LIVE UPDATES
Ekonomi

Pse zarzavatet po shiten me çmime të larta në mes të sezonit të prodhimit?

Në qershor rritja ishte mbi 26% ndërsa muajin e shkuar çmimet e tyre u rritën me 21.6%. Për fermerët dhe tregtarët kjo situatë në fakt ishte e pritshme, ndikuar edhe nga kushtet e motit.

8 Gusht 2023, 13:04 Nga k.m.
Pse zarzavatet po shiten me çmime të larta në mes të
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse është kulmi i sezonit të prodhimit, zarzavatet po shiten me çmime të pazakonta. Shtrenjtimi i çmimeve po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët. Ditën e djeshme(7 gusht) INSTAT raportoi se brenda grupit të ushqimeve, çmimet e zarzavateve, përfshirë patatet, në korrik ishin rritur për të dytin muaj rradhazi.

Në qershor rritja ishte mbi 26% ndërsa muajin e shkuar çmimet e tyre u rritën me 21.6%. Për fermerët dhe tregtarët kjo situatë në fakt ishte e pritshme, ndikuar edhe nga kushtet e motit.

“Prodhimi i sivjetshëm u dëmtua ndjeshëm prej kushteve të motit. I ftohti që zgjati deri vonë, sidomos në muajt ku perimeve iu duheshin temperatura më të larta, ka tkurrur ndjeshëm prodhimin e tyre. Kjo është arsyeja kryesore se pse tregtarët po i shesin perimet në këtë çmim,”- thotë për Gazetasi.al Selim Hoxha, një tregtar i cili shton se sipërfaqet e mbjella në të gjithë territorin e Shqipërisë po tkurren ndjeshëm.

Rënia e prodhimit në Korçë, që është furnizuesi kryesor në vend i qepëve dhe patateve,është një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar. Tregtarët thonë se po hasin vështirësi sidomos në furnizimin me qepë të kuqe për shkak të këtij reduktimi ndaj janë detyruar ta shesin një kg me 120-180 lekë nga 70 lekë që shitej në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

“Nuk e di nëse ka ardhur si shkak i tkurrjes së popullsisë apo faktit që këto dy vitet e fundit fermerët në zonën e Korçës me të cilët bashkëpunoj kanë patur më shumë tendencën për të mbjellë misër dhe grurë, për shkak të luftës. Por ka disa kohë që hasemi me mungesë dhe jemi detyruar që të importojmë,”- thotë një tregtar që shet në rrugën e Elbasanit, për Gazetasi.al.

Një arsye tjetër janë edhe presionet mbi kërkesën që tipikisht rriten gjithmonë në këtë periudhë të vitit për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe dasmave. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj shton kërkesën për prodhime vendi nga supermarketet dhe hotelet. Edhe 1 kg domate, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka arritur në vlerën e 200 lekëve. Të dhënat nga fermerët tregojnë se në fusha kemi një dëmtim afërsisht 40% të kësaj kulture.

Duke parë ecurinë e këtij trendi dhe ndryshimeve klikmatike, që kanë sjellë një situatë të paqëndrueshme në këtë kulturë, eksperti Ilir Pilku deklaroi para disa kohësh për Gazetasi.al se shumë shpejt do të kemi edhe mungesë të domates.

“Në fillim të majit,çmimi i domates arriti në vlerën 50 lekë kg, ndërsa sot jemi në 170 lekë kg, pra rritje e menjëhershme. Është e njëjta situatë si në Spanjë me ullirin dhe në Itali me kultura të tjera”, thotë ai ndërsa shton se është shumë e rëndësishme që fermerët të investojnë në sera diellore.

“Me anë të serave ata do të kenë mundësi të prodhojnë gjithë vitin. Kështu do të përshtaten jo vetëm me ndryshimet klimatike por edhe prodhimet bujqësore nuk do të rrezikohen.”

Aktualisht, fermerët që kultivojnë domate në sera arrijnë të mbjellin dhe të prodhojnë dy herë brenda një viti kalendarik. Fermerët paralajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat që po redukton sipërfaqet e mbjellja dhe po ndikon të prodhimi, teksa kërkesa për eksport është në rritje. INSTAT raportoi se eksporti i zarzavateve në 6-mujorin e parë të këtij viti u rrit me 16%./GazetaSi

cmimet e zarzavateve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës