LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqëritë publike, raporti i KLSH: Shfaqin probleme me rekrutimet e stafeve

Në përmbledhjen e raportit të vitit të shkuar një ndër pikat që KLSH trajton lidhet me problemet që janë gjetur gjatë auditimeve në këto shoqëri të cilat janë të natyrave të ndryshme por sërish gjithçka nis me rekrutimet.

6 Qershor 2023, 07:33 Nga I.A
Shoqëritë publike, raporti i KLSH: Shfaqin probleme me rekrutimet e
KLSH

TIRANË- Shoqëritë publike jo në pak raste kritikohen nga rregullatorët për mënyrën sesi bëjnë emërimet apo largimet në stafet e tyre por duket se të njëjtin konstatim ka edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në përmbledhjen e raportit të vitit të shkuar një ndër pikat që KLSH trajton lidhet me problemet që janë gjetur gjatë auditimeve në këto shoqëri të cilat janë të natyrave të ndryshme por sërish gjithçka nis me rekrutimet.

“Në auditimet e shoqërive publike u shfaqën mangësi që lidhen me: Mungesën nga ana e shoqërive aksionere, të analizave ndaj problematikave me karakter rregullator, ekonomik dhe financiar; Problematika në fushën e rekrutimeve të stafit si: emërime, largime, pezullime, dorëheqje, ndryshime pozicioni dhe ndryshime page pa dhënë shpjegimet përkatëse, apo sistem diferencial dhe i pabazuar pagash; Shpenzime jo efektive të fondeve si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës”, thuhet në raportin e KLSH.

Ndërkohë duket se një tjetër element i cili shfaqet problematik në shoqëritë publike janë procedurat e prokurimit. Këto të fundit janë problematike në tërësi sipas KLSH pasi gjatë 2022 auditimet kanë evidentuar raste të paligjshmërisë së fondeve publike me pasoja dëm ekonomik si pasojë e skualifikimeve të padrejta të operatorëve ekonomikë; vendosje të kritereve jo në përputhje me zërat e preventivit, si dhe mos argumentimi në procesverbal i kërkesave në lidhje me kategoritë e licencave, numrin e punonjësve dhe kategoritë e punësimit, numrin dhe llojin e mjeteve. E njëjta tendencë është vërejtur edhe tek shoqëritë publike.

“Problematika në procedurat e prokurimeve dhe zbatimin e punimeve lidhur me: favorizime të Operatorëve Ekonomikë, specifikime teknike që nuk garantojnë cilësinë e kërkuar, përzgjedhja e mënyrës së vlerësimit në kundërshtim me parimet e përcaktuara, si dhe përfitime të padrejta fondesh si rrjedhojë e likuidimit të punimeve/shërbimeve të pakryera; Për tregtimin e energjisë elektrike është kërkuar paraqitja e një çmimi fiks për sasinë në shitje apo blerje, pa u referuar në çmimin orar të bursës; Mos plotësim i regjistrit të aktiveve; etj” thuhet në raportin vjetor të KLSH-së për vitin 2022.

Gjatë vitit 2022, nga Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, u realizuan gjithsej 26 auditime, nga të cilat 18 janë auditime të realizuara në Shoqëri Aksionare, 6 në projekte me financime të huaja dhe 2 auditime mbi zbatimin e rekomandimeve në auditimet e mëparshme.

Në nga auditimet e Departamentit gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, janë adresuar gjithsej 807 rekomandime në institucionet e audituara, nga të cilat: 467 masa janë organizative, 136 masa disiplinore, 35 masa administrative, 74 masa shpërblim dëmi dhe 95 masa për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të fondeve publike.

Marrë nga Monitor.al

klsh

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin