LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Kjo ka çuar në shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos në kryeqytet. Rritja ka qenë aq e fortë sa në dhjetor ndikoi në gati gjysmën e inflacionit (0.96 pikë përqindje nga 2.2% që rezultoi Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin e fundit të vitit).

1 Shkurt 2026, 08:31 Nga I.A

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë

TIRANË- Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, duke rritur stokun e njësive të disponueshme të listuara në Airbnb në 26 mijë në gjithë vendin, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë.

Kjo ka çuar në shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos në kryeqytet. Rritja ka qenë aq e fortë sa në dhjetor ndikoi në gati gjysmën e inflacionit (0.96 pikë përqindje nga 2.2% që rezultoi Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin e fundit të vitit).

INSTAT raportoi se krahasuar me muajin dhjetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%. Të tre këta tregues lidhen direkt ose indirekt me kërkesën e turistëve për shërbime, duke ndikuar në shtrenjtimin e tyre për vendasit.

Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.

“Për qiratë afatgjata ka stok të ulët, ndërsa për ato afatshkurtër është i lartë”, thotë Stela Dhami, nga “Colliers International”.

Ajo shton se shumë persona i janë futur biznesit të dhënies së shtëpive me qira me ditë, të nxitur nga fluksi i turistëve, pa u hyrë shumë thellë llogarive, sidomos ata që e kanë për herë të parë.

“Qiramarrësi afatgjatë është më i vështirë për t’u gjetur, dhe ka kosto sa herë ndryshon ai. Pronarët e apartamenteve mendojnë se për momentin të ardhurat ditore janë më të thjeshta dhe më të shpejta”, thotë znj. Dhami.

Ajo shton se ka pasur raste klientësh që i kanë hequr nga tregu hapësira komerciale, kanë bërë arredim bazë dhe i kanë konvertuar në njësi që jepen me ditë përmes platformës Airbnb.

“Ai zgjodhi këtë alternativë, ndërkohë që qiranë e zyrave e mbante edhe më lart, por e kishte bosh, pasi e vinte më shpejt në punë përmes qirasë ditore, ndonëse me një amortizim më të madh të pronës”.

Znj. Dhami thotë se qiratë afatgjata janë shtrenjtuar me 20 – 30% brenda një viti në kryeqytet.

Kërkesa, krahas vendasve, si familjet e reja apo studentët, është shtuar nga të ashtuquajturit ‘expat’ (profesionistë që kanë ardhur në Shqipëri për arsye pune, biznesi), nomadët digjitalë (profesionistë që punojnë online dhe jetojnë “pa adresë fikse”, duke ndjekur punën përmes internetit).

Sidomos expat-ët kërkojnë zakonisht apartamente të mobiluara mirë, qira afatmesme ose afatgjata dhe zona qendrore ose rezidenciale.

Një tjetër kategori që po “eksperimenton” qëndrime relativisht të gjata në vend janë dhe pensionistët. Znj. Dhami thotë se krahas italianëve, tregu po testohet dhe nga pensionistët amerikanë, të cilët mund të rrinë deri në një vit pa leje qëndrimi.

Qiraja më e lirë që mund të gjesh sot në kryeqytet është 250 – 300 euro në zonat periferike, ndërsa afër dhe në qendër, çmimet variojnë nga 500 – 1000 euro në muaj.

Për vilat, kostot arrijnë në 300 – 5000 euro në muaj.

Aksioni i fundit i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të tjera më herët kanë zbuluar se qiramarrësit e kullave moderne shpesh kryenin aktivitete të jashtëligjshme, si ai i një kompanie call center që kryente mashtrime me klientët jashtë vendit, kryesisht në Itali.

“Këto janë ato kategori klientësh që paguajnë qira afatgjatë prej 30 – 40 euro për metër katror”, thotë znj. Dhami.

Afatshkurtër apo afatgjatë, çfarë është më me leverdi

Rritja e qirave afatgjatë nga ulja e ofertës dhe rënia e atyre ditore nga shtimi i stokut po bën që kthimi të barazohet, madje të jetë më i lartë dhe i garantuar për lëshimin e shtëpisë me frekuencë mujore ose më gjatë.

Armela zotëronte tre apartamente jashtë zonës së Unazës, të cilat pas pandemisë vendosi t’i orientojë drejt qiradhënies ditore, e nxitur nga rritja e fluksit të turistëve. Në vitin 2022, sipas saj, çmimi arrinte deri në 50-60 euro/nata.

Apartamentet ishin të zëna për më shumë se gjysmën e kohës, duke gjeneruar të ardhura mujore nga 900 deri në 1200 euro. “Ishte një vit shumë i mirë dhe kërkesa ishte e vazhdueshme”, tregon ajo.

Situata ndryshoi në vitin 2023, kur ky model filloi të përhapej gjerësisht. Numri i apartamenteve për qira ditore brenda Unazës së Madhe dhe në zonat qendrore u shtua ndjeshëm, ndërsa çmimet për një apartament me dy dhoma ranë në rreth 40 euro për natë.

Ky presion vijoi edhe gjatë 2024-s e sidomos 2025-s, duke sjellë ulje të mëtejshme të tarifave në zonën ku ndodheshin pronat e saj, deri në 30 euro/nata, si pasojë e konkurrencës së fortë.

Përveç faktit që apartamentet nuk arrinin të ishin të zëna çdo natë, edhe shpenzimet fikse ndikuan në rënien e ndjeshme të të ardhurave neto.

“Kostot e energjisë ishin të larta, sepse qiramarrësit mbanin kondicionerët ndezur gjatë gjithë kohës; pajisjet amortizoheshin shpejt dhe nevojitej zëvendësim i shpeshtë i çarçafëve dhe peshqirëve”, shprehet ajo.

Aktualisht, Armela thotë ka hequr dorë nga qiraja ditore dhe i ka kaluar apartamentet në qira afatgjatë, me çmime që variojnë nga 550 – 700 euro në muaj.

Të dhënat nga AirDNA tregojnë se e ardhura neto mesatare nga qiraja përmes Airbnb në kryeqytet në vitin 2024 ishte 25.4 euro/ditë, ose 762 euro në muaj, ndërsa në 2025-n zbriti në 24.9 ero/ditë, ose 748 euro.

Të konvertuara në lekë, me kurset mesatare të viteve përkatëse, kthimi nga qiraja në vitin 2024 ishte 76.7 mijë lekë dhe në vitin 2025 zbriti në 73 mijë lekë, me rënie prej rreth 5%.

Ky është fitimi bruto, pasi duhen zbritur kostot e ujit, energjisë, amortizimit të pajisjeve, që e ulin kthimin dhe me të paktën 20%./Monitor.al

instat airdna

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit