marrë nga Monitor.al

tomas szunyog

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës