LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqatat e biznesit: Jemi nën presion, propozimet tona për partitë politike

Në një kohë kur sipërmarrja shqiptare është nën presionin e ashpër të konkurrencës globale dhe kur njihen pasojat e efektit zinxhir të rritjes së çmimeve në lëndët e para dhe ndihmëse, është e domosdoshme që partitë politike të ofrojnë alternativat e nevojshme për zgjidhjen e këtyre problemeve.

13 Mars 2025, 15:26 Nga M.B
Shoqatat e biznesit: Jemi nën presion, propozimet tona për
Foto ilustruese

TIRANA- DHTI-Tiranë, në bashkëpunim me disa shoqata biznesi si: Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit/IPQ, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Bimëve Medicinale, Shoqata e Grave Profesioniste Afariste, Dhoma Ekonomike e Gruas, Shoqata e Tregtisë Elektronike dhe Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme u kanë paraqitur partive politike një propozim, që do të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e sipërmarrjes shqiptare në këtë periudhë sfiduese.

Në një kohë kur sipërmarrja shqiptare është nën presionin e ashpër të konkurrencës globale dhe kur njihen pasojat e efektit zinxhir të rritjes së çmimeve në lëndët e para dhe ndihmëse, është e domosdoshme që partitë politike të ofrojnë alternativat e nevojshme për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Duke ditur se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtyllat e ekonomisë shqiptare, vazhdojnë të përballen me vështirësi financiare dhe mungesë likuiditeti, çka i bën të pasigurta në aspektin e qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë;

Duke qenë se ekonomia informale, konkurrenca e pandershme dhe mungesa e burimeve njerëzore mbeten sfidat kryesore për bizneset, duke e bërë më të vështirë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë;

Nisur nga fakti se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, bizneset shqiptare duhet të jenë të përgatitura për t’u integruar në këtë treg të përbashkët, duke konkurruar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar;

Sipërmarrja vazhdon të përballet me problemin e sigurisë së pronës dhe mbrojtjes juridike fiskale, presim masa konkrete për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të parashikueshëm për zhvillimin e biznesit në Shqipëri;

Ne, DHTIT në bashkëpunim me disa shoqata biznesi dëshirojmë t’ju sjellim një propozim, i cili synon të jetë një bazë e fortë për programin ekonomik të çdo partie politike. Propozimi ynë nën moton: “Për një ekonomi më të fortë, për një Shqipëri më të begatë” adreson sfidat dhe nevojat e sipërmarrjes në sektorët kyç të ekonomisë dhe ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe rritje.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, urojmë dhe nxisin që fushata elektorale dhe partitë politike të ofrojnë vizione të qarta dhe zgjidhje konkrete për këto sfida, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e bizneseve. Besimi i qytetarëve dhe i sipërmarrjes do të arrihet vetëm kur partitë politike paraqesin një strategji të plotë për zhvillimin e një modeli ekonomik të qëndrueshëm, i cili përfshin stabilitetin makroekonomik, reforma strukturore dhe politika të cilat mbështesin zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë.

Në këtë kuadër, mirëpresim politikat dhe reformat që do të ofrojnë mbështetje reale për sektorët kyç ekonomikë, duke krijuar një klimë të favorshme për biznesin, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Propozimet e shoqatave vijojnë si më poshtë:

1. Anëtarësimi në BE është busulla e reformave ekonomike, themeli i zbatimit të reformave ekonomike dhe përmirësimit të klimës së biznesit dhe investimeve. Ky proces duhet të shërbejë si një katalizator për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në tregun evropian, duke siguruar mundësi më të mëdha për rritje dhe konkurrueshmëri.

2. Ekonomi e Qëndrueshme e Diversifikuar dhe Eksportuese

• Zhvillimi i sektorëve me vlerë të shtuar të lartë, si bujqësia, agro-industria, turizmi i qëndrueshëm, energjia e gjelbër, ndërtimi dhe transporti

• Mbështetje për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare

• Lehtësira fiskale për investimet në teknologji dhe modernizim;

• Subvencione për prodhimin vendas dhe përpunimin e lëndëve të para

• Mbështetje për certifikimin e produkteve “Made in Albania”

• Strategji për promovimin e brandit “Made in Albania” për krijimin e një imazhi të fortë dhe konkurrues për produktet shqiptare në tregun ndërkombëtar

• Lehtësimi i burokracisë dhe reformimi i administratës publike për të nxitur klimën e biznesit dhe investimet e huaja

• Nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-s për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve

• Zhvillimi i energjive të rinovueshme (diellore, hidro, eolike) për të reduktuar varësinë nga burimet e shtrenjta dhe të ndotura

• Masa për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ekonominë ricikluese

• Rritje e transparencës në dhënien e koncesioneve

2.2. Mbështetja e Startup-ve dhe Bizneseve Inovative

• Krijimi i një fondi kombëtar për startup-et teknologjike për të mbështetur inovacionin dhe transferimin e teknologjive

• Lehtësimi i procedurave për financim përmes skemave të investimit (equity investment)

• Zhvillimi i infrastrukturës së inovacionit (inkubatorët dhe akselaratorët, etj) në bashkëpunim me universitetet dhe sektorin privat

2.3.Digjitalizimi i Ekonomisë

• Përshpejtimi i implementimit të teknologjive të reja në administratën publike për të lehtësuar shërbimet ndaj biznesit

• Mbështetje për transformimin digjital të bizneseve të vogla dhe të mesme përmes fondeve dhe trajnimeve

• Investime në infrastrukturën e internetit dhe 5G për të përmirësuar lidhjen dhe aksesin në tregjet globale

3. Tregtia, Ndërtimi dhe Shërbimet

• Thjeshtim i procedurave doganore dhe harmonizim me standardet e BE-së

• Lehtësim i qasjes në financim për bizneset e vogla dhe të mesme

• Rritje e transparencës dhe lufta kundër korrupsionit në administratën publike

4. Zhvillimi i Kapitalit Human dhe Edukimi

• Investime në arsim dhe formim profesional, duke i përshtatur ato me nevojat e tregut të punës dhe digjitalizimin

• Nxitja e inovacionit dhe kërkimit shkencor, bashkëpunimi me universitetin, për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë

• Politika nxitëse për parandalimin e emigrimit masiv të të rinjve, duke ofruar mundësi më të mira punësimi dhe pagash të denja

5. Sundimi i Ligjit dhe Lufta Kundër Korrupsionit

• Zbatimi i reformave gjyqësore dhe administrative për të garantuar një ambient biznesi të ndershëm dhe konkurrues

• Transparencë më e madhe në prokurimet publike dhe partneritetet publike- private për të shmangur abuzimet dhe klientelizmin

6. Nevoja dhe domosdoshmëria për aplikimin e stimujve fiskale

• Për nxitjen e investimeve të qëndrueshme

• Për sipërmarrjet që investojnë në teknologji dhe praktika miqësore me mjedisin

• Mbështetje për prodhimin e gjelbër dhe inovacionin teknologjik

• Për të ndihmuar në korrigjimin e “dështimeve të tregut” duke çuar në zhvillim më të ekuilibruar dhe të përgjegjshëm ndaj sfidave mjedisore dhe sociale

7. Tatimet mbi konsumin dhe tarifat doganore

• Aplikimi i një sistem të ri fiskal me një taksë të sheshtë 10% për të nxitur investimet, rritjen e pagave dhe formalizimin e ekonomisë. Kjo do të krijojë më shumë vende pune dhe do të lehtësojë barrën mbi bizneset dhe qytetarët

• Norma e TVSH-së për sektorin e agro-përpunimit të bëhet 5%-7%

• Rivendosja e shkallës së kompensimit të fermerëve për TVSH-n

• Kreditim me 75% të TVSH për shitjen e produktit bujqësor vendas nga subjektet që nuk janë objekt i TVSH-së

• Përjashtimi nga TVSH-ja për investimet, në importin e impianteve dhe pajisjeve për fotovolatike, eolike etj pavarësisht vlerës së investimit

• Rimbursim automatik të TVSH dhe kryerje të kontrollit tatimor në çdo kohë dhe jo vetëm përpara kërkesës së rimbursimit

• Përjashtimi i akcizës për lëndën djegëse, gazin e lëngshëm/LPG që përdoret në procesin e prodhimit

• Përjashtimi prej taksës doganore për të gjitha lëndët e para që shërbejnë për prodhim të produkteve të gatshme

7.1. Mundësimi i importimit të lëndëve të para, dytësore, të cilat janë pjesë e listës gjelbër, specifikisht për industritë prodhuese dhe ricikluese

7.2. Mundësimi i importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF ) dhe i Hirit Fluturues (lëndë e parë alternative), të cilat janë mbetje të padëmshme të listës së gjelbër, specifikisht për industrinë e prodhimit të çimentos

7.3. Heqja e taksës doganore prej 10% për industrinë e përpunimit të mishit që shërben si lëndë e parë e kësaj industrie

7.4 Rishikim i vlerës së shpenzimeve të përfaqësimit, si shpenzime të zbritshme. Të njihen plotësisht shpenzimet e dokumentuara të kryera për pjesëmarrje, prezantim në panaire apo ekspozita jashtë vendit, pavarësisht normës se realizimit të të ardhurave të këtyre kompanive, nga eksportet

8.1. Aplikimi i TIPs (shpërblimi)-Nisur nga eksperienca e shumë vendeve të botës fatura përmban sektorin “TIP” ( bakshish) që i jep mundësi klientit, të shpërblejë personelin e shërbimit pa rënduar xhiron e subjektit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e interesit për të punuar në sektorin e shërbimeve. Mendojmë se në Shqipëri duhet të mos tatohen të ardhura që shkojnë deri 1500 Euro

8.2.Subvencionet në paga e sigurime për punonjësit sezonal të turizmit-Turizmi është një industri sezonale. Nuk mund të kesh punonjës të kualifikuar dhe trajnuar me një sezon në bregdet 3-5 muaj dhe ku gati 70% e punonjësve duhet të kalojnë në një punë tjetër për të pasur një siguracion gjithëvjetor dhe vjetërsi pune

9. Për sektorin e ndërtimit

9.1. Çmimi i referencës të vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”

Pavarësisht të gjithë problematikës qe sjell rritja e kostos në prodhim edhe në gëzim të pasurisë së paluajtshme në një moment të vështirë ekonomik global, nga ana e qeverisë do të vijohet me zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 457, datë 26.7.2023, propozojmë që hyrja në fuqi të jetë graduale ose aplikueshmëria kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes ne fuqi te vendimit

9.2. Kontributi për Strehimin Social- Duke qenë se ky ligj, bie në kundërshtim me Kushtetutën, kërkojmë shfuqizimin e tij

9.3. Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë

Taksa e ndikimit në infrastrukturë, përveçse duhet të rishikohet në aspektin e shkallës tatimore të aplikuar, në veçanti në Tiranë, ku identifikojmë si më të përshtatshëm rangun nga 2-6%, mënyra e llogaritjes së saj propozojmë të jetë e orientuar edhe drejtë kostos. Pra, vlera e taksës propozojmë të llogaritet mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi vlerën e referencës se shitjes, në mënyre që të përputhet me qëllimin që ligjvënësi i ka dhënë taksës. Vlera e taksës mund të mblidhet sipas fazave të kontrolleve të zbatimit.

Gjithashtu në rast se në kuadër të ndërtimit, ndërtuesi do të kryejë investime në infrastrukturë në përfitim të publikut (pra që asetet kalojnë përfundimisht në dobi të ndërmarrjeve të ujësjellësve dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike), këto kosto të dëshmuara me fatura përkatëse tatimore duhet të zbriten nga vlera e taksës ose të njihen si kredi tatimore.

9.4. Trajtimi i padrejtë i mbetjeve inerte

Katalogu i mbetjeve të rishikohet në përputhje me Direktivën Europiane 2008/98/EC dhe të përjashtohet nga pagesa trajtimi i dherave të zakonshme (të pakontaminuar)

9.5. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme

Të kryhet një rishikim ndër sektorial i Projektligjit të ri, pasi taksa në formën që është konceptuar në Projektligjin e ri, paraqet shumë paqartësi për mënyrën e llogaritjes, aplikimit dhe mbledhjes së saj. Në aspektin e aplikimit kundrejt zhvillueseve/ndërtueseve propozojmë të aplikohet një pezullim tatimor për periudhat në të cilat trualli është në zhvillim e sipër sipas afatit të lejes dhe ndërtesat e regjistruara në emër të zhvilluesit si pasojë e një procesi ndërtimi të jenë të përjashtuara deri në momentin e shitjes ose hedhjes në qarkullim me qira nga vetë ndërtuesi.

9.6. Kompensimi i variacionit të çmimeve

Në kuadrin ligjor për prokurime publike; PPP-t të adaptohen parashikime ligjore sipas së cilave, në rast të luhatjeve të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, të bëhet njohja e variacioneve të çmimeve, ashtu sikurse parashikohet në librat e verdhë dhe të kuq të “FIDIK” për të gjitha kontratat e punëve publike, qofshin ato me financime të buxhetit, organizatave apo financimeve të huaja

9.7. Të hartohet një ligj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në masën 3-5% (3% për ndërtesa rezidenciale dhe 5% për ndërtesa komerciale)

9.8. Taksa për kalim të pasurisë së patundshme të jetë jo më shumë se 7%

9.9. Problematika e krijuar në lidhje me depozitimin e dherave- Rishikimin e menjëhershëm të interpretimit dhe aplikimit të Ligjit Nr. 40/463, datë 22.09.2011, “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” (i ndryshuar), dhe i dispozitave të tij, për të diferencuar në mënyrë të qartë mes nënprodukteve dhe mbetjeve

9.10.Sistemi gjyqësor dhe problematika

Të ndërgjegjshëm se reforma e gjyqësorit ka sjellë progres dhe ka ndikuar pozitivisht në klimën e biznesit, por ende stoku i madh i dosjeve dhe ngarkesa e gjykatave, veçanërisht e Gjykatës Administrative, po bëhet një barrierë e konsiderueshme për dinamikën e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. Presim zgjidhje konkrete për të përshpejtuar proceset dhe për të siguruar efikasitetin dhe stabilitetin e mjedisit të biznesit që të mos jetë faktor që kufizon klimën e biznesit dhe investimeve.

9.11. Problematika gjatë operacioneve në portin e Durrësit

Kryesisht vitin e fundit janë shfaqur shumë problematika në operimin e kontejnerëve në Portin e Durrësit, të cilat sjellin shumë vonesa në kohe dhe mbi të gjitha për kushtet higjeno -sanitare

Më konkretisht bëhet fjalë për kontrollin fizik të kontejnerëve frigoriferik, për kushtet higjeno- sanitare si dhe hapësirave të pamjaftueshme, veçanërisht gjatë procesit të kontrollit dhe përpunimit të produkteve të ndryshme frigoriferike.

Këto kompani që operojnë nëpërmjet këtij terminali, janë një numër i konsiderueshëm, nga Shqipëria, Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat për një periudhë prej më shumë se dy vitesh ankohen për kushtet e kontrollit fizik dhe përpunimit të produkteve në këtë terminal në portin e Durrësit.

Të gjitha procedurat e cituara më sipër përveç vonesave që shkaktojnë te linjat detare, krijojnë kosto shtesë për kompanitë importuese dhe deri te konsumatori final, duke reflektuar si në çmim, cilësi dhe siguri ushqimore të produktit frigoriferik. Këto vonesa rezultojnë jo vetëm për ngarkesa që vijnë nga Kina, Malajzia, Korea, dhe USA, por edhe nga Europa. Ndërkohë kostot e transporteve dhe të përpunimit të kontejnerëve janë rritur në mënyrë drastike.

Shoqatat e biznesit bashkëpropozuese të kësaj platformë ekonomike, presin nga partitë politike një bashkëpunim të ngushtë dhe konsultime me ekspertët e sipërmarrjes për realizimin e kësaj platforme.

Shoqatat shprehin besimin se për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, është e nevojshme një qasje që mbështet bizneset, krijon mundësi të reja punësimi dhe nxit rritje ekonomike. Për këtë arsye, kjo platformë ekonomike është një angazhim serioz dhe i përgjegjshëm për të sjellë ndryshimin që bizneset dhe qytetarët shqiptarë meritojnë.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit/IPQ Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare

Shoqata e Bimëve Medicinale

Shoqata e Grave Profesioniste Afariste

Shoqata e Tregtisë Elektronike

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme./ Monitor

biznes

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën