LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë restorantet më të lira në Europë; “Qëndroni larg” shteteve më të shtrenjta

Me përjashtim të Jugut, ku vaktet në restorante kanë shkuar sa në Europë (minimalisht 10-15 euro një pjatë), turistët e gjejnë Shqipërinë të lirë dhe kjo është një nga arsyet e dyndjes së tyre këtë vit, krahas diversitetit të shumtë turistik, që ofron vendi.

8 Gusht 2023, 14:26 Nga k.m.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë restorantet më të lira
Foto ilustruese

Erik Blick nga Suedi erdhi në Shqipëri për 10 ditë. Ai kishte dëgjuar se ishte lirë, por thotë se me të vërtetë është habitur, jo vetëm nga çmimet e lira, por edhe nga cilësia.

“Ushqimi në Gjirokastër dhe Berat ishte shumë i mirë. Kemi paguar shumë pak për vaktet 10-15 euro. Gjatë festivalit folklorik, çmimet u rritën pak më shumë se zakonisht me 3-5 euro për ushqim, por gjithsesi shumë të lira për ne”, thotë ai.

Me përjashtim të Jugut, ku vaktet në restorante kanë shkuar sa në Europë (minimalisht 10-15 euro një pjatë), turistët e gjejnë Shqipërinë të lirë dhe kjo është një nga arsyet e dyndjes së tyre këtë vit, krahas diversitetit të shumtë turistik, që ofron vendi. Ndonëse për shumë familje shqiptare, konsumi i shpeshtë i një vakti në restorante mund të jetë i papërballueshëm, turistëve të huaj, që kanë të ardhura më të larta mujore, ua mban xhepi.

Shqipëria rezulton sipas Eurostat shteti i dytë më i lirë në Europë, për çmimet më të ulëta të restoranteve. Në vitin 2022, niveli i çmimeve I bar restoranteve, i matur sipas fuqisë blerëse, ndaj mesatares së Bashkimit Europian ishte 46.8%. Kjo do të thotë që një drekë, që mesatarisht në Bashkimin Europian kushton 100 euro, në Shqipëri është më pak sesa gjysma. Maqedonia e Veriut është shumë pak më e lirë se Shqipëria (46.3%). Pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë renditet Bullgaria (50.5%), Turqia (52.3%), Bosnjë-Hercegovina (58.8%). Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Mali i Zi dhe Serbia janë më të shtrenjtët për bare e restorante në rajon, me përkatësisht 59.5% dhe 60.7% të mesatares së BE-së.

Në Shqipëri, shpenzimi për frymë për bare e restorante në një vit, për 2022 ishte 217 euro, por këtu përfshihen dhe ato që konsumojnë të huajt. Kjo shifër është shumë më e ulët se mesatarja europiane prej 1190 euro, sipas Eurostat.

Shpenzimi më i lartë për frymë në rajon për bare e restorante është në Mal të Zi, me 1113 euro, që tregon për një nivel tepër të zhvilluar të turizmit në shtetin fqinjë. Në Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 223 euro dhe më i ulëti është në Serbi me 187 euro, më i vogli në Europë (Shqipëria është e dyta më e ulëta në Europë, pas Serbisë).

Nëse shkoni në këto shtete, peshojeni mirë buxhetin

Zvicra është shteti më i shtrenjtë në Europë. Një drekë në një nga qytetet e këtij vendi do ju kushtojë 75% më shumë sesa mesatarja europiane, ose të paktën tre herë më shumë sesa në Shqipëri.

Sa më lart të ngjiteni në veri të Europës, aq më shumë duhet të paguani për të konsumuar një vakt. Në Norvegji, çmimet janë 66% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, në Danimarkë 55% më shumë dhe në Finlandë 31.6% më tepër.

Nga destinacionet e preferuara turistike të Europës, më lirë ju kushton një vakt në Portugali, me 73.5% të mesatares europiane, ose 26.5% më lirë sesa i gjeni mesatarisht në vendet e tjera.

Në Kroaci, çmimet janë sa 83.5% e mesatares europiane, në Spanjë sa 83.7%.

Italia është përgjithësisht pak më e shtrenjtë se mesatarja e BE-së, me 107.5%.

Sa kushton një drekë në shtete të ndryshme të Europës

Sipas të dhënave të tjera të Numbeo, njësia më e madhe e të dhënave në botë, që publikon të dhëna krahasuese mes shteteve, një drektë në Shqipëri, në një restorant mesatar për dy persona me tre pjata kushton rreth 30- 32 euro, ndërsa në Mal të Zi e Serbi rreth 35-36 euro. Më e lirë në rajon një dreke është në Kosovë me 16-20 euro.

Në Itali, një vakt i ngjashëm kushton 60 euro, në Spanjë 45 euro dhe në Portugali 40 euro. Në Greqi është në të njëjtat nivele si në Spanjë, rreth 45 euro. Në Kroaci është pak më lirë, mesatarisht 41 euro. Në Gjermani, fatura shkon mesatarish 60 euro, dhe po kaq edhe në Austri.

Nëse konsumoni një dreket të ngjashme në Norvegji, fatura do t’ju shkojë mesatarisht 90 euro, në Suedi 70 euro. Në Zvicër, që është shteti më i kripur në Europë, duhet të përgatiteni që të keni më vete më shumë se 100 euro (sipas Numbeo fatura është 115 euro)./Monitor

suedi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet