LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e Prodhuesve të Bukës: Nga 2018 prodhojmë me 2 sahate, ERE ndryshoi kushtet në mënyrë të njëanshme

Kryetari i Shoqatës Gëzim Peshkopia deklaroi sot për mediat se mosnjohja e ndarjes së furrave të bukës në 2 ambient me 2 sahate po nxit mërzitje dhe konflikt të prodhuesit. Peshkopia tha se prej vitit 2018 prodhuesit e bukës operojnë me 2 sahate, propozim i Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe OSHEE-së i miratuar nga Entit Rregullator të energjisë (ERE).

22 Qershor 2023, 15:38 Nga A.B

Shoqata e Prodhuesve të Bukës: Nga 2018 prodhojmë me 2 sahate,

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë për furrat që nuk prodhojnë bukë masive.

Kryetari i Shoqatës Gëzim Peshkopia deklaroi sot për mediat se mosnjohja e ndarjes së furrave të bukës në 2 ambient me 2 sahate po nxit mërzitje dhe konflikt të prodhuesit. Peshkopia tha se prej vitit 2018 prodhuesit e bukës operojnë me 2 sahate, propozim i Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe OSHEE-së i miratuar nga Entit Rregullator të energjisë (ERE).

Por tashmë prej gati 2 muaj mes prodhuesve të bukës dhe ERE, FSHU kanë nisur debatet ku nga institucionet shtetërore kërkohet që tarifa e subvencionuar prej 7,6 lekë të paguhet vetëm nga furrat që prodhojnë bukë masive. ERE dhe FSHU kërkojnë që furrat që në prodhimin e tyre kanë produkte të tjera të brumit të paguajnë tarifën prej 14 lekë për kwh ose të dalin në tregun e liberalizuar. Çmimi i energjisë për bizneset e tjera në tregun e lirë është 18 lekë për kwh.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave thekson se ERE ka ndryshuar kushtet e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme dhe pa dijeninë e tyre. Sipas tij kjo gjë nuk është i zbatueshëm, veçanërisht pas 4 vitesh procedurë të vendosjes së dy sahateve. Pasi kjo do të kërkonte jo vetëm objekte të ndara, por dy certifikata pronësie, dy licenca nga tatimet si dhe kushte të tjera plotësuese nga AKU-ja, për të dy ambientet.

Prodhuesit propozojnë që për furrat e bukës që prodhojnë e shesin bukë, të jenë në ambient fizik të ndarë (Pa certifikatë pronësie) dhe me sahat matës të veçantë, me tarifimin 7.6 lek/kwh.

Për furrat që prodhojnë buke dhe prodhime brumi, të kenë tarifimin alternativ 9.5 lek/ kwh (ose të studiohet tarifa e ndërmjetme me grup të përbashkët). Ndërsa prodhimi dhe shitja e pastiçerisë dhe brumërave ku nuk ka prodhim buke, të jetë me tarifimin 14 lek/kwh.

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave

U bë një kohë e gjatë që në marrëdhënien midis ERE-s, FSHU-S dhe OSHEE-s nga njëra anë dhe Prodhuesve të Bukës nga ana tjetër, ka pasur problematika lidhur me tarifimin e Energjisë Elektrike. Ndër vite për nevojat e tyre Prodhuesit e Bukës kane zgjeruar gamën e produkteve, përveç bukës, duke u shtrirë dhe ne sektorin e Pastiçerisë dhe Prodhimeve të Brumit në tërësi.

Që prej vitit 2017 e në vazhdim, për furrat ku prodhohet vetëm bukë, ne kemi kërkuar pranë ERE-s që tarifimi të jetë 7.6 lek për kwh, ndërsa për furrat e bukës që prodhojnë dhe pastiçeri e brumëra të jetë një tarifim altermativ.

Shoqata që në vitin 2018 e në vijimësi ka propozuar tarifimin alternativ 8.5 lekë për kwh, por dhe me lart mbi bazën e një studimi të përbashkët. ERE nuk e miratoi tarifën alternative të propozuar nga ne, por miratoi propozimin e FSHU-OSHEE-se për vendosjen e dy sahateve.

Shoqata që në fillim nuk ishte dakord për vendosjen e dy sahateve, njërin ku prodhohej buke dhe tjetri ku prodhoheshin produktet e tjera, si dhe në dyqanet e shitjes. Kjo kërkoi investim dhe kosto shumë të madhe nga ana jonë, si dhe krijoji mundësi abuzimi nga individë. Nga ne kjo mënyrë u kundërshtua pasi parashikonim probleme në zbatim, ashtu siç dhe ndodhi në të vërtetë, megjithatë nga viti 2018 deri në 2022 kjo formë u zbatua.

Në mars të vitit 2022, ERE, pa na venë në dijeni ndryshoi kushtet e vendosjes të dy sahateve, sipas propozimit të FSHU-së, ku kërkohej jo vetëm ndarja e ambienteve, por dhe shoqërimi me certifikatë pronësie të secilit prej tyre. Ne kërkuam informacion, se perse u ndryshuan kushtet dhe u kërkua certifikata e pronësisë, për dy ambiente brenda të njëjtit objekt?

Nga Kryetari i ERE-s, na u tha që nuk ka ndryshuar asnjë kusht i marrëveshjes që ishte bërë, por në fakt kushtet ishin ndryshuar. Ky vendimi marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa dijeninë tonë, nuk është i zbatueshëm, veçanërisht pas 4 vitesh procedurë të vendosjes së dy sahateve. Pasi kjo do të kërkonte jo vetëm objekte të ndara, por dy certifikata pronësie, dy licenca nga tatimet si dhe kushte të tjera plotësuese nga AKU-ja, për të dy ambientet.

Nga përvoja e deritanishme me gjithë përpjekjet tona, përsëri ne kuptojmë që ka një ngërç dhe nxitje artificiale për të krijuar precedent mërzitjeje dhe konflikti.

Ne si Shoqate i përmbahemi propozimit që kemi bërë:

Në gjendjen e krijuar, Ne i kërkojmë qeverisë të marri vetë në dorë situatën dhe kemi besimin se kjo do të zgjidhet.

Për ketë i kemi kërkuar takim Zv/Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ku dhe i kërkojmë që ashtu siç kanë ndihmuar sektorët e tjerë të ekonomisë, të ketë një vëmendje më të madhe edhe ndaj Prodhuesve te Bukës, këtij sektori kaq jetik, të prodhimit Artizanal, me vështirësitë e shumta që solli pandemia dhe rritja e çmimeve e përbërësve të bukës dhe veçanërisht me mungesën e theksuar te punonjësve dhe specialisteve të bukës, pastiçerisë dhe brumërave./MONITOR

shoqata e prodhuesve te bukes

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara