LIVE UPDATES
Ekonomi

Taksa e pronës, si do paguajnë ndërtuesit, të (pa) legalizuarit, dhe bashkëpronarët

Sipas pikës 3 nëse pasuria e paluajtshme nuk është e pajisur me dokument pronësie, taksapaguesi është poseduesi i pasurisë së paluajtshme. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi pasurinë e paluajtshme, poseduesit.

7 Gusht 2023, 13:06 Nga k.m.
Taksa e pronës, si do paguajnë ndërtuesit, të (pa)
Foto ilustruese

Projektligji i ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme që synon të rrisë arkëtimin e të ardhurave për bashkitë ka parashikuar si do të veprohet edhe me raste specifike që hasen rëndom në vend. Të tilla janë rastet e banesave në proces legalizimi por që ende kanë certifikatë pronësie, truall privat që është zënë nga ndërtesa në proces legalizimi apo ndërtime që janë në zhvillim dhe ku zhvillues mund të jetë një apo disa sipërmarrje. Konkretisht në projektligjin e nxjerrë për konsultim nga qeveria neni 9 përcakton se kush është taksapaguesi sipas rastit.

Në pikën një thuhet se “taksapaguesi është pronari i pasurisë së paluajtshme”. Më tej vijohet me rastin kur kemi objekte me pronësi të paqartë.

“Nëse pronari i parcelës nuk e shfrytëzon parcelën e tij, për shkak se ajo parcelë është zënë, nga një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, taksapaguesi/t për parcelën, është/janë poseduesi/poseduesit ose pronari/pronarët e njësive të ndërtesave. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi parcelën, pronarëve ose poseduesve të njësive të ndërtesave,”-thuhet në pikën 2.

Ndërkohë sipas pikës 3 nëse pasuria e paluajtshme nuk është e pajisur me dokument pronësie, taksapaguesi është poseduesi i pasurisë së paluajtshme. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi pasurinë e paluajtshme, poseduesit.

Pika 4 përcakton si veprohet kur kemi një ndërtesë që ende s’ka përfunduar.

“Nëse njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe është duke u ndërtuar mbi bazën e një leje ndërtimi, taksapaguesi është zhvilluesi i njësisë së ndërtesës. Kur njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe për të nuk disponohet leje ndërtimi, taksapaguesi është poseduesi i njësisë së ndërtesës. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi njësinë e ndërtesës, poseduesit,”- thuhet në këtë pikë.

Në përputhje me kushtet e përcaktuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, përgjegjësia për pagesën e taksës së plotë vjetore të pasurisë, për një vit tatimor të caktuar, i përket personit që është pronari, zhvilluesi ose poseduesi i pasurisë së paluajtshme në 30 nëntor të vitit paraardhës.

Pika 6 specifikon rastet kur kemi të bëjmë më bashkëpronësi, pra më shumë se një pronar.

"Kur pasuria e paluajtshme është në bashkëpronësi ose bashkë-posedim, të dy ose më shumë personave, apo është duke u zhvilluar nga dy apo më shumë zhvillues, përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore, është secili nga këta persona, në proporcion me pjesën e tyre të caktuar. Nëse pjesët janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta. Taksapaguesit janë individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore,”- thuhet në këtë pikë./Monitor

taksa e prones

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet