LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve: Ardhja e turistëve vjet rriti konsumin vetëm në Sarandë dhe Ksamil

Në tre muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të INSTAT. Por pavarësisht shtimit të fluksit të tyre në bare dhe restorante, konsumi sipas Enri Jahja është përmirësuar vetëm në zonat turistike apo në restorantet afër qendrës së Tiranës.

11 Maj 2024, 07:26 Nga r.ll
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve: Ardhja e turistëve vjet rriti konsumin
Foto ilustruese

SARANDË- Falë motit të ngrohtë, por edhe shtimit të fushatave publicitare nga blogerët e huaj, turizmi në Shqipëri është zgjatur përtej sezonit tradicional. Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan.

Në tre muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të INSTAT. Por pavarësisht shtimit të fluksit të tyre në bare dhe restorante, konsumi sipas Enri Jahja është përmirësuar vetëm në zonat turistike apo në restorantet afër qendrës së Tiranës.

“Vjet konsumi në bare dhe restorante ishte i ulët për shkak të emigracionit dhe rënies së fuqisë blerëse. Ardhja e turistëve balancoi konsumin e munguar, por pati rritje të lehtë vetëm në zonat e pompuara si Ksamil, Sarandë etj.

Ecuria e konsumit shfaqet me rënie edhe në 3-mujorin e parë të këtij viti, nën ndikimin e muajit të Ramazanit, përveç restoranteve me ushqim tradicional apo produkte zgare afër qendrës, pasi ka frekuentim të turistëve”, veçon Jahja.

Në restorantin “Era”, në zonën e ish-Bllokut, ku çmimet nuk kanë pësuar ndryshime të shpeshta, numri i turistëve të huaj frekuentues vijon të mbetet i lartë. Nga stafi i shërbimit u pohua se rreth 80% e klientëve të restorantit janë vizitorë të huaj.

Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve që po vizitojnë Tiranën, qytetet historike si Kruja dhe ato bregdetare, në muajin prill, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja ngre sërish shqetësimin se strukturat e shërbimit ende nuk janë ende për nisje të hershme të sezonit turistik, pasi vijojnë të mos gjejnë staf për rekrutime të reja.

Bie konsumi për moltot, çokollatat, patatinat

Çmimet e larta dhe largimet e të rinjve në emigracion po ulin konsumin për produktet si molto, patatina apo çokollata.

Përfaqësuesit e grupit AGNA pohuan për “Monitor” se në muajt janar-mars 2024 shitjet e këtyre produkteve janë 10 deri në 15% më të ulëta se njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas tyre, kjo është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve dhe ndryshimet demografike pas largimit të rinjve në emigracion.

Nga 2022 deri në fund të vitit 2023, çmimet e importit të moltove, patatinave, çokollatave u rritën me 40 – 50%. Konkretisht, çmimi i shitjes nga jashtë të kruasantit të markës “Molto” nga 60 lekë/copë arriti 85 lekë (rritja 25%) dhe për “Seven Day”, nga 50 lekë arriti në 70 lekë (rritja 40%).

Ardhja e turistëve të huaj shton konsumin vetëm në muajt korrik-gusht-shtator, sipas përfaqësuesve të kompanisë AGNA./MONITOR

turistet ne shqiperi sarande ksamil

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës